• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Dokumentohet dhuna seksuale në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit

19:12 : 07/12/2023
në BOTA

Organizata izraelite Mjekët për të Drejta të Njeriut, përmes mbledhjes dhe analizës së dëshmive të ekipeve të shpëtimit, dëshmitarëve që mbijetuan, mjekëve dhe punonjësve që evakuuan trupat e viktimave, si dhe xhirimeve të shumta e komunikimeve në aplikacionet si Whatsapp dhe Telegram e fotografive nga vendi i ngjarjes, ngre alarmin për përdorimin e dhunës seksuale nga militantët e Hamasit gjatë sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit.

Drejtorja e Organizatës Hadas Ziv thotë se Hamasi përdori dhunën seksuale si armë lufte dhe se raporti i saj hedh dritë mbi faktin që nuk bëhet fjalë për raste të izoluara, por për një praktikë të përhapur.

“Gjatë sulmit, dhuna seksuale u përdorën si armë lufte. Kjo është përshtypja ime dhe mendoj se qëllimi ishte të përhapte frikë jo vetëm tek viktimat, por edhe tek të të tjerët. Njoh shumë, shumë izraelitë, në veçanti gra, të cilat ndihen shumë të pasigurta. Andaj ndikimi i këtij lloj sulmi, që është i pari në historinë e konflikteve ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve, është shumë i madh,” thotë zonja Ziv.

Sipas zonjës Ziv, ndonëse është e vështirë të përcaktohet se se e shtrirë ishte kjo praktike, dhunimet ishte të përhapura gjatë sulmit dhe ndodhën në pika të ndryshme. Në shumicën e rasteve, objekt i dhunës seksuale ishin gratë, megjithëse sipas saj, kishte raste kur edhe burrat ishin vënë në shënjestër.

“Në fillim njerëzit menduan se ka ndodhur vetëm në festivalin e muzikës, por pastaj viktimat u gjetën me pjesët e poshtme të trupit të zhveshura, u gjetën trupa me eshtrat e legenit të thyera dhe me organe seksuale të deformuara. Gjoks të prerë, objekte në organe, e gjëra të ngjajshme. Nuk kemi ende shifra, por do të thoja se është e përhapur… Është detyrë e jona ta bëjmë të ditur dhe të bëjmë thirrje për një hetim më profesional ngase besojmë se viktimave do t’iu duhet kohë – nëse ato që kanë mbijetuar do të jenë në gjendje të flasin ndonjëherë (për përjetimet). Shumë prej tyre janë vrarë apo vazhdojnë të mbahen peng, nuk e dimë. Organizatat e grave nuk duhet të lihen vetëm. Duhet të mbështeten dhe të nxiten të punojnë,” tha zonja Ziv për Zërin e Amerikës.

Lexo edhe:

Izraeli e pranon: Në Gaza mbështesim një grup të armatosur kundër Hamasit

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

Organet e rendit në Izrael publikuan këtë javë deklarata të dëshmitarëve me identitet të mbrojtur, që sipas autoriteteve, kanë qënë dëshmitarë okular, të rasteve të dhunës seksuale nga militantët e Hamasit, apo dëshmitarë që erdhën në vendin e ngjarjes pasi kishte ndodhur krimi. Dëshmi të ndryshme janë publikuar edhe nga mediat ndërkombëtare që po dokumentojnë përdorimin e dhunës seksuale nga Hamasit. Qeveria amerikane e ka shpallur Hamasin si organizatë terroriste në vitin 1997.

Këto dëshmi, të transmetuara nga agjencia e lajmeve Reuters, zbardhin detaje të dhunës së ushtruar ndaj grave, që përfshijnë prerje të gjinjve, të shtëna me armë në organet gjenitale dhe shenja tjera torturash.

