• Kontakt
Tuesday, June 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi HOROSKOPI

Horoskopi javor sipas Meri Shehut: Ja shenjat më me fat

20:53 : 11/12/2023
në HOROSKOPI

Astrologiatonë, Meri Shehu foli për ngjarjet e kësaj jave dhe si do të ndikojnë në secilën prej shenjave. Në emisionin  “Rudina” në Tv Klan, ajo tha që kjo javë, do të sjellë ëndrra të shumta dhe protagonizëm. Sipas Merit, me Mërkurin në prapavijë presim ndikime të mira, por edhe të këqija.

“Kjo javë është më e rëndësishmja e këtij fundviti sepse futet Mërkuri i kundërt në Bricjap, kemi hënën e re në Shigjetar dhe kemi një katërkëndësh të Diellit me Neptunin në fund të javës. Ju e dini që Dielli është në Shigjetar, Neptuni në Peshk. Kjo sjellë pak ato ëndërrimet e shumta, por mesa duket kjo javë do ketë të bëjë me atë që ne çdo gjë do ta bëjmë për t’u dukur. Për të qenë në qendër të vëmendjes, ose për të bërë atë ‘show’-n tonë personal. Pra është një javë e një shkëlqimi që ne patjetër do të duam të reflektojmë. Do të thuash ti: ‘po Mërkuri i kundërt, çfarë do na bëjë?’. Deri në datën 12 do jetë pezull, nuk bënë asgjë, 12-13. Në kuptimin që, as merr as jep. Siç e thamë, duket në një pozicion fenomenal të palëvizshëm, por në datën 14 kthehet i kundërt në Bricjap dhe ka të bëjë më shumë me menaxhimet. Kështu që unë pres edhe ndikime të mira, nuk pres vetëm ndikime të këqija. Megjithatë e shikojmë bashkë me hënën e re në Shigjetar, diçka e mirë do lindi këtë javë” – thotë Meri Shehu.

Parashikimi për secilën shenjë:

Dashi (2 yje)

Është një javë shumë e rëndësishme për Dashët, sepse gjithë preokupimet, prepotenca e tyre dhe ëndërrimet e tyre shkojnë drejt karrierës, drejt famës, drejt një ngritje në një pozicion. Por pas datës 14 duhet të kontaktojnë shumë qetë dhe qartë me eprorët. Mund të kenë shtyrje punësh ose rinovime kontratash. Megjithatë, kjo hëna e re në Shigjetar, sikur ju jep mundësi për kontakte me jashtë ose lidhje me njerëzit nga jashtë, por janë disi zhgënjyese njëherë për njëherë. Kështu që këtë javë mos ta marrin… jo çdo gjë e bukur që ju premtohet mund të jetë realitet, qoftë edhe për jashtë vendit.

Lexo edhe:

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart! Më të bekuarit…

Demi (3 yje)

Demët do marrin më shumë yje sepse është Jupiteri në shenjën e tyre. Kemi thënë është një nga shenjat e dyta me fat dhe do ta mbarojnë këtë vit me stabilitet. Mërkuri i kundërt në Bricjap nuk ju sjellë ngatërresa të mëdha, thjesht planifikimet që do bëjnë për jashtë ose ndonjë çështje studimore ose ndonjë çështje bankare mund të ketë shtyrje. Por besoj që nëse i lexojnë me kujdes ato firmosjet ose kontratat, nuk do bëjnë asnjë gabim. Por mund të rikthehet edhe një propozim nga e kaluara, që është bërë për çështje pune ose ekonomike, ose bashkëpunimi, por edhe në jetën personale, martesa të dyta, gjëra të tilla. Edhe mund ta marrin në konsideratë këtë rikthim mbrapa, të propozimeve që mund të vijnë për ta.

