• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

De Biazi: Shpresoj që Shqipëria të befasojë në Europian, Kosova? S’kam marrë ftesë!

23:14 : 05/12/2023
në SPORT

Ish-trajneri që çoi Shqipërinë për herë të parë në Kampionatin Europian, Xhani de Biazi, është i vetëdijshëm që kuqezinjtë janë në grup shumë të vështirë në EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani.

Por trajneri italian shpreson që Shqipëria të paraqitet mirë dhe në fund të bëjë befasi të madhe.

Shorti i tërhequr të shtunën e kaluar ka përcaktuar që Shqipëria të jetë në grup me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë. Të tri këto përfaqësuese janë superfuqi të futbollit dhe me suksese të mëdha në dekadën e fundit.

Ndërkohë Shqipëria luan për herë të dytë në Kampionat Evropian. Ka debutuar në “Euro 2016”, pikërisht nën urdhrat e De Biazit. 67-vjeçari çmohet nga shqiptarët për faktin se siguroi paraqitjen e parë të kuqezinjve në një ngjarje të madhe futbolli.

Në “Euro 2016”, Shqipëria pësoi dy humbje para se të fitonte ndeshjen e tretë. U mposhtur 1-0 nga Zvicra dhe 2-0 nga Franca, si dhe fitoi 1-0 ndaj Rumanisë.

Lexo edhe:

Sllovenia tërheq nga tregu specat nga Shqipëria: Nivelet e pesticideve jashtë normave

Vendos një gol me penallti, Shqipëria merr fitore të vuajtur ndaj Gjibraltarit

“Mendoj se shorti është shumë i vështirë dhe grupi është shumë i fortë për Shqipërinë. Shqipëria ka ekip cilësor por mendoj se është e pamundur të krahasohet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë”,

Ai ka përmendur një anë pozitive të Shqipërisë për Evropianin në Gjermani.

“Megjithatë në kohën kur mbahet Europiani, në qershor dhe korrik të vitit të ardhshëm, ndoshta Shqipëria mund të jetë më e freskët se ekipet e tjetra për shkak se vetëm Kristjan Asllani ka gjasa të luajë gjatë në Ligën e Kampionëve me skuadrën e Interit. Përfaqësueset e tjera kanë më shumë lojtarë, siç është Spanja që në radhët e veta ka shumë futbollistë të Barcelonës dhe Realit, të cilët do të kenë ngarkesa dhe do të shpenzojnë shumë energji deri në fund të edicionit. Nuk është aspak grup i lehtë për Shqipërinë, por duke pasur parasysh lodhjen dhe ngarkesat e lojtarëve të përfaqësueseve tjera me klubet e tyre, mendoj dhe shpresoj që Shqipëria do të jetë befasia e madhe e këtij grupi”, ka shtuar De Biazi.

Dy të parët në grup avancojnë në fazën nokaut të Europianit e po ashtu katër prej gjashtë përfaqësueseve më të mira të vendit të tretë.

Nën drejtimin e Silvinjos, Shqipëria kishte kualifikime dukshëm më të mira se ato të Euro 2016 me De Biazin. Shqipëria fitoi grupin me Çekinë dhe Poloninë. Në kualifikimet për Euro 2016, Shqipëria  përfundoi prapa Portugalisë. Ishte më lartë se Danimarka, Serbia dhe Armenia.

De Biazi ka drejtuar Shqipërinë nga viti 2011 deri në vitin 2017. Pas largimit nga Shqipëria pati një periudhë të shkurtër në krye të Alaveshit në Spanjë. Ndërkohë ka drejtuar Azerbajxhanin nga viti 2020 e deri pak javë më parë. Por me Azerbajxhanin nuk pati ndonjë sukses.

Te Shqipëria aktualisht janë shumë të kënaqur me brazilianin Silvinjo.

KOSOVA

Vakant është posti i trajnerit të Kosovës. Pas largimit të francezit Alen Zhires, trajner i përkohshëm ishte slloveni Primozh Gliha. Kontrata e tij ishte e vlefshme deri në fund të kualifikimeve për Euro 2024, që për Kosovën ishin të pasuksesshme.

De Biazi është njëri prej emrave të përmendur si kandidatë për të marr drejtimin e Kosovës. Ai është i gatshëm ta udhëheqë Kosovën, ndërsa vlerëson potencialin e “Dardanëve”. Por deri më tani nuk është kontaktuar.

Sipas De Biazit, Kosova e ka potencialin për t’u kualifikuar në ngjarjet e mëdha të futbollit.

“Deri në këtë moment nuk kam marrë asnjë thirrje nga Agim Ademi apo dikush tjetër në Federatë. Kryesisht vetëm gazetarët kanë shkruar për situatën time. Por, nuk jam kontaktuar ende nga askush. Do te isha i lumtur nëse Kosova me fton, sepse mendoj se ka lojtarë të mirë dhe besoj se është e mundur të bëjmë diçka siç kemi bërë me Shqipërinë”, ka thënë De Biasi.

Etiketa: De BiasiEURO 2024Shqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sllovenia tërheq nga tregu specat nga Shqipëria: Nivelet e pesticideve jashtë normave

19:29 : 05/09/2025
SPORT

Vendos një gol me penallti, Shqipëria merr fitore të vuajtur ndaj Gjibraltarit

19:59 : 04/09/2025
SPORT

Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria nuk arrin t’i shënojë Gjibraltarit (Video)

18:55 : 04/09/2025
SPORT

Gjibraltar–Shqipëri/ Broja në krahun e majtë, dy titullarë nga Superiorja dhe një debutues në formacion

16:56 : 04/09/2025
SPORT

Kombëtarja mbyll përgatitjet për miqësoren ndaj Gjibraltarit, situata te kuqezinjtë

21:12 : 03/09/2025
SPORT

“Jemi gati për Gjibraltarin dhe Letoninë”, Silvinjo: Ja si e mora vesh largimin e Ardian Bajramit

17:45 : 03/09/2025
Para

Publikohet FOTOGRAFIA e fundit e Liridona Ademajt disa orë para se të vritej

TË GJITHA

Bilanci i zjarrit në Skënderbegas të Gramshit: 68 banesa të dëmtuara dhe qindra bagëti të ngordhura

10:29 : 06/09/2025

Urdhri i ri i Trumpit: Shtetet që i ndalojnë padrejtësisht amerikanët janë sponsore të terrorizmit

10:15 : 06/09/2025

Qëlloi me a*më gjahu pas një konflikti në Hamallaj, arrestohet 27-vjeçari/EMRI

09:55 : 06/09/2025

Kush e ‘kërcënon’ Serbinë dhe ku furnizohet me armë?

09:41 : 06/09/2025

Pë*dhunoi një 18-vjeçare italiane në plazh, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

09:11 : 06/09/2025

Verë zhgënjyese për turizmin, Rama mbulon dështimin me reklama nga mediat ndërkombëtare

08:53 : 06/09/2025

ATM-të në zonat turistike, pse komisionet për tërheqje janë më të larta?

08:40 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com