• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kosovë, PDK kërkon që Ligji për Fondin Sovran të shpallet jokushtetues

12:09 : 26/12/2023
në RAJONI

Subjekti më i madh opozitar, Partia Demokratike e Kosovës, ka dërguar për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran, disa ditë pas në vendimi të njëjtë të ndërmarrë nga subjekti tjetër opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Pas dorëzimit të lëndës në Kushtetuese, Ferat Shala nga PDK, tha se ky ligj, i miratuar më 15 dhjetor nga Kuvendi i Kosovës, është diskriminues dhe në kundërshtim me parimin e ekonomisë së lirë të tregut.

Ai tha se me këtë, Qeveria e Kosovës po tenton “të kapë” resurset dhe ndërmarrjet, që sipas tij, veçse i menaxhon.

“Por, sikur nuk mjafton ky menaxhim dhe dështimet ekonomike që ka arritur në këto tre vjet në këto ndërmarrje, tash po orvatet të vendosë një superstrukturë menaxhuese për të krijuar pabarazi dhe për të hapur linja të tjera të kontrollit mbi këto asete”, tha Shala.

Fondi Sovran synon të menaxhojë pasurinë më të rëndësishme publike të Kosovës. Në këtë pasuri, me të cilën do të menaxhojë Fondi Sovran, hyjnë ndërmarrjet publike të shtetit, ndërmarrjet shoqërore dhe asete, të cilat aktualisht menaxhohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

Lexo edhe:

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

Kosovë, Gjykata Supreme hedh poshtë padinë për mbulesën islame në shkolla

Ndërkaq, përfaqësuesi ligjor i PDK-së, Faton Fetahu, tha se besojnë se Kushtetuesja do të shpallë jokushtetues ligjin. Ai tregoi disa nga çështjet që PDK-ja i ka kontestuar.

“Së pari, në pikëpamje të titullit ligjor, ndërmarrja apo superstruktura mega-ekonomike që po krijohet me Fondin Sovran, e ka titullin ‘Shoqëri aksionare’, por kjo është ‘shoqëri e shoqërive aksionare’ sepse dhjetëra ndërmarrje të tjera publike do t’i nënshtrohen asaj dhe përballë saj nuk do të ekzistojnë në pikëpamjen juridike. Kjo nënkupton se krijohen pabarazi, krijohen pasiguri juridike, element që përbën thelbin e sundimit të ligjit si dhe vlerë në kuptimin e nenit 7 të Kushtetutës”, tha ai.

Sipas tij, 11 nene të ligjit janë në mospërputhje me shtatë nene të Kushtetutës.

“I tillë është edhe neni që flet për rolin investues të Fondit Sovran si dhe krijimin e ndërmarrjeve, që njihen si ndërmarrje private që do t’i mbështesë fondi. Në këtë mënyrë krijohen monopole në treg si sepse Fondi Sovran do të zgjedhë dy ndërmarrje private, sipas dëshirës së tij, pa kushte e pa kritere, do të investojë dhe në raport me to do të ketë diskriminim, sepse ndërmarrjet tjera, qoftë private apo publike, do të jenë të diskriminuara”, tha Fetahu, duke shtuar se përzgjedhja e ndërmarrjeve private, në të cilat Fondi do të investojë, përbën cenim të konkurrencës së cilës dhe të parimeve të ekonomisë së tregut.

PDK-ja po ashtu ka kontestuar përbërjen e bordit, ku parashihet të marrin pjesë edhe udhëheqësit e Bankës Qendrore të Kosovës dhe nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm. Përfshirja e përfaqësuesve të dy institucioneve të pavarura, sipas PDK-së përbën konflikt të hapur të interesit.

Fetahu tha po ashtu se Ligji për Fondin Sovran ka një nen që parasheh anashkalimin e Ligjit për prokurimin publik.

“Bëhet fjalë për miliona dhe miliarda asete nuk do t’i nënshtrohen këtij ligji”, tha ai.

Në Fondin Sovran pritet të përfshihen ndërmarrjet publike sikurse: Korporata Energjetike e Kosovës, Posta e Kosovës, Kombinati metalurgjik Trepça, Trainkos-i dhe Infrakos-i./REL

Etiketa: Fondin SovrakosovePDK

Lajme të lidhura

RAJONI

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

19:14 : 29/10/2025
RAJONI

Kosovë, Gjykata Supreme hedh poshtë padinë për mbulesën islame në shkolla

17:28 : 29/10/2025
RAJONI

Kur shteti mbetet pa buxhet: Rreziqet që i kanosen Kosovës

08:37 : 28/10/2025
RAJONI

Diaspora nis votimin për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë

11:18 : 27/10/2025
RAJONI

REL: Politika e BE-së ndaj Kosovës në “autopilot”

08:25 : 27/10/2025
RAJONI

Nuk siguroi shumicën në kuvend, Kurti: Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë deri në zgjedhje të reja

18:17 : 26/10/2025
Para

Lushnje - Riaktivizohet një vatër zjarri, rikthehen zjarrfikëset

TË GJITHA

DASH: Vendimet e fundit të Republikës Sërpska ndikuan në heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut

08:53 : 30/10/2025

Skandali me analizat te “Intermedica” në Institut, nga femër e kthejnë mashkull/ VIDEO

08:32 : 30/10/2025

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025

Sot dy seanca në Kuvend/ PD kërkon të votohet shkarkimi i Peleshit, raporton edhe KLP

08:24 : 30/10/2025

Trump dhe Xi dakordësohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

08:15 : 30/10/2025

Parashikimi i motit për këtë të enjte

08:10 : 30/10/2025

Këmbimi valutor 30 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com