• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Dhuna në ndeshjen e femrave Tirana-Vllaznia, Disiplina dënon dy klubet

19:28 : 28/12/2023
në SPORT

Komisioni i Disiplinës në FSHF, i ka dhënë zgjidhje pas më shumë se një muaji ngjarjes së dhunës që shpërtheu në ndeshjen mes Tiranës dhe Vllaznisë për femra, duke sjellë braktisjen e sfidës mes dy skuadrave rivale për kreun e renditjes.

Vendimi i fundit i dalë nga Disiplina i ka nxjerrë në njëfarë mënyre të dy skuadrat si humbëse të sfidës në fjalë. Shkaktare e dhunës është cilësuar skuadra e Vllanzisë e cila sipas Disiplinës, e humb ndeshjen në tavolinë.

“KF Vllaznia Femra, për shkaktimin e ndërprerjes së ndeshjes kundër KF Tirana Femra, duke qenë përgjegjëse për aktet e dhunës dhe shkeljen e rregullave themelore të sjelljes së mirë, në bazë të neneve 6/3/j, 16/1, 17/2/a, 17/2/h të KDE, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0”, shkruhet fillimisht në këtë vendim.

Por më pas, edhe Tirana humb 3 pikët e fituara, por në mënyrë tjetër. Bardheblutë e kanë pësuar për mosmarrje masash organizative, duke i hequr tre pikë nga klasifikimi.

“KF Tirana Femra, për mos marrjen e masave paraprake te sigurisë, duke neglizhuar përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes dhe për pasojë ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes midis KF Tirana Femra kundër KF Vllaznia Femra, në bazë të neneve 6/3/g, 16/1, 17/1 të KDE, dënohet me zbritjen e 3 (tre) pikëve në klasifikim”, shkruhet në vendimin e Disiplinës.

Lexo edhe:

Kartonat e kuq “skuqin” Superioren/ Vllaznia fiton klasiken ndaj Tiranës, Elbasani mposht Bylisin

“Të gjithë janë kundër nesh”, trajneri i Tiranës: Shkojmë për fitore në Shkodër!

Ndërkaq, janë dhënë edhe dënime të tjera për ngjarjen në fjalë, duke përjashtuar për këtë sezon nga aktivitetet futbollistike presidentin e Vllaznisë për femra, Lazër Matlija, si dhe drejtoreshën e Tiranës për femra, Edonisa Aliu.

“Zyrtari i KF Vllaznia Femra, Lazer Matija, për sulm fizik ndaj lojtareve dhe zyrtareve të ekipit kundërshtar, duke shkaktuar akte dhune ne ndeshjen midis KF Tirana Femra kundër KF Vllaznia Femra, në bazë të neneve 6/2/a, 14/1/h dhe 14/1/i të KDE dënohet përjashtim nga aktiviteti për sezonin futbollistik 2023-2024. Në zbatim të neneve 6/2/b dhe 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

Zyrtarja e KF Tirana Femra, Edonisa Aliu, për sulm fizik ndaj lojtareve dhe zyrtareve të ekipit kundërshtar, duke shkaktuar akte dhune ne ndeshjen midis KF Tirana Femra kundër KF Vllaznia Femra, në bazë të neneve 6/2/a, 14/1/h dhe 14/1/i të KDE dënohet përjashtim nga aktiviteti për sezonin futbollistik 2023-2024. Në zbatim të neneve 6/2/b dhe 6/2/c të KDE, zyrtares i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit”, theksohet në vendimet përkatëse për të dy.

Ndërkohë, asnjë vendim nuk është dhënë për momentin për futbollistët që u përfshinë në sherrin masiv mes dy skuadrave apo pjesëtarët e tjerë të dy skuadrave.

Etiketa: DisiplinafemratKF tiranaVllaznia

Lajme të lidhura

SPORT

Kartonat e kuq “skuqin” Superioren/ Vllaznia fiton klasiken ndaj Tiranës, Elbasani mposht Bylisin

19:35 : 24/10/2025
SPORT

“Të gjithë janë kundër nesh”, trajneri i Tiranës: Shkojmë për fitore në Shkodër!

15:56 : 23/10/2025
SPORT

Agustin Kola në spital, KF Tirana mesazh mbështetjeje për sulmuesin legjendar (Video)

10:25 : 23/10/2025
SPORT

Prej ditësh i shtruar në spital, flet Agustin Kola: Jam mirë, ju dua shumë të gjithëve

12:44 : 22/10/2025
SPORT

“Klasikja” e Shqipërisë në 15 vitet e fundit, Tirana dominon Vllazninë

12:21 : 22/10/2025
SPORT

“Klasikja” e Shqipërisë, Vllaznia nxjerr në shitje biletat për duelin me Tiranën

12:07 : 21/10/2025
Para

VENDIMET/ Disiplina me "dorë të hekurt", përjashton me 2 vite lojtarin e Kategorisë së Parë

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com