• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gazetari i “Al Jazeera” vritet në një sulm me raketa në Gazë

18:03 : 16/12/2023
në BOTA

Një gazetar i rrjetit “Al Jazeera” u vra dhe një tjetër u plagos të premten nga një raketë në Khan Younis në jug të Gazës, sipas njoftimeve të mediave.

Samer Abudaqa u vra nga një raketë e lëshuar nga një dron dhe shefi i zyrës së rrjetit Al Jazeera në Gazë, Wael Dahdouh u plagos.

Abudaqa u plagos në dyshemenë e një shkolle në Khan Younis, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Ai u godit nga raketa, por Al Jazeera raportoi se mjekët nuk ishin në gjendje të arrinin menjëherë në vendngjarje për shkak të bombardimeve izraelite.

Përpjekjet për të organizuar kalimin e sigurt për zotin Abudaka zgjatën më shumë se pesë orë. Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, mjekët konfirmuan se gazetari tashmë kishte vdekur.

Lexo edhe:

Irani kërkon përgjegjësi për “bashkëfajësinë” e NATO-s në luftë

Gjendet i pajetë gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putin – DETAJE

“Ekipet mjekësore u penguan nga forcat izraelite që të arrinin menjëherë tek ai”, tha rrjeti Al Jazeera për vdekjen e gazetarit.

Abudaqa ka punuar për rrjetin “Al Jazeera” që nga viti 2004. Ai ka lindur në vitin 1978 dhe ishte baba i tre djemve dhe një vajze.

Gazetari Dahdouh, lëndimet e të cilit u konsideruan të lehta, u transferua në spitalin “Nasser”.

Plagosja e gazetarit Dahdouh erdhi rreth gjashtë javë pasi disa nga anëtarët e familjes së tij, përfshirë bashkëshorten dhe fëmijët e tij, u vranë në një sulm ajror izraelit, që goditi shtëpinë e tyre në kampin Nuseirat në Gazën qendrore. Dahdouh u kthye në punë menjëherë pas tragjedisë.

Përpara vdekjes së gazetarit Abudaqa, zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, tha të premten se “Është kritike që gazetarët të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa patur frikë nga sulme të dhunshme”.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ofroi ngushëllime për familjen e gazetarit Abudaqa dhe kolegët e tij në rrjetin “Al Jazeera”.

Zoti Kirby tha se ndanë dhimbjen me “gazetarët në mbarë botën që janë në zi për këtë humbje”. “Ne e dimë se është vërtet një humbje e rëndë”.

Duke nënvizuar nevojën që gazetarët dhe fotografët të jenë në gjendje të mbulojnë konfliktin në mënyrë të sigurt dhe punën e tyre jetike, zoti Kirby tha: “Nuk është kurrë e pranueshme që ata të jenë në shënjestër qëllimisht”.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë qenë në kontakt çdo ditë me homologët izraelitë dhe nuk ka “shenja se ata janë duke vënë në shënjestër qëllimisht gazetarët”.

Edhe oganizatat e mbrojtjes së lirisë së shtypit dënuan sulmin.

Në një deklaratë të postuar për platformën X, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve tha: “Ne dënojmë sulmin dhe përsërisim kërkesën tonë se jeta e gazetarëve duhet të mbrohet.”

Ministria e Jashtme e Izraelit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese me email të Zërit të Amerikës për koment mbi këtë ngjarje.

Para vdekjes së gazetarit Abudaqa, të paktën 63 gazetarë ishin vrarë gjatë raportimit të luftës Izrael-Hamas, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve. Numri i të vdekurve përfshinte 56 palestinezë, katër izraelitë dhe tre libanezë.

Mbi 2300 grupe dhe gazetarë kanë nënshkruar një letër duke protestuar për numrin e madh të gazetarëve të vrarë në luftë.

Mes të vrarëve ishte edhe gazetari i agjencisë së lajmeve Reuters, Issam Abdallah, i cili u vra nga një sulm izraelit ndërsa po raportonte në Libanin jugor më 13 tetor.

Raportet nga Amnesty International, Human Rights Watch, Reuters dhe Agence France-Presse nga fillimi i këtij muaji dolën në përfundim se sulmi, në të cilin u plagosën gjashtë gazetarë të tjerë, ka të ngjarë të ishte i qëllimshëm. Izraeli mohon se ka vënë në shënjestër gazetarët.

Shkatërrimi i shkaktuar nga lufta ka nënvizuar rolin jetik që luajnë gazetarët, tha Maya Gebeily, shefe e zyrës së agjencisë së lajmeve Reuters për Libanin, Sirinë dhe Jordaninë.

“Ata janë një zë vendimtar për civilët që janë më të dëmtuar dhe jetët e të cilëve po shkatërrohen nga ky konflikt”, tha zonja Gebeily për Zërin e Amerikës.

“Kur keni gazetarë që janë atje, të cilët ofrojnë këto burime të drejtpërdrejta, kjo thjesht e bën llogaridhënien shumë më të mundshme”, shtoi zonja Gebeily./VOA

Etiketa: Gazagazetarlufte

Lajme të lidhura

BOTA

Irani kërkon përgjegjësi për “bashkëfajësinë” e NATO-s në luftë

11:42 : 25/06/2026
BOTA

Gjendet i pajetë gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putin – DETAJE

17:45 : 24/06/2026
BOTA

Izraeli: Nuk do të tërheqim trupat nga Libani, pavarësisht kërkesave ndërkombëtare

15:36 : 24/06/2026
BOTA

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

11:57 : 24/06/2026
BOTA

Plani për paqe/ Si po shkojnë bisedimet SHBA-Iran

09:40 : 23/06/2026
BOTA

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim

16:52 : 19/06/2026
Para

Paloka flet për mosbindjen civile: Opozita nuk ka ç’humb më! Tani, burgu dhe jeta...

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet