• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Megjithë apelin e presidentit Zelenskyy në Uashington, ndihma për Ukrainën ende në pikëpyetje

19:47 : 13/12/2023
në BOTA

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy duke folur në krah të Presidentit Joe Biden në Shtëpinë e Bradhë, u bëri thirrje ligjvënësve amerikanë të martën që të miratojnë 61 miliardë dollarë ndihmë për vendin, ndërsa Kievi vazhdon të luftojë kundër agresionit rus. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, të dy udhëheqësit thonë se pa këto fonde Ukraina do të përballet me një dimër të ftohtë dhe të zymtë.

Presidenti amerikan dhe ai ukrainas thanë se pasojat do të jenë të tmerrshme nëse Ukraina nuk merr fondet që i duhen për të luftuar kundër agresionit rus, ndërsa dimri po afron.

Republikanët në Kongres vazhdojnë të kundërshtojnë miratimin e një ndihme të tillë. Të martën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u kërkoi ligjvënësve që të miratojnë kërkesën prej 61 miliardë dollarësh të presidentit Joe Biden deri në fund të javës.

Republikanët thonë se duan të sigurohen që fondet janë nën “mbikëqyrjen e duhur” dhe gjithashtu duan të shohin “një artikulim të qartë të strategjisë” të Ukrainës.

Lexo edhe:

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

SHBA rrit presionin, Venezuela i drejtohet Moskës dhe Pekinit për ndihmë

Presidenti Biden u zotua për mbështetjen e tij të vazhdueshme, ndërsa akuzoi republikanët se po ndihmojnë Moskën duke mos e miratuar ndihmën.

“Drejtuesi i një emisioni televiziv që drejtohet nga Kremlini tha, ‘bravo republikanë. Kjo është mirë për ne”. Nëse merrni lëvdata nga propagandistët rusë atëherë mund të jetë koha për të rimenduar atë që po bëni. Historia do t’i gjykojë ashpër ata që i kthejnë shpinën kauzës së lirisë”, tha Presidenti Biden.

Zoti Zelenskyy vazhdoi të bënte thirrje për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe tha se kombi i tij nuk do të falë territor.

“Unë do t’i pyesja këta njerëz nëse do të ishin të gatshëm t’i dorëzonin fëmijët e tyre te terroristët. Unë nuk mendoj se do të donin”, thotë zoti Zelenskyy.

Ministria e Jashtme e Rusisë akuzoi Presidentin Zelenskyy se është një kukull e Shteteve të Bashkuara.

Taksapaguesit amerikanë po tregojnë shenja lodhjeje në lidhje me situatën në Ukrainë dhe disa republikanë pyesin pse rreth një e treta e parave të SHBA-së nuk shfrytëzohen për armë, por për të ndihmuar qeverinë ukrainase.

John Jameson, aktivist për spastrimin e minave që vizitoi së fundmi vendin, tha se Ukraina ka nevojë për çdo qindarkë.

“Njerëzit që bëjnë çminimin po punonin ndërsa dëgjonim zhurmën e artilerisë që po vazhdonte. Ata po e bëjnë këtë sepse e dinë se është thelbësore që të jenë në gjendje të fillojnë mbjelljet dhe prodhimin tani në mënyrë që jo vetëm të luftojnë, por edhe të mund të jetojnë. Jo, ne nuk mund të presim derisa të mbarojnë luftimet”, thotë zoti Jameson.

Analistët thonë se lufta mund të zgjasë më shumë se një vit dhe shtrojnë pyetjen nëse Ukraina po merr mbështetjen e duhur, duke pasur parasysh arritjet e ushtris së saj të vogël përballë një armiku shumë më të madh.

“Ata janë bërë viktima të suksesit të tyre. Unë nuk mendoj se duhet të kërkojmë nga ukrainasit të bëjnë më shumë po të kemi parasysh ndihma e vogël ushtarake që ju jepet. Ata po marrin një sasi tepër të vogël municionesh, artilerie me rreze të gjatë veprimi dhe me preçizion të lartë, mbrojtjes ajrore e armë të tjera. Unë mendoj se ata po përdorin vërtet në mënyrë mbresëlënëse burimet shumë të kufizuara që u jepen, kundër një kundërshtari shumë më të madh”, thotë Dalibor Rohac, studiues në Institutin “Amerikan Enterprise”, ku studion ekonominë politike të Bashkimit Evropian dhe marrëdhëniet transatlantike.

Tani i takon Kongresit të vendosë nëse Ukraina e merr atë që kërkon përpara ardhjes së pashmangshme të një armiku mizor që godet pa mëshirë: Dimrit./VOA

Etiketa: lufteSHBAUkraineZelensky

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025
BOTA

SHBA rrit presionin, Venezuela i drejtohet Moskës dhe Pekinit për ndihmë

22:05 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Hoteli i Redi Mollës është i familjes Rama”, Berisha: Shizma mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris

13:13 : 31/10/2025
BOTA

Trump urdhëron rifillimin e testimeve bërthamore, Irani reagon ashpër: Veprim i papërgjegjshëm

10:03 : 31/10/2025
BOTA

Trump anulon takimin me Putinin, Financial Times: Shkak kërkesat e Kremlinit për Ukrainën

09:44 : 31/10/2025
BOTA

Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

18:52 : 30/10/2025
Para

Basketboll meshkuj/ Tirana-Besëlidhja, faza e parë mbyllet me supersfidë

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com