• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dronët e krimit punojnë, por satelitët 6 mln Dollarë të Ramës jo!

19:38 : 15/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Teksa në vend kanë ndodhur ngjarje të rënda kriminale, nga satelitët monitorues që sipas qeverisë do të sillnin përmirësimin e sigurisë, nuk ka asnjë shenjë.

Në Tetor 2021, kryeministri Edi Rama do të deklaronte nga foltorja e Kuvendit se do të dërgojë në hapësirë dy satelitë. Mbi projektin “përparimtar” do fliste edhe shumë herë të tjera publikisht, duke sqaruar të mirat që do të sillte për vendin. Rama ka artikuluar se satelitët do të kontribuonin në përmirësimin e kontrollit të territorit dhe do jepnin një ndihmë të çmuar në luftën kundër krimit dhe paligjshmërisë. Projekti u finalizua me një kosto rreth 6 mln dollarë, megjithëse pati skepticizëm me zërat kundër që artikuluan se vendi ka probleme më akute për të cilat duhet investuar. Të tjerë, ekspertë të fushës, spjeguan se satelitët kanë shumë më pak kapacitet se ç‘pretendonte Rama.

Kryeministri ndërkohë ka lajmëruar projekte të tjera HI-TECH, si tendera me inteligjencë artificiale, apo depërtimin e kësaj të fundit në portalin e-Albania.

Ndërsa satelitët tanimë i ka lënë në harresë. Nga Agjencia e Prokurimit Publik është konfirmuar se 6 mln dollarë është vlera e kontratës mes Agjencisë së Mbrojtjes Civile, institucion në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe kompanisë amerikane “Satellogic USA” Inc. Të dhënat e tenderit janë mbajtur të fshehta ashtu si po mbahet edhe bilanci i projektit. Deri më tani, mbetet e paqartë se cila është e mira publike e tyre.

Në vend ndërkohë kanë ndodhur ngjarje të rënda për sigurinë si kjo e kësaj të premteje në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Lexo edhe:

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

Disa muaj më parë, qytetarët e Tiranës u terrorizuan teksa policia njoftonte se Dan Hutra, një ish i burgosur, endej i lirë pasi kishte vrarë tre gra me armë zjarri dhe plagosur një tjetër. Për orë të tëra policia nuk arrinte dot ta lokalizonte. Satelitët për të cilët Rama kishte premtuar se do të sillnin një mjedis më të sigurt, nuk ndihmuan.

Këtë të premte, një i burgosur ekzekutoi me armë zjarri një tjetër  brenda një burgu të sigurisë së lartë. Siguria e institucionit dështoi. Situata alarmante kaloi në grotesk falë ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, i cili kishte njoftuar para krimit se Sokol Mjacaj – i burgosuri që kreu vrasjen – do të futej nën regjimin e rreptë “42 Bis”. Në vend të kësaj, ai vrau një person dhe plagosi një tjetër.

Një nga dyshimet paraprake të hetuesve është se pistoleta e përdorur në krim, është futur në burg përmes një droni.

Satelitët ndërkohë, ashtu si në të tjera ngjarje të rënda kriminale të ndodhura së fundmi, nuk ndihmuan.

Etiketa: Edi Ramasatelite

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Liqeni Artificial i “sëmurë”, ndotje nga tetë drejtime

18:04 : 29/10/2025
AKTUALITET

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

13:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kreu i KLSH: Një punonjës u largua nga puna, kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit

13:23 : 29/10/2025
Para

Vrasja në burgun e Peqinit/ Berisha: Dëshmi se në narkoshtetin e Ramës sundon krimi

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com