Binjakët (2 yje)

Binjakët janë në një fazë, ku duhet të shikojnë mirë marrëdhënien erotike, personale. Se ç’kanë në mendje diçka nga e kaluara. U ka ngelur si e paplotësuar. Dhe thonë këtë vit unë dua ta plotësoj dhe dua një takim shumë shpirtëror, shumë romantik, me dikë që kanë njohur ose janë ndarë në të kaluarën. Shumë Binjak do ta kërkojnë këtë gjysmën e tyre të dytë, qoftë edhe me Mërkur të kundërt, për t’u plotësuar shpirtërisht. Por edhe ekonomikisht, Binjakët ndoshta marrin disa referenca të mira ekonomike ose dalin nga ngatërresat që kanë patur.

Gaforrja (1 yll)

Janë me 1 yll sepse i shikoj disi si të preokupuar, jo të qetë, sidomos në ndryshime me punët, me ëndrrat.  Do marrin një zhgënjim me punën e përditshme. Nuk do ndjehen mirë, ose ndonjë shqetësim shëndetësor që nuk e kupton nga u vjen. Por edhe në çift fillojnë disa mosmarrëveshje, ose largohen ose ftohen disi marrëdhëniet me bashkëpunëtorë të ndryshëm. Kështu që Gaforret ta marrin me qetësi, sepse kanë në opozitë, është e vetmja shenjë që e ka në kundërshtim direkt Mërkurin e kundërt. Por edhe Hëna në Shigjetar, nuk ju jep shumë favore këtë javë. Javës tjetër po.

Luani (2 yje)

Luanët do kenë debate në punë. Do zihen, do grinden. Ose do vonohen, ose do vejnë në një vend pune që është me udhëtime. S’do gjejnë dot makinën, motorin, do humbin celularin. Domethënë, gjëra kaq të vogla, por që e prishin energjinë e jetës së përditshme, në lidhje me punën. Ose mund t’u vijë ndonjë punëtor i ri ose ndonjë punëtor që ka qenë në të kaluarën, rikthehet ndonjë shef që s’e kanë patur qejf. Kanë këtë lloj pasigurie dhe pasaktësie. Por, erotikisht në fundjavë, do të jenë të mbushur shumë. Kush t’u dali përpara do ta përqafojnë në mënyrë ekstreme.

Virgjëresha (3 yje)

Si shenjë toke Virgjëreshët, i shikoj më mirë në planin e Mërkurit të kundërt. Rikthehen disa të drejta, disa mundësi, për të realizuar jetën e tyre personale, për të qartësuar jetën erotike, për të vënë disa kufizime ndaj gjërave që duket sikur janë shpërndarë. Domethënë, një premtimi, një vendimi në jetën personale. Kështu që i shikoj shumë të fokusuar tek vetja dhe më shumë sesa duhet madje. Megjithatë, e shikoj si një shenjë tokësore shumë të pozicionuar mirë dhe me lajme të mira, qoftë dhe ekonomike. Pra, rikthehen gjëra të bukura.

Peshoret (2 yje)

Peshoret me Mërkurin e kundër në Bricjap, mund të kthejnë disa tendenca të vështira në çështje familjare. Është një qetësi këto 3-4 ditët e para, por si ajo qetësia para një furtune, që më vonë do plasi një furtunë. Mos mendoni se është një furtunë që do të zgjasë shumë. Duhet të sqarohen mirë me banorët e shtëpisë, me gjërat që kanë aty, çfarë do rregullojnë, çfarë s’do rregullojnë. Ndryshime shtëpish jo tani ose bashkëjetesa, sikur nuk lejohen, por as ndarjet nuk lejohen. Kështu që të ruajnë qetësinë dhe bilancin. Hëna e re në Shigjetar është e mirë për Peshoret gjithsesi, u jep një frymëmarrje të re. Ju jep një mundësi të re për të ëndërruar.

Akrepi (3 yje)

Si shenjë e ujit, këto shenjat e ujit me këtë Bricjapin, me Mërkurin në Bricjap, nuk është se tentojnë për keq, sepse janë shenjë uji shenjë toke. Ndoshta do rishikojnë edhe njëherë strategjitë e tyre. Ndoshta mund të rikthehen njerëz nga e kaluara, t’i takojnë. Ndoshta mund të rikthehen edhe në vende të tjera për t’u takuar, por ndoshta mund të rregullojnë edhe diçka në jetën e tyre që nuk e kishin marrë parasysh. Pra, të rregullojnë një gabim që kishin bërë në të kaluarën.

