• Kontakt
Tuesday, May 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Keni plane për të vizituar Gjermaninë? DW ju tregon se ku të shkoni e çfarë të bëni

08:59 : 11/12/2023
në BOTA

Fakte themelore për Gjermaninë, si të lëvizni, ku të qëndroni, çështjet e sigurisë, si të paguani dhe të lini bakshishe, kuzhina, pijet dhe kultura. Në vijim do të gjeni disa njohuri bazë për Gjermaninë.

Gjermania është e ndarë në 16 lande federale, në të cilat përfshihen edhe qytetet-shtet Berlini, Hamburgu dhe Bremeni. Landet më të mëdha janë Bavaria, Saksonia e Poshtme, Renania Veriore-Vestfalia dhe Baden-Vyrtemberg.

Sa e madhe është Gjermania?

Ajo është afërsisht 360,000 kilometra katrorë në madhësi. Popullsia është rreth 84 milionë.

Cilët janë qytetet më të mëdha?

Lexo edhe:

Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme

Vuçiç: Nuk kam ndryshuar vendim për ta vizituar Moskën

Berlini është kryeqyteti i Gjermanisë dhe qyteti më i madh i saj, me gati 4 milionë banorë. Vendi i dytë për nga madhësia është Hamburgu në veri të Gjermanisë, i ndjekur nga Mynihu në jug dhe Këlni në perëndim.

Dialektet dhe gjuhët e minoriteteve?

Gjermanishtja është gjuha kombëtare. Në varësi të rajonit, ka dialekte të ndryshme, disa prej të cilave janë të vështira për t’u kuptuar.

 Pjesë të minoritet sorb në Brandenburg dhe Saksoni
Pjesë të minoritet sorb në Brandenburg dhe SaksoniFotografi: Sebastian Kahnert/dpa/picture alliance

Gjuha daneze dhe friziane fliten gjithashtu në veri, ndërsa sorbishtja flitet në disa pjesë të Brandenburgut dhe Saksonisë. Shumë gjermanë gjithashtu flasin mirë anglisht.

Si është moti?

Në përgjithësi Gjermania ka një klimë të moderuar. Në verë mund të ecni me pantallona të shkurtra dhe bluza, edhe pse disa ditë mund të jenë shumë të nxehta. Në pranverë dhe vjeshtë, përgatituni për pantallona, pulovra dhe xhaketa të lehta. Në dimër, temperaturat mund të ulen nën zero dhe mund të bjerë borë.

Rügen në Detin Baltik
Rügen në Detin BaltikFotografi: picture alliance/dpa/dpa-Zentralbild

Peizazhi i Gjermanisë është shumë i larmishëm. Nëse shkoni në veri, mund të  pushoni në plazhet e Detit Baltik ose në Detin e Veriut. Në qendër të vendit do të gjeni shumë pyje, liqene, lumenj dhe rezervate natyrore. Alpet gjermane ndodhen në jug dhe janë perfekte për ecje dhe ski në dimër.

Çfarë duhet të shihni në Gjermani?

Gjermania ka shumë kështjella, rrënoja dhe shtëpi unike të ndërtuara gjysëm me dru. Ndërtesat me tulla karakterizojnë qytetet-port të veriut.

Këtu është një listë e shkurtër:

Berlin: Porta e Brandenburgut, ndërtesa e Reichstag, kulla televizive, Ishulli i Muzeut, Katedralja e Berlinit.

Filarmonia e Hamburgut: ElbphilharmonieFilarmonia e Hamburgut: Elbphilharmonie
Filarmonia e Hamburgut: ElbphilharmonieFotografi: Jonas Walzberg/picture alliance/dpa

Hamburg: Elbphilharmonie, distrikti Speicherstadt, Bashkia, Porti

Mynih: Sheshi Marienplatz, Munich Residenz, Pallati Nymphenburg, Kopshti Anglez

Këln: Katedralja e Këlnit

Kalaja Neuschwanstein në Füssen
Kalaja Neuschwanstein në Füssen

Kalatë: Kalaja Neuschwanstein në Füssen, Pallati Sanssouci në Potsdam, Kalaja e Heidelberg, Kalaja Hohenzollern në Alb Swabian

Cilat evente dhe festivale nuk duhen humbur?

