• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A e ndikoi Mjacajn deklarata e Manjës të kryente vrasje në burg?

20:40 : 15/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Ngjarja e rëndë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, ku i dënuari përjetë Sokol Mjacaj vrau një të dënuar dhe plagosi me armë zjarri një tjetër, mund të ishte parandaluar jo vetëm nga ana e sigurisë, por edhe nga mbajtja e gojës mbyllur e elitës së pushtetit. Faktet sot janë ashiqare. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja njoftoi në orën 13.30 se i dënuari Sokol Mjacaj do të kalojë në regjimin “41 bis”.

Pikëpyetje të mëdha për sigurinë, por edhe për gojëlëshuarit që për të bërë propagandë nuk mendojnë rrezikun. Ja çfarë shkruante Manja në orën 13.30 të ditës së sotme: “Asnjë tolerancë! Do të zbatoj me rigorizitet ligjin. Mesazhi im është i prerë: Të dënuarit që cënojnë sigurinë e institucionit apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal do të përballen me pasojat, menjëherë në regjimin e posaçëm 41/b, pavarësisht emrit apo veprës për të cilën janë dënuar!” – tha ministri, duke iu referuar pikërisht Sokol Mjacajt. Po si është e mundur që të dalë në media një vendim, para se ai të ekzekutohet?

Paradoksi është se vetëm 40 minuta pasi ministri kishte njoftuar se i dënuari përjetë kaloi në izolim, ai jo vetëm po “ajrosej” në burg, por me një pistoletë në dorë shkon në katin e parë të burgut dhe qëllon ndaj Arben Lleshit të cilën e la të vdekur në vend, ndërsa plagosi edhe Indrit Shaqjan, që të dy të dënuar përjetë.

Shumë e çuditshme që njeriu që mban edhe grada të larta si “doktor shkencash” në fushën e jurisprudencës dhe njohur gjerësisht për nivelin e lartë intelektual, t’i rrëshqasë kjo situatë. Çdo urdhër ekzekutiv që del, sidomos në fushën e rendit dhe sigurisë, nuk mund të publikohet para se të ekzekutohet. Minimalisht “qejfliu i propagandës”, duhet të kishte pritur që i dënuari të futej në regjimin 41 bis, duke renditur edhe arsyet, gjithnjë nëse nuk përbenin sekret hetimor dhe më pas me një njoftim zyrtar nga institucioni i Ministrisë së Drejtësisë do bëhej deklaratë për median.

Lexo edhe:

Vritet me thikë e reja në Francë, në kërkim ish-partneri shqiptar

Vrasja e 36-vjeçarit në Komunën e Parisit/ Dëshmia e autorit: Më ngacmonte! Kolegët: S’është e vërtetë

Është shumë e qartë se në vendin tonë “lajmi më parë kalon nga burgjet”. Pikërisht kur televizionet jepnin me titra deklaratën e “doktorit të shkencave” Ulsi Manja se Mjacaj kishte kaluar menjëherë në regjimin 41 bis, i dënuari përjetë në fakt livadhiste lirshëm në të ashtuquajtur burg të sigurisë së lartë. Ndoshta i njoftuar mirë se e priste izolimi, pasi vetë Manja i drejtësisë e kishte njoftuar, ky i dënuar përjetë vendosi të kryejë një tjetër krim të rëndë. Të gjithë tani po tentojnë të bëjnë përgjegjës gardianë e drejtues të institucionit të vuajtjes së dënimit, por përveç tyre duket se edhe ministri Manja nuk duhet ta kalojë lehtë, gjithnjë nëse në këtë vend “drejtësia nuk lëviz me telekomandë” nga zyra e përhimtë në katin e dytë të godinës pranë Bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Pikërisht ky ministër që ka vendosur prej një muaji të jetë “aktiv në media”, trumbetonte se siguria në burgje ishte në nivele shumë të larta. Ngjarja e djeshme dëshmon të kundërtën, duke tronditur më shumë se të dënuarit vetë opinionin publik. Nga njëra anë qeveria mburret me “satelitë në orbitë” apo për “inteligjencën artificiale” dhe nga ana tjetër, “inteligjenca reale” edhe e ministrave është në pikën zero, ku nga mania e propagandës janë të gatshëm të bëhen pa dashur por me papërgjegjshmëri nxitës krimesh…

Etiketa: burgu i peqinitSokol MjacajUlsi Manjavrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vritet me thikë e reja në Francë, në kërkim ish-partneri shqiptar

11:40 : 29/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e 36-vjeçarit në Komunën e Parisit/ Dëshmia e autorit: Më ngacmonte! Kolegët: S’është e vërtetë

10:24 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Vetëm e preku kalin”/ Dëshmojnë familjarët e viktimës në Berat: Autori e goditi papritur me thikë

10:16 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Mos e prek kalin se është i acaruar”/ Detaje nga ngjarja në Berat, si nisi sherri që përfundoi në vrasje

10:09 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Babi m’u turr, nuk më la të haja bukë”/ Vrau të atin, zbardhet dëshmia e 25-vjeçarit

09:52 : 29/10/2025
AKTUALITET

Vrasja në Komunën e Parisit, policia zbulon të shkuarën e autorit

09:04 : 29/10/2025
Para

“Serbia të zbatojë marrëveshjen”, diplomati amerikan: S’kanë rëndësi zgjedhjet

TË GJITHA

Më shumë se 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

15:39 : 29/10/2025

Operacion policor vdekjeprurës në Brazil, të paktën 40 persona humbin jetën

15:31 : 29/10/2025

Shumë shpejt mund të bëjmë blerje online përmes ChatGPT

15:25 : 29/10/2025

EMRI/ E rëndë në Itali, 67-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës

15:17 : 29/10/2025

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

15:15 : 29/10/2025

Ish-deputeti i PS, Etjen Xhafaj emërohet në krye të Postës shqiptare

14:59 : 29/10/2025

Shkoi në Itali si turist, i riu shqiptar kapet duke shitur kokainë për 40 euro doza!

14:48 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com