• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

3 herë tritol banesës/ Tafani: Nipi i Bujar Turkut i ka 30 mijë euro borxh Laert Haxhiut, shkak droga

16:27 : 25/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Një borxh financiar prej 30 mijë euro, që lidhet me furnizimin me hashash nga Spanja në Gjermani, të nipit të Bujar alias Arben Turkut nga grupi i Laert Haxhiut, është shkaku kryesor pse në banesën e Turkut, herë pas here vendoset tritol në Lushnjë.

Laert Haxhia, prej gati dy viteve kërkon pagesën, por në asnjë rast nuk ka mundur ta marë, megjithëse i është premtuar një gjë e tillë, pikërisht nga Bujar Turku.

Ky i fundit njëherësh është dhe njëri nga dëshmitarët okularë që mbeti i plagosur në ngjarjen e vrasjes së Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës në vitin 2017 në Lushnjë.

Përmes dëshmisë së njërit prej të penduarve të SPAK, “Ora News” hedh dritë mbi këtë ngjarje të rëndë kriminale, ku për të tretën herë policia e Shtetit, dyshon se njerëzit e Laert Haxhiut, kanë vendosur tritol në banesën e Turkut, duke sjellë vetëm dëme materiale.

E para herë, ka ndodhur në 1 nëntor 2022. E dyta ka ndodhur në 31 dhjetor 2022, ndërsa e treta ka ndodhur në 24 dhjetor 2023.

Lexo edhe:

EMRI/ Pjesë e një organizate kriminale në Itali, arrestohet i riu nga Vau i Dejës

Marihuanë e fshehur në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

Në të treja rastet është një dinamikë krimi, ku motivi kryesor i shkatërimit të pronës me ekspluziv, është pikërisht një borxh financiar prej 30 mijë euro, që nipi i Bujar Turkut, ja ka Laert Haxhiut.

Në dy rastet e para, autor i vendosjes së tritolit në këtë banesë është i penduari i SPAK, Artan Tafani, i arrestuari në Greqi Laert Haxhiu dhe Erisiano Abedini alias “Cano”.

Sipas Tafanit vetë Bujar Turku ka hyrë në komunikim me Laert Haxhiun se do i jepnin eurot, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Ndërsa në rastin e tretë ende nuk është mësuar emri i personit që kë vendosur sasinë e eksplozivit.

Policia e Lushnjës po kryen hetime duke marë në pyetje disa persona, por banori provizor i shtëpisë Altim Lamçe dhe vetë pronari i banesës Turku, kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt dhe nuk japin sqarime.

Ndërkohë në dëshminë e bashkëpuntorit të SPAK, Artan alias Marjus Tafanit të siguruara nga “Ora News” jepet e plotë dinamika e kryerjes së këtij krimi dhe motivit, pse vendoset tritoli në banesën e Bujar Turkut.

Në dëshminë e tij Tafani tregon se:
”…dua të them se unë jam autor i ngjarjes se ndodhur në fund të muajit Tetor ose fillim Nëntori 2022.

Ngjarja ka ndodhur në Lushnjë, ku kam vendosur tritol tek banesa e Bujar Turkut, e cila ndodhet afër shtëpisë së “Taullanjve” matanë kanalit.

Motivi që Laert Haxhiu ma dha këtë porosi ishte sepse Bujar Turku, kishte një nip që jetonte në Angli dhe Gjermani. Nipit nuk ia di emrin por di që familjar në Lushnjë, kishte vetëm xhaxhain e tij Bujarin.

Laerti gjatë vitit 2022 i kishte dërguar nipit të Bujarit një dërgesë me canabis nga Spanja dhe ia kishte shkarkuar në Dulat, diku tek 120 copë ka qenë dërgesa e parë.

Më pas tek dërgesa e dytë që Laerti ia dorëzoi në Gjermani, nipi i Bujarit i ngeli 30 mijë Euro borxh Laertit dhe nuk ja jepte…”.

Më tej bashkëpuntori i SPAK Tafani, tregon se: ”…në fillim nipi i Bujarit i tha Laertit se do ja jepte borxhin, por më pas humbi kontaktet dhe fiku telefonin dhe Laerti nuk po e kontaktonte dot më.

Laerti i kishte çuar njoftim disa herë Bujar Turkut, që nipi t’i jepte paratë dhe Bujari i thoshte: “…do t’i jap…do t’i jap…”. Këto muhabete mi tregonte Laerti kur takoheshim.

Duke qenë se paratë nuk po jepeshin, Laerti më pati thënë që do t’i bëjmë ndonjë gjë atij, Bujarit…”.

Tafani më pas tregon se tek garazhdet e dy banesave ku qëndronin në Tiranë me Laertin, mbanin gjithmonë tritol gjëndje që ta kishim për ndonjë ngjarje dhe mbanim 1 ose 2 kg, me kallëp 100 ose 200.

Tritolin e merrnin në Tepelenë tek Erision Abedini me nofkën “Cano”. Banesat ku rrinim në Tiranë ishin 2, njëra ndodhej tek “Green City” në “Astir” në Tiranë në një pallat në kat të 4, ku kanë qendruar mbi 1 vit aty dhe një tjetër po në “Astir”, ku kanë qenë në kat të katërt të një pallati, i cili poshtë kishte një Bar-Kafe me emrin “Grind”.

Sasia e tritolit prej 400 gramë është përgatitur në shtëpinë bazë që ndodhet tek “Green City”.