Festivali më i madh folklorik në botë zhvillohet në Mynih çdo vjeshtë: Oktoberfest, festa tradicionale e birrës, këtu mund të kuptoni më thellë traditën bavareze.

Periudha e Krishtlindjeve është një kohë e shkëlqyer për të vizituar Gjermaninë. Ju mund të shihni tregjet magjepsëse të Krishtlindjeve.

Gjermani: Tregu i Krishtlindjeve Quedlinburg
Gjermani: Tregu i Krishtlindjeve Quedlinburg

Dhe në shkurt, shumë qytete festojnë karnavalet, të njohura gjithashtu në rajon si Fasching ose Fastnacht. Mijëra njerëz veshin kostume dhe festojnë në rrugë ose në klube dhe bare.

Festivali më i madh publik në veri është Java e Kielit, e cila zhvillohet në verë. Është një nga ngjarjet më të mëdha të lundrimit në botë dhe daton në fund të shekullit të 19-të.

Schützenfest Bavari
Schützenfest Bavari

Festivale të tjera të njohura përfshijnë Hamburger Dom (pranverë, verë dhe dimër), Hafengeburtstag në Hamburg (maj), Schützenfest në Hanover (qershor/korrik), Rheinkirmes në Düsseldorf (korrik), Maschseefest në Hanover (korrik/gusht), Cranger Kirmes në Herne (gusht), Cannstatter Volksfest (Wasen) në Shtutgart (shtator/tetor) dhe Bremer Freimarkt (tetor)

Cila është mënyra më e mirë për të lëvizur në Gjermani?

Gjermania është aq e madhe sa mund të marrë pjesën më të mirë të ditës suaj për ta eksploruar nga veriu në jug, kështu që mund të merrni edhe një fluturim nëse nuk keni kohë. Për distanca më të shkurtra mund të përdorni trenin, autobusët ose të merrni makinë me qira.

Në merrni makinë me qira mbani parasysh se në Gjermani, siç mund ta keni dëgjuar shpesh, teorikisht nuk ka kufizim të shpejtësisë në autostradë. Por në zonat urbane, kufijtë e shpejtësisë janë 50 ose 30 kilometra në orë. Në rrugët e nacionale, kufiri i shpejtësisë është 100 km/h, dhe në autostrada, shpesh është 120 km/h.

Si funksionon sistemi hekurudhor në Gjermani?

Ka lloje të ndryshme trenash. Trenat me shpejtësi të lartë ICE dhe IC lidhin qytetet kryesore dhe udhëtojnë me shpejtësi deri në 300 dhe 200 km/h. Ka edhe trena lokalë si Regional-Express, Interregio-Express, Regionalbahn dhe S-Bahn, të cilët gjithashtu ju çojnë në destinacionin tuaj, megjithëse me shpejtësi më të ulët.

Trenat me shpejtësi të lartë ICE
Trenat me shpejtësi të lartë ICE

Sistemi gjerman i biletave bazohet tek besueshmëria. Por shpesh në trena dhe mjetet e tjera të transportit publik ka kontrolle dhe kushdo që kapet pa biletë gjobitet.

Cila biletë është e duhura për mua dhe si të rezervoj?

Ju mund t’i blini biletat në internet, nëpërmjet aplikacionit Deutsche Bahn, në makinat/Fahrkartenautomat e biletave ose sportelet e biletave. Nëse rezervoni herët, mund të merrni bileta më të lira, por biletat nuk mund të ndryshohen. Nëse, megjithatë, nuk mund ta kapni trenin që keni rezervuar për shkak të vonesave të mëparshme të trenit ose nisja e trenit është anuluar, atëherë mund ta përdorni biletën në një tren tjetër. Megjithatë, nëse është faji juaj që keni humbur trenin, bileta nuk ka më vlerë. Biletat Flex, të cilat janë mjaft të shtrenjta, ju lejojnë të zgjidhni çdo lidhje treni në një ditë të caktuar.

Fahrkartenautomat makinat e biletave
Fahrkartenautomat makinat e biletave

Mund të përfitoni zbritje nga abonetë/kartat e ndryshme të hekurudhave por këto nuk janë të dobishme për vizita të shkurtra pasi duhet të regjistroheni për një abonim vjetor. Megjithatë, nëse jeni në vend për më shumë se disa ditë, mund të blini Deutschlandticket. Ky është gjithashtu një abonim, por mund të anulohet çdo muaj dhe kushton vetëm 49 € në muaj. Kjo biletë ju lejon të përdorni të gjithë transportin publik lokal në të gjithë Gjermaninë.

