• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Me Kanun jemi në gjak”/ Saga e krimeve që po shfaros 2 fiset Nikulaj-Lekstakaj

12:30 : 03/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një konflikt i nisur prej vitit 1997 në zonën e Lezhës, ka prodhuar prej kësaj periudhe e deri në ditët e sotme një seri krimesh, të cilat pjesa më e madhe nuk janë dokumentuar dhe arrestuar autorët përgjegjës.

Sheri mes dy familjeve nisi mes një 15-vjeçari dhe shitësit të një pike karburanti, lidhur me një pagesë prej 5 mijë lekë të vjetra për një sasie karburanti.

Me gjithëse nga ana e shoqatës së pajtimit të gjaqeve janë bërë përpjekje që dy familjet të pajtohen, të gjitha tratativat kanë dështuar pasi dy familjet kanë deklaruar se: “…me kanun jemi në gjak…”.

Më 25 qershor 1997, në Lezhë, Gëzim Lekstakaj dhe Lorent Gjetja dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri Pëllumb Nikulaj, vëllain e Ardian Nikulajt të vrarë në muajin Prill 2023 në biznesin e tij në Shëngjin.

Shkak ka qënë konflikti për një faturë furnizimi me karburant që kushtonte vetëm 5 mijë lekë të vjetra.

Lexo edhe:

Shiste kokainë në zona të ndryshme të Vlorës, arrestohet 58-vjeçari (EMRI)

U kap me kokainë, arrestohet 26 -vjeçari në Sarandë

Më pas, në shtator të vitit 1997, Gëzim Lekstakaj dhe Lorent Gjetja u qëlluan për vdekje në një sulm hakmarrjeje, të cilin e kishte kishte organizuar Ardian Nikulaj, që në këtë ngjarje sipas njërit prej dëshmitarëve ka qënë vetë pjesëmarës.

Ndërkohë pa kaluar dy vite nga vrasja e 3 personave në vitin 1997, “Ora Neës” mëson se në mars të vitit 1999, në një fshat të Shqipërisë, dy anëtarë të familjes Lekstakaj, Gjovalini dhe Pjetri qëlluan me armë zjarri ndaj Nikoll Nikulajt, xhaxhait të Ardianit.

Nikoll Nikulaj, u është kundërpërgjigjur me pushkë gjuetie, duke vrarë Gjovalinin dhe plagosur Pjetrin, i cili u largua më pas në Birmingham në Mbretërinë e Bashkuar.

Në vitin 2007, Shqipëria tentoi ta ekstradonte Pjeter Lekstakajn për tentativën e vrasjes së Nikoll Nikulajt, por kërkesa dështoi.

Avokatët e Lekstakajt argumentuan se ai vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik dhe burgjet shqiptare nuk do të mund të trajtonin të dënuar me këtë gjendje.

E teksa nga viti 1999 e në vijim palët kishin gjetur qetësi, duke ndryshuar mbiemrat e familjeve dhe bërë orvatje për tu larguar nga Shqipëria, sërisht nuk kanë hequr dorë nga ndjekja e rasteve të vrasjes të familjarëve të tyre.

Lekstakaj kanë kërkuar nga ana e organizmave të shtetit që të arrestonin Ardian Nikulaj alias Marku dhe Ded Pali, pasi ishin personat që së bashku kishin qëlluar për vdekje Gëzim Lekstakaj dhe Lorent Gjetja.

Kërkesat e dy vëllezërve Elton dhe Klodian Lekstakaj, kanë rënënë vesh të shurdhër pasi asnjë nga institucionet shtetërore nuk ka marë masa për arrestimin e Nikulajt.

Madje dy vëllezërisht disa vite më parë shqetësimin e tyre e bënë publik dhe në media.

Vetëm pak vite nga bërja publike e rastit në media nga dy vëllezërit e mësipërm, kushëriri i tyre Edmond Haxhia, vjen në Shqipëri së bashku me një shtetas maroken.