Në rrëfimin e tij Tafani tregon se:”…në Lushnjë, më ka sjellë Laerti me një mjet Benz ML gri, i cili ishte në emrin tim dhe unë e kisha blerë me një dokument të falsifikuar grek me emrin Aleksandër Dhima.

Këtë automjet e kisha blerë tek një pikë mjetesh në Lushnjë kundrejt një kontratë të lidhur me punonjësin e pikës. Laerti më la tek urra e “Përroit” dhe kam shkuar në këmbë deri tek banesa e Bujarit.

Lëndën plasëse e mbaja në dorë dhe dorën e mbaja ulur. Kur arrita atje, fitilin e ndeza me çakmak dhe pakon me tritol e hodha në oborrin e banesës së Bujarit, i cila ishte ndërtesë 1 katëshe me mur.

Pasi e ndeza, e hodha nga muri dhe ika me vrap. Në Lushnjë erdhi dhe më mori tek vendi i quajtur “Morri”, Kristi Bixheku me një automjet “Golf 6” gri të errët dhe nga aty kemi shkuar në Tiranë tek “Green City”, ku më priste Laerti.

Pasi e bëra ngjarjen, me aplikacionin “Encro-chat”, kam njoftuar Laertin që e bëra….Tritolin tek shtëpia e Bujarit e kam hedhur për herë të parë, e kam vendosur mesa mbaj mend pas orës 22:00…”.

Rasti i dytë, sërisht tritol

Përveç këtij rasti të dokumentuar në muajin nëntor 2022, sërisht Marjus Tafani, ka marë pjesë në vendosjen për herë të dytë të tritolit, po në banesën e Bujar Turkut. Qëllimi dhe motivi ka qënë sërisht i njëjtë, kthimi i borxhit prej 30 mijë euro që nipi i Bujarit i kishte Haxhiut për dy dërgesat me hashash.

Vendosja e tritolit kishte sjellë reagimin e Bujar Turkut, i cili e kishte kuptuar që këtë gjë e kishte organizuar Laerti, duke i çuar lajmërim se do ia çonin paratë.

“…pasi i vura herën e parë, Bujar Turku, i ka çuar lajmërim Laertit, që do ia jepte paratë dhe mos t’i bënte më gjë. Bujari e kishte kuptuar që këtë ngjarje ia bëri Laerti.

Edhe pse tha që do ia jepte paratë, Bujari ende nuk ia kishte dhënë prandaj dhe Laerti më tha që do t’i vendosnim prapë tritol Bujarit. Herën e dytë tritolin ia kam vënë për mbrëmjen e Vitit të Ri në datë 31 dhjetor 2022, rreth orës 18:00, mesa mbaj mend.

Edhe këtë herë e njejta procedurë, tritolin e përgatita tek shtëpia tek “Green City” në Astir, por këtë herë mora afro 500 gram.

Nga Tirana në Lushnjë, më çoi Laerti me një automjet “Golf 7” ngjyrë gri dhe më la në autostradë. Pakon me tritol unë e kisha futur tek xhepi i përparëm i një xhupi dhe shkova në këmbë tek banesa e Bujarit.

Unë tritolin ia hodha nga muri i banesës ashtu si herën e parë. Herën e dytë nuk bëri aq zhurmë sa hera e parë edhe pse kishte më shumë lëndë plasëse. Ndoshta herën e dytë, do e ketë bërë gropën më të madhe dhe nuk ka bërë shumë dëm.

Pasi e bëra, e njoftova Laertin në “Encro chat”. Në Lushnjë pas ngjarjes, përsëri erdhi dhe më mori Kristi Bixheku, tek vendi i quajtur “Morri” dhe ai erdhi me një automjet “Opel Jeep” i zi dhe më çoi në Tiranë te banesa “Green City”. Aty ishte Laerti dhe i tregova sesi shkoi ngjarja…”.

Të dyja këto ngjarje, ku fokusi është shkatërimi i pronës me zjarr me qëllim marjen e 30 mijë eurove, tashmë janë duke u hetuar nga SPAK. Por me sa duket edhe ngjarje e tretë e rregjistruar një ditë më parë, do i kalojë për hetime të mëtejshme SPAK./Ora News

Etiketa: 30 mije euroArtan Tafaniborxhdrogehashashlaert haxhiu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ Pjesë e një organizate kriminale në Itali, arrestohet i riu nga Vau i Dejës

09:36 : 27/06/2025
BOTA

Marihuanë e fshehur në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

22:28 : 26/06/2025
AKTUALITET

Rritet përdorimi i drogës në vend, mjekët: Më shumë raste gjatë verës dhe fundjavave

20:11 : 26/06/2025
BOTA

Kishte ndërtuar bunker nën tokë! Arrestohet bosi më i kërkuar i drogës në Ekuador

14:03 : 26/06/2025
AKTUALITET

Asgjësohen mbi 2900 bimë kanabisi në Shkodër, nën hetim vetëm roja i pyllit dhe kryepleqtë

09:25 : 26/06/2025
AKTUALITET

Dyshohet se janë përfituar nga droga, sekuestrohen pasuritë e një 45-vjeçari në Gjirokastër

19:21 : 25/06/2025
Para

Sylvinho uron nga Brazili të gjithë shqiptarët: Gëzuar Krishtlindjet!

TË GJITHA

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

08:05 : 28/06/2025

Nga çmimet më të shtrenjta, te të ardhurat më të pakta për frymë/ Për çfarë mbajmë rekorde në Europë

07:59 : 28/06/2025

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com