• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Britani, ndërtesat e kishave të mbyllura përdoren për qëllime jofetare

19:23 : 02/12/2023
në BOTA

Mbi dy mijë kisha janë mbyllur në Britani në dekadën e fundit. Ndërtesat në shumë raste janë shkatërruar, por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Umberto Aguiar nga Londra, disa prej tyre po përdoren për arsye të tjera jofetare.

Kisha e Shën Bartolomeut të Madh është një nga më të vjetrat në Londër dhe po feston 900 vjetorin e themelimit të saj.

Por, numri i kishave të tilla po pakësohet në Britani. Dy mijë kisha tashmë janë mbyllur gjatë dekadës së fundit.

Pavarësisht rimëkëmbjes që përjetuan pas pandemisë së Covid-19, pjesëmarrja në shërbesat e kishave mbetet në rënie në Britani. Sipas studimeve të fundit, një e katërta e kishave anglikane nuk organizojnë më shërbesa të përjavshme. Vetëm 6 për qind e britanikëve e identifikojnë veten si të krishterë, që praktikojnë besimin e tyre.

“Ka shumë arsye për mbylljen e kishave. Një nga arsyet është rënia e besimit fetar, që ka përfshirë Evropën Perëndimore dhe tani, edhe Shtetet e Bashkuara”, thotë At Marcus Walker, rektor i Kishës së Shën Bartolomeut të Madh.

Lexo edhe:

Babai i britanikes që u mbyt në Sarandë: Vajza ime vdiq në duart e gangsterit shqiptar

Incident ajror për Pete Hegseth, avion i shtetëror detyrohet të ulet urgjent në Britani

Shumë ndërtesa të kishave tani përdoren për arsye të tjera. Kjo kishë në distriktin financiar të Londrës është shndërruar në kopsht.

Në vjeshtë tani bien gjethet aty ku dikur ndodheshin dritaret me xhama shumëngjyrësh, me punime artistike dhe kulmi i një kishe. Kambanat e një kishe tani ndodhen në një qendër të prodhimit të verës në Kaliforni.

“Është tragjedi kur një kishë nuk përdoret për qëllimin e saj kryesor të adhurimit të Zotit. Me këtë humbet edhe hapësira dhe kujtesa e përbashkët e një komuniteti”, thotë At Marcus Walker, rektor i Kishës së Shën Bartolomeut të Madh.

Në lagjen Mayfair në qendër të Londrës, një treg ushqimor ka zënë vendin e një kishe amerikane, ku amerikanët janë lutur gjatë luftës së dytë botërore dhe në atë kohë ndodhej afër ambasadës amerikane.

“Shumë kisha po mbyllen. Ne duhet të gjejmë përdorim të ri për këto objekte fetare dhe këtë jemi munduar ta bëjmë këtu”, thotë Andrea Rasca, drejtor ekzekutiv i qendrës “Mercato Metropolitan”.

Zoti Rasca thotë se synimi i qendrës “Mercato Metropolitan” është të ndihmojë refugjatët, gratë sipërmarrëse dhe njerëz nga gjithë bota, që vijnë në Londër për të ndarë kulturën e tyre.

“Ne arritëm të bindim pronarin që ta shfrytëzojmë këtë hapësirë për kurset e përgatitjes së ushqimit, ato të muzikës për fëmijët dhe si një vend ku të moshuarit mund të kalojnë kohën”, thotë ai.

Ndonëse pjesëmarrja në shërbesat e disa kishave është në rënie në Britani, pjesëmarrja në shërbesat e kishave të tjera ka shënuar një rritje të lehtë. Kisha katolike Zonja Jonë e Fitoreve, e cila u shkatërrua gjatë luftës së dytë botërore dhe u rindërtua në vitin 1958, shpesh mbushet me besimtarë në meshat e të dielave./ VOA

Etiketa: Britanifekisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Babai i britanikes që u mbyt në Sarandë: Vajza ime vdiq në duart e gangsterit shqiptar

16:24 : 17/10/2025
BOTA

Incident ajror për Pete Hegseth, avion i shtetëror detyrohet të ulet urgjent në Britani

22:52 : 15/10/2025
BOTA

Avionët britanikë dhe amerikanë kryejnë mision 12-orësh pranë kufirit rus

16:08 : 11/10/2025
AKTUALITET

Ekstradimi i Edmond Haxhisë/ Juristi Ledi Bianku: Garancitë e qeverisë nuk zbatohen nga gjykatat

20:06 : 10/10/2025
AKTUALITET

Daily Mail: Shqiptari i kërkuar nga SPAK lëviz i lirë rrugëve të Londrës

10:04 : 08/10/2025
AKTUALITET

U kap në një shtëpi me kanabis dhe armë të ftohta, i riu shqiptar i shpëton burgut në Britani

16:52 : 02/10/2025
Para

Skënderbeu rikthehet te fitorja, fundos Erzenin

TË GJITHA

Kapen në Rinas 4 valixhe me 100 kg kanabis nga Tajlanda, dy në pranga/ Detajet e para

08:49 : 21/10/2025

A janë satelitët spiunë të Kinës jetikë për inteligjencën e dobësuar hapësinore të Rusisë?

08:42 : 21/10/2025

Sistemi shëndetësor katastrofë! Gratë me kancer gjiri në Lezhë përballen me një betejë të dyfishtë

08:24 : 21/10/2025

Aksident në aksin Fier- Levan, një i plagosur

08:13 : 21/10/2025

Këmbimi valutor 21 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:04 : 21/10/2025

Mos harroni çadrat! Mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

08:01 : 21/10/2025

Horoskopi e martë, 21 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com