“Ajo po qëndronte në këmbë dhe shihej gjaku që rridhte… Nuk e di se çfarë ndodhi me të. Ai po e tërhiqte nga flokët, i kishte flokët e gjata, ai po ia ngrinte lart,” thotë një dëshmitare në deklaratën dhënë policisë.

Zonja Ziv thotë se rrethanat e konfliktit e kanë bërë dokumentimin e këtij lloj krimi të vështirë, por qëllimi i organizatës është të publikojë këtë vlerësim fillestar për të tërhequr vëmendjen e institucioneve përkatëse që të hetojnë këtë dimension të dhunës dhe të përgatiten për të ndihmuar viktimat dhe dëshmitarët që janë përballur me këtë traumë.

“Në shumë raste trupat e viktimave janë evakuuar gjatë kohës së luftimeve. Dhe meqë ekipet e shpëtimit nuk ishin të përgatitura për abuzime seksuale, meqë deri tani nuk e kishim ndeshur këtë në konflikt, ata nuk ishin të pajisur me mjetet e duhura për të mbledhur dëshmi… Por po ashtu shumë prej viktimave dhe dëshmitarëve janë të traumatizuar dhe po shohim që vetëm tani po fillojnë të flasin. Lufta ende po vazhdon dhe shumë njerëz janë ende të preokupuar me trajtimin e të plagosurve dhe jo me mbledhjen e provave. Sistemi shëndetësor ishte i ngarkuar me shumë të plagosur, me shumë të vdekur, prandaj nuk e kishin përparësi mbledhjen e dëshmive. Dhe ndonëse njerëzit mendojnë se jemi shtet i zhvilluar dhe liberal, atmosfera këtu nuk është aq liberale. Nuk është lehtë për një viktimë përdhunimi të flasë. Trauma, turpi dhe fakti që ende ekziston stigma rreth tyre, krijojnë një situatë që mbase do të duhen vite që viktimat të flasin. Po ashtu mendoj se shumë nga viktimat tashmë kanë vdekur. Janë dhunuar dhe vrarë, abuzuar dhe vrarë, copëtuar dhe vrarë,” thotë ajo.

“Për mua, njëra nga xhirimet më të vështira ishte ai i një gruaje të re, në kamion. Njerëzit e Hamasit e dërguan në Gazë, trupin e kishte gjysmë të zhveshur dhe njerëzit po e pështynin. E kishin dërguar si një trofe lufte, që po e dërgonin në Gazë. Për mua kjo ishte pamje e tmerrshme. Jo vetëm që e kishin viktimizuar, por e ekspozonin si trofe,” shtoi zonja Ziv.

Sipas saj, krahas policisë, organizatat e shoqërisë civile dhe të grave janë angazhuar të mbledhin dëshmi dhe t’u ndihmojnë viktimave dhe se së fundi po shihet zbardhja e më shumë dëshmive për sulmin e 7 tetorit./VOA

Etiketa: Gazahamasizraelsulm seksual

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli e pranon: Në Gaza mbështesim një grup të armatosur kundër Hamasit

17:17 : 07/06/2025
BOTA

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025
BOTA

Lufta në Gaza, Izraeli në vështirësi, përballet me një mungesë prej 10 mijë ushtarësh

21:29 : 06/06/2025
BOTA

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

08:53 : 06/06/2025
BOTA

Bajram mes luftës dhe urisë, nuk ka festë për palestinezët në Gaza

20:32 : 05/06/2025
BOTA

Mbyllen përkohësisht qendrat e ndihmës në Gaza, Izraeli i shpall “zona luftimi”

08:06 : 04/06/2025
Para

Barazimi në "Niko Dovana", Martini: Keqardhje për rezultatin, Teuta e "fali" golin e Partizanit

TË GJITHA

Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

21:17 : 07/06/2025

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

21:14 : 07/06/2025

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025

“Mora Fjalë”, momente emocionuese para sfidës, tifozët shqiptarë këndojnë njëzëri (Video)

20:40 : 07/06/2025

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com