Edmond Haxhia vjen pasi fejohet me një vajzë shqiptare dhe qëndron për disa kohë në Lezhë, Shkodër dhe Tiranë.

Në fakt vizita e tij në Shqipëri me marokenin Ruben Saraiva nuk nuk ishte qëllimi i fejesës por vrasja e hasmit, Ardian Nikulaj alias Marku.

Nikulaj kishte rënë në “gjumë” dhe masat e sigurisë i kishte ulur rreth biznesit të tij.

Në muajin Prill 2023 ai qëllohet me 6 plumba për vdekje brenda lokalit të tij në Shëngjin, ndërsa asnjë nga punonjësit nuk bën asnjë përpjekje për të kapur autorin, që ishte veshur si punonjës i policisë rrugore.

Për të kryer ekzekutimin e mirëmenduar ndihmuan edhe 4 shtetas të tjerë britanikë: Harry Simson; Thomas Mithan; Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. Këta persona kanë qëndruar si turistë në hotelin dhe biznesin e Ardian Nikulaj.

Të gjithë këtë persona së bashku me Edmond Haxhinë dhe Ruben Saraiva, janë jashtë shtetit.

Duke mos e kapërcyer humbjen e madhe dhe skenarin e vrasjes spektakolare të Ardian Nikulaj, ky fis në muajin korrik 2023 vret në hyrje të një marketi në fshatin Balldren, Nikolin Markun alias Lekstakaj që njihej me pseudonimin “Toli”.
Kjo ngjarje vijon të jetë ende pa autor.

Fiks 6 muaj nga vrasja e Nikolin Lekstakaj, mbrëmjen e djeshme është ekzekutuar me mbreshëri automatiku 25 plumba pikërisht, Etian Nikulaj.

Edhe për këtë ngjarje deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë person të identifikuar dhe arrestuar.

Etiketa: LekstakajnikulajpoliciaSaga e vrasjeve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shiste kokainë në zona të ndryshme të Vlorës, arrestohet 58-vjeçari (EMRI)

10:26 : 27/06/2025
AKTUALITET

U kap me kokainë, arrestohet 26 -vjeçari në Sarandë

15:57 : 26/06/2025
AKTUALITET

Sherr për pronën/ Dy vëllezër godasin me gurë vajzën 15-vjeçare të fqinjit në Tiranë

14:35 : 26/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Pengmarrje në mes të ditës në Tiranë, merret me forcë në makinë 40-vjeçari

15:43 : 25/06/2025
AKTUALITET

Naftë kontrabandë në rimorkio, arrestohet polici në Tropojë/ EMRI

15:38 : 25/06/2025
AKTUALITET

Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim dhe vjedhje, arrestohet boshnjaku në Dibër

10:09 : 25/06/2025
Para

Superliga/ Tirana dhe Partizani me “arna” në derbi, ekipet pa 14 lojtarë

TË GJITHA

Pajtime Fetahu mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares

10:33 : 27/06/2025

Sizmiologu Dushi: Tërmetet, vazhdimësi e lëkundjes së 24 Qershorit. Pasgoditjet do të vijojnë

10:31 : 27/06/2025

VIDEO/ Flamur Noka paraqitet në SPAK

10:26 : 27/06/2025

Shiste kokainë në zona të ndryshme të Vlorës, arrestohet 58-vjeçari (EMRI)

10:26 : 27/06/2025

Gjykata e Lartë rrëzon nënë e bijë, lë në sekuestro vilën e Xoxave në Qerret

10:16 : 27/06/2025

Izraeli bën bilancin e goditjes së Iranit: Vramë 11 shkencëtarë dhe 30 zyrtarë të lartë

10:15 : 27/06/2025

Pasoja të rënda për banorët/ Minierat e Bulqizës, ndotëset më të madh të ajrit dhe të ujërave

09:47 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com