• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KE shpreh rezerva për përafrimin e legjislacionit me Inteligjencë Artificiale

16:10 : 19/12/2023
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE

Komisioni Europian shpreh rezerva lidhur me modelin e përafrimit të legjislacionit të BE-së në Shqipëri përmes Inteligjencës Artificiale. Komisioni tha për Faktoje se përdorimi i aplikacioneve nuk do të jetë në gjendje të zëvendësojë njohuritë dhe ekspertizën që vendet kandidate duhet të ndërtojnë. Njohës të çështjeve të integrimit në Shqipëri, edhe pse e vlerësojnë inovacionin, shpjegojnë se sfida e Shqipërisë në këtë proces mbetet tek zbatueshmëria e ligjeve.

Zhvillimi i inteligjencës artificiale në masë gjatë vitit të fundit, ka sjellë mundësi që shpesh shkojnë përtej imagjinatës. Ashtu ishte edhe modeli që Kryeministri Edi Rama i prezantoi shqiptarëve në Kongresin e Partisë Socialiste më 8 dhjetor.

“Dua ta ndaj me ju, që në 13 dhjetor në Bruksel, kur të mbarojë mbledhja bashkë me dilemën greke, unë do tua lë si kartolinë të Vitit të Ri të Shqipërisë të gjithë liderëve të Bashkimit Europian rezultatin e testit të suksesshëm të modelit shqiptar të inteligjencës artificiale për ndërvendosjen në legjislacionin tonë të 280 mijë faqeve, masa ligjore të BE-së.”, deklaroi kryeministri Edi Rama.  nga Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste këtë fillim dhjetori.

Deklarata u bë një javë përpara se Kryeministri të nisej drejt Brukselit ku u mbajt  Samiti i Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.

Modeli i Inteligjencës Artificiale, siç shpjegoi Rama, ishte punuar nga një skuadër e përbashkët mes AKSHI-t dhe Mira Muratit, shqiptares së famshme që krijoi aplikacionin Chat GPT.

Lexo edhe:

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

Dhe sikurse u zotua, Rama u shfaq në Bruksel me dosjen e modelit shqiptar të përdorimit të inteligjencës artificiale për përkthimin dhe harmonizimin e legjislacionit me BE-në në kuadër të procesit të anëtarësimit.

Më 13 dhjetor, në profilin e tij zyrtar në facebook, kryeministri ndau me ndjekësit një fotografi ku shfaqej me një dosje, në të cilën shkruhej:

‘Shqipëria përdor Inteligjencën Artificiale për të ndërtuar lidhje me Evropën’

Me ardhjen në Tiranë më 14 dhjetor, pas Samitit, Rama tha:

“Kam informuar, me shumë krenari për hir të vërtetës, Samitin për modelin tonë të ri revolucionar, inovativ të Inteligjencës Artificiale me të cilin ne do të bëjmë ndërvendosjen e 3484 masave të organizmit ligjor të BE-së në legjislacionin tonë.”

Modeli shqiptar i AI në sytë e Brukselit

Rama e ka prezantuar përdorimin e ChatGPT-së për përafrimin e legjislacionit si një shkop magjik që do të na kursejë kohë, njerëz dhe para në këtë hap teknik të procesit integrues. Por ana tjetër e medaljes i takon Brukselit. Për të mësuar se si e vlerëson këtë nismë, revolucionare siç deklaron Rama, Faktoje iu drejtua me një kërkëse për informacion Komisionit Europian, i cili shpreh rezerva lidhur me modelin e përafrimit të legjislacionit të BE-së në Shqipëri përmes Inteligjencës Artificiale. Komisioni shpjegoi për Faktoje se përdorimi i aplikacioneve nuk do të jetë në gjendje të zëvendësojë njohuritë dhe ekspertizën që vendet kandidate duhet të ndërtojnë.

“Përsa i përket përdorimeve specifike të AI, ndërsa potencialisht ato mund të kenë një kontribut pozitiv në detyra të tilla si përkthimi dhe krahasimi i legjislacionit, këto aplikacione me siguri nuk do të jenë në gjendje të zëvendësojnë plotësisht njohuritë dhe ekspertizën që vendet kandidate duhet të ndërtojnë, jo vetëm për t’u përafruar plotësisht me acquis të BE-së, por edhe për të qenë në kapacitet për ta zbatuar atë deri në momentin e anëtarësimit.”, u përgjigj për Faktoje një zëdhënës i Komisionit.

Ndërkohë, Agjencia për Media dhe Informim e la pa përgjigje pyetjen tonë lidhur me modelin e prezantuar nga Kryeministri Edi Rama për përdorimin e Chat GPT-së në procesin e integrimit.

Zbatimin e ligjeve nuk e zëvendëson asnjë teknologji!

Krahas të mirave që sjell përdorimi i inteligjencës artificiale në procesin mekanik të përshtatjes së legjislacionit, studiuesit adresojnë edhe disa problematika.

“Procesi i përafrimit në BE nuk është proces formal që nis dhe mbaron me shkrimin e akteve, por thelbi është në jetësimin dhe zbatimin e tyre”, thotë studiuesi Afrim Krasniqi, teksa shton se përpjekja e qeverisë për ta paraqitur si fakt bëhet për të krijuar idenë e inovacionit në qeveri, më shumë se sa një rezultat konkret.

Nga ana tjetër, edhe Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i “Lëvizjes Europiane për Shqipërinë” vlerëson se problematika kryesore në përafrimin e legjislacionit më shumë qendron në zbatimin, se sa në hartimin e tij.

“Kjo është pjesa kryesore e reformave të kërkuara dhe sfida më e madhe për shoqërinë shqiptare, që përfshin, ndërtimin dhe forcimin e institucioneve, rritjen e kapaciteteve njerëzore, financimin e qëndrueshëm dhe vullnetin e qartë politik.” thotë ai duke theksuar se kjo është sfida më e madhe që ka përpara Shqipëria.

/Faktoje

Etiketa: inteligjencë artificialekomisioni europianlegjislacioniperafrimiShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

20:01 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025
SPORT

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

22:45 : 20/10/2025
AKTUALITET

Liria e shprehjes, pika e dobët e Shqipërisë drejt integrimit në BE

20:01 : 18/10/2025
AKTUALITET

Arrestohen 4 persona pranë kufirit shqiptar, u kapën me 43 kilogramë kanabis

17:22 : 18/10/2025
AKTUALITET

Mbesë dhe viktimë! Historia e vajzës që u abuzua seksualisht nga daja i saj

22:14 : 17/10/2025
Para

Kampionati Evropian, Zambrotta: Italia dhe Shqipëria kalojnë grupin

TË GJITHA

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025

Polici i dehur shkakton aksident në Tiranë, arrestohet nga AMP

20:11 : 30/10/2025

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com