• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Trembëdhjetë raste të reja me HIV/AIDS në Kosovë

16:08 : 01/12/2023
në RAJONI

Dita ndërkombëtare e luftës kundër HIV/AIDS-it e gjen Kosovën me 13 raste të reja të personave të prekur me këtë virus gjatë vitit 2023.

Shefi i repartit për sëmundje seksualisht të transmetueshme në Klinikën Infektive në Prishtinë, Murat Mehmeti, thotë për Radion Evropa e Lirë se këto raste janë paraqitur në institucionin që ai udhëheq. Aktualisht, sipas tij, aty janë duke u trajtuar dhe mbikëqyrur 65 raste në total.

Mehmeti bën thirrje për sa më shumë testime, duke theksuar rëndësinë e diagnostikimit të hershëm.

“Zbulimi i hershëm i HIV-it nënkupton edhe fillimin e hershëm të trajtimit dhe mundësinë më të vogël të paraqitjes së komplikimeve nga ky infeksion. Dihet se, nëse ky infeksion avancon dhe nuk zbulohet herët, atëherë vjen deri te dëmtimi në masë i imunitetit”, thotë Mehmeti.

Në maj të këtij viti, Radio Evropa e Lirë raportoi për mungesë të terapisë në Klinikën Infektive për trajtimin e personave me HIV/AIDS, por infektologu Mehmeti siguron se ky nuk është më rasti.

Lexo edhe:

Osmani thërret liderët e partive politike në takim të premten

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

“Tash për tash qëndrojmë mirë sa i përket terapisë”, thotë ai.

Mehmeti, po ashtu, thekson se shumica e rasteve të reja të të infektuarve janë meshkuj të moshave të reja. Vitin e kaluar, në Kosovë u shënuan 17 raste të reja me HIV/AIDS – shifër që paraqiti dyfishim rastesh në krahasim me vitin 2021 kur ishin regjistruar tetë të tilla. Testime për HIV/AIDS në Kosovë bëjnë edhe disa qendra jashtë Infektives, përfshirë Qendrën për Këshillim dhe Trajtim të Varësisë “Labirint”. Radio Evropa e Lirë kërkoi koment për këtë temë nga drejtori i kësaj qendre, Safet Blakaj, por nuk mori përgjigje.

Virusi HIV e dëmton sistemin imunitar të personit të prekur, duke e lënë atë të ekspozuar ndaj infeksioneve të rënda. Ai mund të transmetohet nëpërmjet shkëmbimit të lëngjeve të ndryshme trupore nga individët e infektuar. Rasti i parë me HIV/AIDS në Kosovë është paraqitur në vitin 1986 dhe që atëherë rreth 50 persona kanë humbur jetën.

Kosova radhitet në mesin e vendeve me shkallë më të ulët të HIV/AIDS-it. Por, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, HIV-i mbetet një problematikë e madhe sa i përket shëndetit publik.

Sipas të dhënave të OBSH-së, në fund të vitit 2022 kanë qenë 39 milionë njerëz të prekur me HIV/AIDS – shumica prej të cilëve në rajonin e Afrikës./REL/

 

Etiketa: aidshickosove

Lajme të lidhura

RAJONI

Osmani thërret liderët e partive politike në takim të premten

15:08 : 30/10/2025
RAJONI

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

19:14 : 29/10/2025
RAJONI

Kosovë, Gjykata Supreme hedh poshtë padinë për mbulesën islame në shkolla

17:28 : 29/10/2025
RAJONI

Kur shteti mbetet pa buxhet: Rreziqet që i kanosen Kosovës

08:37 : 28/10/2025
RAJONI

Diaspora nis votimin për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë

11:18 : 27/10/2025
RAJONI

REL: Politika e BE-së ndaj Kosovës në “autopilot”

08:25 : 27/10/2025
Para

Çelet procedura e privatizimit të Elbasanit, në shitje 70% e aksioneve

TË GJITHA

OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030

09:53 : 31/10/2025

Trump anulon takimin me Putinin, Financial Times: Shkak kërkesat e Kremlinit për Ukrainën

09:44 : 31/10/2025

Me pranga në duar, mbërrin në Gjykatën Kushtetuese Erion Veliaj

09:32 : 31/10/2025

Roli i së djathtës në protestat studentore në Serbi

09:21 : 31/10/2025

Erion Veliaj lë qelinë, niset drejt Kushtetueses nën masa të rrepta sigurie

09:02 : 31/10/2025

Të dhënat e “Keydata”: Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vjet

08:59 : 31/10/2025

Fshehu në kamion tre persona të shpallur në kërkim, arrestohet shoferi në portin e Durrësit

08:40 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com