Qytetet më të mëdha shpesh ndahen në zona si A, B dhe C. Kur blini një biletë, kontrolloni paraprakisht se në cilën zonë është destinacioni juaj pasi çmimet e biletave ndryshojnë në përputhje me rrethanat. Shumica e stacioneve kanë harta që tregojnë zona të ndryshme në lidhje me ndalesat, në mënyrë që të gjeni lehtësisht atë që ju nevojitet.

Çfarë alternativash ka për makinën, trenin dhe aeroplanin?

Plot! Është relativisht e lirë të udhëtosh me autobusë në distanca të gjata. Në qytete, ju mund të zgjidhni nga autobusët e qytetit, trenat e metrosë ose tramvajet. Shumë vende ofrojnë gjithashtu biçikleta me qira ose e-skuterë që mund t’i rezervoni nëpërmjet aplikacioneve të ndryshme.

Taksi

Ju gjithashtu mund të zgjidhni të rezervoni taksi në qytetet e mëdha me anë të aplikacioneve. Kjo mund t’ju ndihmojë të dini çmimin paraprakisht dhe të mos mbingarkoheni, pasi çmimi është i paravendosur në aplikacion. Mbani në mend se marrja e një taksie në Gjermani mund të jetë e shtrenjtë.

Çfarë opsionesh akomodimi ka?

Linja e njohur ndërkombëtare e hoteleve si Hilton, Holiday Inn ose Maritim mund të gjenden në Gjermani, veçanërisht në qytetet më të mëdha. Ka gjithashtu shumë hotele dhe bujtina më të vogla të sektorit privat. Ofrohen edhe bujtina dhe apartamente për pushime, si dhe akomodime të lira me vendasit nëpërmjet platformave si Airbnb.

Usedom - Shesh kampingu
Usedom – Shesh kampingu

Gjermanët e duan kampingun! Ka shumë kampingje në Gjermani ku mund të kaloni pushimet pranë natyrës me një çmim të arsyeshëm.

Është e rëndësishme të dini se hotelet më të vogla mund të mos kenë dikë që punon në recepsion 24/7. Nëse mbërrini vonë natën, kontrolloni paraprakisht faqen e internetit ose telefononi për t’i njoftuar se kur do të mbërrini në mënyrë që të mos mbeteni në këmbë para një dere të mbyllur.

Sa e sigurt është Gjermania?

Gjermania është përgjithësisht e sigurt. Megjithatë, stuhitë, përmbytjet apo edhe trazirat mund të ndodhin herë pas here, si për shembull në 1 maj, Ditën e Punëtorëve.

Është gjithmonë një ide e mirë të tregosh kujdes për sendet personale për të evituar vjedhjet.

Pagesa dhe bakshishet dhe si paguajnë njërëzit në Gjermani?

Gjermanët preferojnë të paguajnë me para në dorë! Prandaj është e këshillueshme të mbani gjithmonë euro me vete. Shumë restorante dhe bare nuk pranojnë karta krediti.

Gjermanët preferojnë të paguajnë me para në dorë!
Gjermanët preferojnë të paguajnë me para në dorë!

Sa dhe kur jepni bakshish?

Pavarësisht nëse paguani me kartë ose me para në dorë, mundohuni të jepni rreth 10% bakshish në restorantet e Gjermanisë. Kamarierët do t’ju tregojnë shumën dhe ju do t’u jepni atyre çmimin total, duke përfshirë bakshishin që dëshironi të paguani. Për shembull, nëse keni një faturë prej 46 €, mund ta rrumbullakosni duke i thënë kamerieres/kamerierit të mbajë 50 €.

Cila është kuzhina tipike gjermane?

Ushqimi gjerman ndryshon në varësi të vendit ku jeni. Në veri, pranë detit, do të gjeni shumë gatime me fruta deti, ndërsa në jug ka shumë pjata të shijshme nga Bavaria ose Baden-Vyrtembergu, si mish derri i pjekur, grusht derri, dumplings ose spaetzle (makarona që janë të ngjashme me petë).

