• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mjekër dhe tatuazhe, ndryshimi në pamje i Lul Berishës për të mos u njohur

18:34 : 14/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Lulzim Berisha, i njohur si kreu i bandës së Durrësit, ka pësuar një ndryshim të madh në pamje për tu fshehur nga policia.

Siç shihet në foton e mëposhtme, Berisha ka ndryshuar pamje për të mos u identifikuar. Ai ka lënë mjekër dhe ka bërë tatuazhe.

Lulzim Berisha është vënë në pranga ditën e dielë në një provincë të Alicantes në Madrid, në kuadër të operacionit të koduar “Sant Joan”, si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën.

Dyshohet se ai qëndronte aty prej një kohë të gjatë dhe pas marrjes së informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore, autoritetet shqiptare ua kanë përcjellë ato atyre spanjolle dhe më pas është kryer arrestimi.

Lexo edhe:

Krimi jashtë kontrollit/ Tre vrasje dhe një shperthim tritoli brenda pak orësh, policia hesht

Bënte namin me vjedhje në Durrës, arrestohet ‘skifteri’ nga Tirana

Lulzim Berisha njihet si truri i “Bandës së Durrësit”, një organizatë kriminale përgjegjëse për disa krime të rënda në vend. Banda e Durrësit e ka nisur aktivitetin e saj që prej vitit 1998, ku Lulzim Berisha, në bashkëpunim me Plaurent Dervishaj, Adriatik Colin, Klodian Saliun dhe Ilir Xhungën vranë me armë zjarri Dritan Sallakun.

Lulzim Berisha ishte në kërkim prej dy vitesh nga drejtësia shqiptare dhe konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë. Pas arrestimit të bujshëm të 6 prillit 2006, Prokuroria e Krimeve të Rënda ngriti 10 akuza për Lulzim Berishën, mes të cilave krijimin e një organizate kriminale dhe një seri vrasjesh e atentatesh të kryera mes viteve 1998-1999.

Më 16 janar 2012, Lulzim Berisha u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda për pesë vrasje dhe disa atentate, vendim i cili u la në fuqi edhe nga Apeli. Megjithatë, një vendim i Gjykatës së Lartë i vitit 2014 rrëzoi dënimin maksimal dhe vendosi 25 vjet burg për ish-kreun e bandës së Durrësit.

Pasi i shpëtoi burgimit të përjetshëm, Lulzim Berisha i drejtoi Gjykatës së Durrësit një lumë kërkesash për ulje dënimi gjatë viteve 2015-2016 dhe fitoi lirinë me kusht nga Gjykata e Apelit të Durrësit, edhe falë mbështetjes së ish-kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili i dha gjykatës garanci se Berisha do të punësohej në Bashkinë e Durrësit, nëse ai nuk gjente punë në sektorin privat.

Vendimi u hodh poshtë nga Gjykata e Lartë në dhjetor të vitit 2021, duke e rikthyer Berishën në listën e personave të kërkuar. Në dhjetor 2020, SPAK e akuzoi Berishën dhe kunatin e tij edhe për vrasjen e Vajdin Lamajt, por tre vjet më vonë, prokurorët kërkuan pushimin e akuzave në gjykatë për mungesë provash.

Etiketa: arrestimLul Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Krimi jashtë kontrollit/ Tre vrasje dhe një shperthim tritoli brenda pak orësh, policia hesht

16:52 : 28/10/2025
AKTUALITET

Bënte namin me vjedhje në Durrës, arrestohet ‘skifteri’ nga Tirana

09:36 : 25/10/2025
AKTUALITET

Lëvizte me pistoletë në makinë në mes të Tiranës, arrestohet 39-vjeçari/ EMRI

10:35 : 22/10/2025
AKTUALITET

Lëvizte i armatosur, arrestohet 25-vjeçari në Mat/ EMRI

09:55 : 22/10/2025
AKTUALITET

Kapen në Rinas 4 valixhe me 100 kg kanabis nga Tajlanda, dy në pranga/ Detajet e para

08:49 : 21/10/2025
AKTUALITET

Gjueti e paligjshme te liqeni i Prushit, arrestohet 35-vjeçari

12:14 : 20/10/2025
Para

Nisja e protestave, Paloka: Si u mor vendimi dhe çfarë pritet të ndodhë

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com