• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Konsumi “fakton” emigracionin e lartë, ecuria më e dobët që nga pandemia, nuk e kompenson as turizmi

15:17 : 22/12/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, SOCIALE

Kthimi i vendit në një destinacion turistik, që nxiti konsumin në hotele, bare, restorante, transport e shumë industri mbështetëse, nuk duket se ka arritur të kompensojë rënien e qarkullimit nga vetë shtetasit shqiptarë, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve kanë lënë vendin, sidomos në vitin 2022.

INSTAT bëri të ditur në raportin e tremujorit të tretë për ecurinë e Prodhimit te Brendshëm Bruto (PBB) se konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 2,06%. Kjo është rritja më e dobët që nga periudha e pandemisë, kur konsumi ra për shkak të kufizimeve që u diktuan nga pandemia (shih grafikun).

Këtë vit Shqipëria pa një rritje të ndjeshme të turizmit, me turistët e huaj që i hasje në verë në çdo cep të vendit. Sipas INSTAT në tremujorin e tretë të vitit në vend hynë 4.9 milionë shtetas të huaj, ose gati 1 milionë (+27%), më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, duke kulmuar në gusht me 2 milionë hyrje. Fluksi i lartë i tyre solli gjallërim të aktivitetit të bar restoranteve, që po vuanin mungesën e klientëve vendas, sidomos të rinjve, rriti blerjet në supermarkete, nxiti qiradhënien e shtëpive, i dha hov transportit, sidomos makinave me qira.

Por, ndonëse në numër turistët kanë qenë më të shumtë, rritja e konsumit nuk duket të ketë qenë aq e lartë, teksa pjesa më e madhe e tyre nuk ishin shpenzues të mëdhenj, sipas operatorëve të tregut. Frekuentimet kanë qenë më tepër nga turistë me të ardhura mesatare e të ulëta, ku deri 70% e tyre janë turistë të aventurës, “me çanta shpine”, që priren të shpenzojnë pak.

Lexo edhe:

Mashtrimet financiare marrin formë të re, rreziku mbetet i vjetër

Pas FMN, edhe Instituti i Vjenës ul parashikimin e rritjes për Shqipërinë

Informaliteti i lartë në sektor vlerësohet një tjetër faktor që ka ndikuar në mosdeklarimin e aktivitetit real të turistëve.

Në kahun tjetër, Shqipëria po vuan vitet e fundit nga një fluks i lartë emigracioni, sidomos i të rinjve. Shumë njësi të tregtisë me pakicë kanë deklaruar shpesh për “Monitor” se kanë rënë blerjet e produkteve që konsumoheshin nga të rinjtë, si buka, sallamrat, sheqernat etj. Tendenca është e dukshme sidomos në qarqet veriore.

Në një zhvillim pozitiv, turizmi është zgjatur përtej sezonit tradicional dhe në nëntor në vend hynë rreth 500 mijë shtetas të huaj, apo në tetor, kur hyrjet pothuajse u dyfishuan.

Por, gjithsesi, në tremujorin e fundit të vitit efekti i turistëve në konsum ka qenë më i ulët, teksa operatorët e tregut pohojnë se tendenca e blerjeve është ë rënie.

INSTAT bëri të ditur se ekonomia ka vijuar të rritet me ritme të ngadalta edhe në tremujorin e tretë të vitit, me 3.46%, nga 3.38% që ishte rritja me bazë vjetore në tremujorin e dytë, duke mos arritur të përshpejtohet, pavarësisht sezonit mjaft të mbarë turistik. Konsumi i popullatës u rrit gjithashtu minimalisht me vetëm 2%, nga 4.18% në tremujorin e dytë./Monitor

Etiketa: ekonomiemigrimkosnumturizem

Lajme të lidhura

Foto ilustruese
AKTUALITET

Mashtrimet financiare marrin formë të re, rreziku mbetet i vjetër

08:31 : 25/10/2025
AKTUALITET

Pas FMN, edhe Instituti i Vjenës ul parashikimin e rritjes për Shqipërinë

14:00 : 23/10/2025
AKTUALITET

Buxheti në suficit të “padëshiruar” për të tretin vit radhazi, pasojat

12:51 : 21/10/2025
AKTUALITET

“Turizmi po venitet”, FMN hedh në plehra propagandën e Ramës: Ja pse ulëm parashikimin e rritjes për Shqipërinë

08:31 : 20/10/2025
AKTUALITET

Shqipëria, niveli më i lartë i varfërisë e përjashtimit social në Europë, rekord Veriu

13:31 : 17/10/2025
AKTUALITET

Inflacioni bazë arrin nivelin më të lartë që prej vitit 2023

11:38 : 17/10/2025
Para

Kushtetuesja refuzon të shqyrtojë ankimin e Bashës për marrëveshjen Rama-Meloni

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com