• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një tjetër kryebashkiak opozitar i vetëofrohet Ramës për të strehuar refugjatët e kapur në Itali

17:28 : 04/12/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, i cili fitoi zgjedhjet nën logon e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, i është drejtuar ditën e sotme kryeministrit Edi Rama me një letër, ku i vetëofrohet që Bashkia e Memaliajt të japë kontributin e saj për strehimin e refugjatëve nga vendet afrikane të kapura në brigjet italiane, pas marrëveshjes së nënshkruar me Italinë.

“Mbështetur edhe në eksperiencën time profesionale si një ish ushtarak, i kualifikuar për menaxhimin e krizave të refugjatëve në misionet e ngarkuara jashtë Shqipërisë jam i përgatitur dhe i gatshëm për të siguruar mirëmenaxhimin dhe mbarëvatjen e procesit të strehimit të emigrantëve të huaj dhe në Bashkinë Memaliaj” – shkruan Albert Malaj në letrën e tij.

Kryebashkiaku shkruan se është momenti që të tregojmë mikpritjen tonë nisur nga përjetimi dhe mikpritja që ne për shumë vite si emigrantë e kemi gjetur në shtetet europiane.

Albert Malaj për mediat ka treguar se i ka menduar edhe dy lokacione që janë të përshtatshme për strehimin e refugjatëve që do të vijnë prej Italisë. Lokacioni i parë është ndërtesa dy katëshe e ish shkollës 8 vjecare të Memaliajt e cila sot e kësaj ditë është e papërdorshme. Ndërsa lokacioni i dytë është ish spitali i Memaliajt godinë tri katëshe. Të dy këto ndërtesa ndodhen në brendësi të qytetit.

Sipas Malajt, tek të dy ndërtesat duhet fillimisht të investohet që të jenë të përshtatshme për t’u akomoduar refugjatët, e ndërsa kjo bashki nuk ka kapacitet financiar për t’i ndryshuar fizikisht, Malaj ka kërkuar vlerësimin e konditave akomoduese dhe investuese nga qeveria shqiptare. Kapaciteti total akomodues vlerësohet diku tek 1000 persona.

Lexo edhe:

Memaliaj/ 26-vjeçarja e paralizuar dergjet në shtrat, mjekët “vizitë” me WhatsApp, s’i japin kemp të plotë

Memaliaj, 65-vjeçari abuzon seksualisht me një 32-vjeçare me probleme mendore

Nga marrëveshja “Rama-Meloni” është dakordësuar që kampet të ngrihen në Shëngjin dhe Gjadër, teksa vlen të theksohet fakti se Albert Malaj nuk është kryebashkiaku i vetëm, i cili i është vetëofruar kreut të qeverisë për strehimin e refugjatëve. Më herët, edhe kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit, i dalë nga koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë”, Hil Curri i është drejtuar Ramës me një letër ku i kërkonte strehimin e refugjatëve të kapur në brigjet italiane.

Letra e plotë e kryebashkiakut, Albert Malaj:

Duke iu uruar punë të mbarë!

Po iu drejtohem nëpërmjet kësaj letre në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Memaliaj, në emër të gjithë komunitetit të bashkisë për të shprehur mbështetjen tonë si një përgjigjie humanitare ndaj situatës aktuale që përfshin emigrantët që kanë gjetur strehim në Europë.

Bazuar në marrëveshjen e lidhur mes Kryeministrit të Shqipërisë me Kryeministrin e Italisë, në të cilën është dakortësuar për sjelljen e emigrantëve dhe azilkërkuesve afrikan nga Italia në kampe të vendosura në Shqipëri, është momenti të tregojmë mikpritjen tonë nisur nga përjetimi dhe mikpritja që ne për shumë vite si emigrantë e kemi gjetur në shtetet europiane.

Bashkia Memaliaj shpreh gatishmërinë e saj për të strehuar një pjesë të emigrantëve nisur dhe nga eksperienca e fituar në vitin ‘98 duke strehuar dhe treguar traditën e mikpritjes ndaj vëllezërve tanë të Kosovës, mbështetur në dakortësimin e komunitetit i cili është i gatshëm për të dhënë kontribut pozitiv në jetesën e emigrantëve, zotërimi i hapësirave dhe ambjenteve të përshtatshme akomoduese, si dhe pozicionimi i favorshëm i territorit të bashkisë në afërsi të portit të Vlorës dhe Sarandës. Mbështetur edhe në eksperiencën time profesionale si një ish ushtarak, i kualifikuar për menaxhimin e krizave të refugjatëve në misionet e ngarkuara jashtë Shqipërisë jam i përgatitur dhe i gatshëm për të siguruar mirëmenaxhimin dhe mbarëvatjen e procesit të strehimit të emigrantëve të huaj dhe në Bashkinë Memaliaj.

Duke Ju falenderuar për marrjen në konsideratë të këtij propozimi, kërkojmë mundësinë e angazhimit në një dialog konstruktiv me autoritetet relevante mbi detajet dhe logjistikën e strehimit të emigrantëve në Bashkinë Memaliaj.

Mbetemi në pritje të një përgjigjie pozitive nga ana juaj.

Me respekt, Albert Malaj.

Etiketa: Albert MalajEdi RameskampeleterMemaliajrefugjatetvetofrohet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Memaliaj/ 26-vjeçarja e paralizuar dergjet në shtrat, mjekët “vizitë” me WhatsApp, s’i japin kemp të plotë

14:24 : 18/10/2025
AKTUALITET

Memaliaj, 65-vjeçari abuzon seksualisht me një 32-vjeçare me probleme mendore

14:32 : 24/09/2025
AKTUALITET

Tensionet/ PD letër trupit diplomatik: Rama erdhi me plan për të provokuar, u shkel Kushtetuta

17:01 : 18/09/2025
AKTUALITET

“U infektova me hepatit C, humba 12 kg”/ Pecorelli letër senatorit italian: Po mbahem në burgun më të ashpër

20:43 : 14/09/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Kultivuan kana*is, arrestohen dy vëllezër në Memaliaj

13:46 : 10/09/2025
BOTA

Melania Trump i dërgon letër Putinit për fëmijët e rrëmbyer nga Ukraina

15:09 : 16/08/2025
Para

Berisha e akuzon për arrestime politike, Rama: Drejtësinë e re e bëri PS-ja!

TË GJITHA

Trump anulon takimin me Putinin, Financial Times: Shkak kërkesat e Kremlinit për Ukrainën

09:44 : 31/10/2025

Me pranga në duar, mbërrin në Gjykatën Kushtetuese Erion Veliaj

09:32 : 31/10/2025

Roli i së djathtës në protestat studentore në Serbi

09:21 : 31/10/2025

Erion Veliaj lë qelinë, niset drejt Kushtetueses nën masa të rrepta sigurie

09:02 : 31/10/2025

Të dhënat e “Keydata”: Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vjet

08:59 : 31/10/2025

Fshehu në kamion tre persona të shpallur në kërkim, arrestohet shoferi në portin e Durrësit

08:40 : 31/10/2025

Putini dhe propaganda me raketën me energji bërthamore

08:35 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com