Ushqim tipik gjerman -Thüringer Riesen-Rostbratwürste
Ushqim tipik gjerman

Furra buke në Gjermani kanë një përzgjedhje të madhe për të zgjedhur, Ju mund të përzgjidhni në shumëllojshmërinë e produkteve të furrave Gjermane duke përfshirë shumë lloje të ndryshme buke, role dhe sanduiçe të vegjël.

Çfarë u pëlqen të pinë njerëzve në Gjermani?

Gjermanët janë të dhënë pas birrës dhe verës. Në Gjermani ndodhen 13 rajone të prodhimit të verës. Këto zona janë destinacione të shkëlqyera për udhëtime ditore.

Oktoberfest 2023, Mynih
Gjermanët janë të dhënë pas birrës dhe verës

Sa i përket pijeve joalkoolike, kafeja dhe çaji janë të njohura, si dhe i famshmi Apfelschorle, lëngu i mollës i përzier me ujë të gazuar. Gjermanët në përgjithësi i pëlqejnë pijet e përziera, birra ndonjëherë pihet me pije joalkoolike (Radler) dhe vera përzihet gjithashtu me ujë të gazuar (Weinschorle).

Kultura

Kur zbuloni një vend të ri, është një avantazh nëse njihni dhe kuptoni karakteristikat e njerëzve vendas për të shmangur keqkuptimet.

Çfarë është e rëndësishme për gjermanët?

Nuk është thjesht një stereotip, gjermanëve në përgjithësi u pëlqen përpikmëria. Zakonisht ia bëjnë të ditur njeri-tjetrin nëse do të vonohen për pesë minuta.

Gjermanët nuk janë vërtet adhurues të bisedave sociale dhe priren të qëndrojnë të qetë në transportin publik. Mos u ndjeni të ofenduar nga kjo.

Gjerman duke festuar
Gjerman duke festuar

Kujdesi për mjedisin është shumë i rëndësishëm për gjermanët. Mbetjet ndahen, shishet dhe kanaçet riciklohen. Mos u habitni nëse një shishe duket më e shtrenjtë se sa prisni, po paguani gjithashtu një depozitë. Sapo të ktheni shishen bosh, do t’ju kthehet depozita.

Deti Baltik - plazh nudist
Deti Baltik – plazh nudist

Gjermanët nuk kanë probleme me nudizmin. Ka plazhe nudiste buzë detit ose liqeneve ose sauna.

Tani pas këtij udhëzuesi jeni njohur shkurt e saktë me shumë specifika për Gjermaninë, ju mbetet vetëm të thelloni njohuritë në praktikë duke nisur udhëtimin dhe duke u njohur më mirë me vendin!

/DW

Etiketa: cfare te vizitoniGjermnaivizite

Lajme të lidhura

BOTA

Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme

15:21 : 13/05/2025
RAJONI

Vuçiç: Nuk kam ndryshuar vendim për ta vizituar Moskën

20:16 : 16/04/2025
BOTA

Nuk mundi t’i jepte lamtumirën e fundit, Hashim Thaçi viziton varrin e babait të tij

11:47 : 21/03/2025
BOTA

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte vizitë zyrtare në Kosovë

14:34 : 04/03/2025
BOTA

Merz dëshiron ta ftojë Netanjahun në Gjermani, pavarësisht urdhër-arrestit për të

08:22 : 03/03/2025
BOTA

Lavrov shkon nesër në Turqi, do të diskutohet për fundin e luftës në Ukrainë, Gazën dhe Sirinë

22:05 : 23/02/2025
Para

Rezistencë në heshtje/ Simbolet ruse pro luftës nën sulme të vazhdueshme

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 20 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 19/05/2025

Europiani U17/ Franca e nis me fitore, i jep leksion Gjermanisë

22:51 : 19/05/2025

Si ndikon kafja tek niveli i sheqerit në gjak dhe diabeti

22:51 : 19/05/2025

“Humbëm mandate për 100 vota”, Shabani: Ky sistem pengon rotacionin

22:49 : 19/05/2025

Pse i është vënë mbrapa SPAK-u partisë së Tom Doshit? Karamuço apel Dumanit

22:42 : 19/05/2025

A do t’ia ‘dhurojë’ mandatin Qorit? Muçi: Vendosi të ishte i dyti! Barra bie mbi mua

22:37 : 19/05/2025

Sherri për votat në PS, zbardhet mesazhi i plotë i Ramës: Mos ushqeni qenërinë mediatike!

22:31 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com