• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Ky është një moment kthese vendimtare! Do rrëzojmë këtë armik të egër

17:35 : 16/12/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kyredemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim me anëtarët dhe mbështetësit e PD në Gjirokastër.

Berisha deklaroi se PD do të përmbysë me të gjitha mjetet e mosbindjes civile, atë që erdhi me termin rilindje në vitin 2013 dhe u vërtetua si një revansh primitiv hakmarrës ndaj demokracisë dhe përfundoi në një diktaturë bande, në një diktaturë krimi, në një diktaturë të shpërbërjes së arritjeve tona.

Lideri demokrat shprehet se “do ngrihemi në një mosbindje civile dhe do të rrëzojmë këtë armik të egër, që dallon aq sa dallojnë dy pika ujë në raport me votën, me dajën e tij xhelat të inteligjencës së diktaturës, Spiro Koleka”.

Deklarata e plotë e Berishës:

Kënaqësi e veçantë që jam këtu në një moment kthese vendimtare për PD-në, për shoqërinë shqiptare, për demokracinë dhe kombin shqiptar.

PD ka qenë dhe mbetet parti e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe minoriteteve. Mbetet parti e interesit kombëtar, e shtetit ligjor dhe orientimit të saj euroatlantik.

Në këtë aspekt nuk ka asnjë kthesë, por kthesa e madhe që kërkohet sot nga ne, nga çdo demokrat, është qëndrimi që duhet të mbajmë ne për realizimin, për garantimin e këtyre parimeve.

Kthesa që kërkohet nga ne, nga çdo demokrat dhe demokrate, ka të bëjë me misionin e ri që duhet të marrë përsiper PD, të përmbysë me të gjitha mjetet e mosbindjes civile, atë që erdhi me termin rilindje në vitin 2013 dhe u vërtetua si një revansh primitiv hakmarrës ndaj demokracisë dhe përfundoi në një diktaturë bande, në një diktaturë krimi, në një diktaturë të shpërbërjes së arritjeve tona.

Lexo edhe:

Dosja “Partizani”, Gjokutaj: Berisha nuk u paraqit në SPAK për shkak të një gjendje virale

Farsa zgjedhore/ Berisha paralajmëron protesta

Sot, ne mblidhemi këtu në një moment kur Shqipëria sundohet nga një regjim, në të cilin krimi me lidhjet e tij gjer te kryeministri, në të cilin kartelet e drogës, nga Sinaloa e Meksikës, e udhëhequr nga dy shqiptarë, tek ato të Kolumbisë, Ekuadorit dhe Shqipërisë, kanë lidhje me zyrën e kryeministrit.

Mblidhemi në një kohë kur krimi dhe bandat kanë caktuar ministër të rendit, eksponentin kryesor të tyre.

Mblidhemi sot në një moment kur krimi vendos kudo, jo vetëm me këto lidhje, por edhe me grykën e revoles, në rrugë dhe në qelitë e burgjeve me sigurinë më të lartë.

Mblidhemi sot në një regjim të diktaturës së bandave, i cili tre muaj, pesë muaj para zgjedhjeve, liron nga burgjet vrasësit serialë, sjell nga Dubai dhe vendet e tjera, trafikantët më të rrezikshëm për t’i vërsulur kundër votës së lirë të qytetarëve shqiptarë.

Mblidhemi pra në një regjim, në të cilin krimi shndërrohet në votë dhe vota shndërrohet në krim.

A nuk u themeluam ne si parti e votës së lirë? Ne sollëm votën e lirë në Shqipëri, ne i përzumë me votën e lirë ata që erdhën me armë dhe rebelim komunist në vitin 1997. Ne dorëzuam pushtetin me votën e lirë dhe ne mbetemi dhe do jemi të betuar, të gatshëm për të paguar çdo çmim për votën e lirë të shqiptarëve.

PD, në njëfarë mënyre ra në apati, në raport me vlerën më themelore pas jetës të një shoqërie të lirë: vota e lirë.

Ndaj dhe sot lypset kthesa. Sot pritet vendimi ynë.