Shigjetari (4 yje)

Jo më kot kanë marrë 4 yje, sepse është hëna e re në shenjën e tyre. Fillon një fillim i ri, një Hënë në shenjën e Shigjetarit të bën shumë optimiste. Megjithëse, problemet e Shigjetarëve në këtë periudhë është puna, është ekonomia, do të rrotullohen shumë gjëra tek ekonomia. Do të duan të rifitojnë disa standarde ekonomike, do t’i rifitojnë, por hëna e re tregon që në jetën personale do të jenë pak konfuz, në këtë periudhë.

Bricjapi (4 yje)

Megjithëse brenda vetes me hënën e re në Shigjetar, do të duan të frymëzohen, të bëjnë ndonjë art, të ndihen mirë me veten, të ekuilibrojnë veten ose të ndryshojnë punën. Ka disa Bricjap që duan të ndryshojnë komplet stilin e punës. Por Mërkuri i kundërt do t’u sjellë edhe ide nga e kaluara, edhe ide nga e ardhmja. Do merren shumë me veten. Vetëm mos të konfuzohen më shumë sesa duhet dhe mos t’i hapin vetes probleme.

Ujori (3 yje)

3 yje Ujorët sepse janë pak të brendshëm, të fshehur në planin dhe projektet e tyre. Kanë një punë në mendje, duan ta rregullojnë, ta restaurojnë. Është një punë e fuqishme, por do t’u eci shumë mirë edhe në këto punët që kanë të bëjnë me mjekësinë, metafizikën, me këto punët e bamirësisë ose me artin ose duan të futen në një stad të përkrye të punëve të tyre. Por përsa i përket Hënës në Shigjetar, kjo është shumë e mirë dhe diçka funksionon edhe për kontakte me jashtë shumë të mira, por edhe për një ndryshim tërësisht të ambientit ku jetojnë. Dhe ju rikthehet një ish nga e kaluar e konfuzohen pak.

Peshqit (3 yje)

E dëgjuan emrin e tyre. Dielli në Shigjetar do të përballet me Neptunin në Peshk. Neptuni në Peshk është shumë i mirë, por kur përballet me Diellin, e vesh atë Diellin me lloj-lloj pëlhurash përpara dhe nuk duket ajo ikona e qartë. Kjo periudhë është shumë e mirë për Peshqit, për të fantazuar, për të bërë ato mashtrimet e veta të vogla, për t’ u marrë mendjen të tjerët, për të bërë ato magjitë e tyre të vogla, në kuptimin e mirë që të afrohen. Mbase japin më pak, por duket sikur japin më shumë. Por e rëndësishme është që miq do vijnë nga e kaluara, vetëm kujdes me këto hyrjet dhe daljet e shumta.

Etiketa: horoskopimeri shehu

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025
HOROSKOPI

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart! Më të bekuarit…

20:45 : 09/06/2025
HOROSKOPI

Zbuloni 3 shenjat më fatlume të kësaj jave

18:17 : 09/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
Para

Këlliçi: SPAK ka hequr provat për Veliajn, i hapi rrugën financimit të inceneratorit

TË GJITHA

Sa është fatura? Rama: Do sjellim “The Globe Soccer Awards” në Tiranë, t’ja japim këtu çmimin Yamal-it

09:17 : 10/06/2025

Protestat/ Trump urdhëron dislokimin e marinsave dhe trupave shtesë të Gardës Kombëtare në LA

09:02 : 10/06/2025

Zhgënjehen fansat/ Një eliminim surprizë nga Ferma Vip, kjo konkurrente humb finalen e 20 Qershorit

08:55 : 10/06/2025

Letoni-Shqipëri/ Broja dhe Asani e nisin nga fillimi, njihuni me formacionin e kuqezinjve sot

08:42 : 10/06/2025

Më shumë luftë, më pak shpërblime/ Çfarë do të thotë kjo për sulmin e Rusisë në Ukrainë?

08:36 : 10/06/2025

Analiza: Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

08:23 : 10/06/2025

Këmbimi valutor 10 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:22 : 10/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com