Ne u premtuam shqiptarëve se do mbrojmë votën tuaj dhe ne kemi qenë shumë seriozë në këtë premtim.

Natyrisht mbase ka pasur keqkuptim, mbase është kuptuar se ne ditën e zgjedhjeve do rrëmbejmë armët për të mos lejuar grabitjen.

Jo, nuk ishte ajo kuptimi i zotimit tonë. Kuptimi i zotimit tonë ishte se ne do verifikojmë çdo vjedhje dhe se ne hajdutit nuk do ia falim kurrë votën.

Ky ishte kuptimi i atij zotimi. Ndaj dhe ne e kemi detyrim premtimin që u dhamë shqiptarëve që do mbrojmë votën tuaj.

Ndaj sot jemi në sheshin e betejës për t’i thënë hajdutit se ti votën e vjedhur nuk do e gëzosh kurrë.

Përndryshe, në qoftë se ne nuk bëjmë këtë, firmosim për pushtetin e tij edhe në vitin 2040. Por ne nuk do e bëjmë atë.

Ne jemi parti e misioneve të mëdha.

Ne do ngrihemi në një mosbindje civile dhe do të rrëzojmë këtë armik të egër, që dallon aq sa dallojnë dy pika ujë në raport me votën, me dajën e tij xhelat të inteligjencës së diktaturës, Spiro Koleka.

Dallon në këtë aspekt me të atin xhelat që firmoste varjen në litar të disidentit.

Pra, këtë betejë e kemi betejë për ekzistencën e demokracisë.

Këtë betejë e kemi betejë për lirinë e votës. Detyrimin tonë për të garantuar votë të lirë për shqiptarët.

Ndaj dhe kjo është një kthesë.

Nuk e kemi bërë, nuk e bëmë më 26 prill, kur ne nuk duhet të lejonim kurrë të hynte në kryeministri kryebanditin që shpërndau 230 milionë euro për të vjedhur votat dhe prishur rezultatin e zgjedhjeve.

Por ajo nuk shkon më, ato data nuk përsëriten më. Nuk jemi ata ne, ne jemi ata që kemi sjellë votën e lirë dhe do e garantojmë me çdo kusht.

Etiketa: mosbindje civileSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja “Partizani”, Gjokutaj: Berisha nuk u paraqit në SPAK për shkak të një gjendje virale

11:59 : 16/06/2025
AKTUALITET

Farsa zgjedhore/ Berisha paralajmëron protesta

13:46 : 14/06/2025
AKTUALITET

11 Maji/ Berisha publikon VIDEO-n: Ja si komisioneri fut dorën e tij të zezë në kutinë e votimit

13:21 : 14/06/2025
AKTUALITET

Fati i Berishës vendoset në vjeshtë? Këlliçi: Do bëjmë një analizë të thellë…

22:38 : 13/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu merrnin nga 300 mijë euro për emërimet e gjyqtarëve

13:40 : 12/06/2025
AKTUALITET

Berisha replikon me Spiropalin për raportin e PE: Lexove një trillim! Rama damkoset se ka krijuar shtetin elektoral

12:47 : 12/06/2025
Para

ZYRTARE/ Hasani-Tirana ndajnë rrugët, klubi i njohur konfirmon blerjen e sulmuesit

TË GJITHA

Disfata e opozitës/ Kalemaj: Nuk funksionuan strukturat dhe pjesa e drejtimit politik në qarqe

19:03 : 16/06/2025

Ideohet shkëmbimi i bujshëm, Igli Tare “troket” në derën e Barcelonës

19:00 : 16/06/2025

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës

18:49 : 16/06/2025

“Mund ta bëjë me një telefonatë”, Irani i kërkon Trumpit të ndalojë sulmet izraelite

18:41 : 16/06/2025

Lufta Izrael-Iran/ Skenarët se çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës

18:38 : 16/06/2025

Empoli zyrtarizon trajnerin e ri

18:27 : 16/06/2025

Aksident në Korçë, makina del nga rruga! Tre persona përfundojnë në spital

18:20 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com