• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Po vdes, po dridhem”/ Spitali nuk u jep metadon, pacienti: Më vete mendja të hidhem nga…

08:54 : 01/12/2023
në AKTUALITET

Rreth dy javë më parë, emisioni “Stop” transmetoi një problem të mprehtë në Fier. Një ish-përdorues droge, që prej disa vitesh trajtohet me metadon, tregoi se mjeku toksikolog Endri Mandro, në Fier, nuk i jep metadonin që e ka detyrim t’ia japë një herë në javë.

Sipas denoncuesit, meqë ky i fundit është ankuar nëpër institucione, doktori e ka marrë inat dhe ia ka ndaluar dhënien e medikamentit të domosdoshëm.

Përmes kamerës së fshehtë të emisionit tonë, provuam, se jo vetëm mjeku Mandro, por edhe një mjek tjetër toksikolog në Fier, lëshonin receta kundrejt ryshfetit. Denoncuesi tha se mjeku Mandro, sillet në mënyrë arrogante duke e kapur për fyti e duke e sharë e kërcënuar.

Për të marrë metadonin duhej një rekomandim nga mjeku Lulzim Banushaj, meqë i infiltruari ynë nuk ishte i regjistruar. Mjeku Banushaj i dha një recetë për një sasi tre ditore, në këmbim të 2000 lekëve, pa e vizituar fare. Pas transmetimit tonë, mjekët e implikuar, u lanë në arrest me burg.

Emisioni “Stop” u kthye sërish në Fier, pasi pacientët ankohen se janë lënë pa metadon, e nuk flenë e as bëjnë dot jetë normale për shkak të dhimbjeve.

Lexo edhe:

Me lopata në duar, banorët në Fier pastrojnë vetë kanalizimet e bllokuara: Bashkia hesht!

Zjarr në një kabinë elektrike në Fier

Qytetari 1: Jam shumë me dhimbje, nuk rri dot.

Gazetari: Ku i ndjenë dhimbjet?

Qytetari 1: I ndiej në kurriz, nuk më rrihet në një vend.

Gazetari: Dhe cili është shkaku që ke dhimbjet sot?

Qytetari 1: Ja për metadonin o vëlla, kam tre ditë pa fjetur gjumë fare.

Gazetari: Në këto momente që ne po bëjmë këtë regjistrim është ditë e martë, ju të Fierit, se ti je nga Fieri, duhet ta kishe ditën e hënë. Po përse nuk e ke marrë të hënën metadonin?

Qytetari 1: Po nuk na dhanë more vëlla, nuk ishte…

Gazetari: Ishte e mbyllur?

Qytetari 1: E.

Gazetari: Përpara se ne të bënim këtë intervistë, ti më the që u detyrove të konsumoje përsëri heroinë dje. Pse?

Qytetari 1: Po nga kjo pra, nga metadoni.

Qytetari 2: E kisha për ta marrë dje, por erdhëm, s’kishte njeri. S’ke as kujt t’i ankohesh, derisa ngecesh kot në shtëpi me dhimbje. Çfarë nuk të vete mendja, të hidhesh nga tarraca pa tallje. 9 orë po kaluan, e ke mendjen si ti shmangesh. Dy pika kanë mbetur metadon (tregon bidonin), këtë e kam shtyrë me zor.

Qytetari 3: Pa gjumë vëlla. Nuk e shikon ti, po vdes, po dridhem.

Gazetari: Po dridhesh?

Qytetari 3: Po dridhem.

Pasi nuk e gjetëm drejtorin e ri Ervin Hoxha, vumë në dijeni edhe ministrinë e shëndetësisë për këtë problem. Pas ndërhyrjes sonë, problemi u zgjidh dhe infemrieri Leonard Mucaj u urdhërua përkohësisht të bënte shpërndarjen e menjëhershme të metadonit.

Gazetari: Po të shikojmë si dritën e diellit tani. Kështu që do bëjmë shpërndarjen, që t’ua japim sa më shpejtë dhe të  mos humbasim kohë?

Leonard Mucaj: Po patjetër, do bëj shpërndarjen tani. Sa më shpejtë të jetë e mundur.

Gazetari: Do jesh i përhershëm derisa…?

Leonard Mucaj: Jo, unë jam provizor deri në një moment të dytë.

Gazetari: Mirë, shpresojmë që t’i ndihmojmë tani.

Etiketa: Endri MandroFierLulzim BanushajmetadonPacientëtspitali

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Me lopata në duar, banorët në Fier pastrojnë vetë kanalizimet e bllokuara: Bashkia hesht!

11:55 : 27/10/2025
AKTUALITET

Zjarr në një kabinë elektrike në Fier

19:34 : 24/10/2025
AKTUALITET

Michele D’Angelo del nga burgu, kthehet në Itali pasi u përfshi në aksidentin ku vdiq 15-vjeçari shqiptar

13:53 : 24/10/2025
AKTUALITET

Shpërndante lëndë narkotike, arrestohet 31-vjeçari në Fier

10:31 : 23/10/2025
AKTUALITET

Kapet me lëndë narkotike gati për shitje, arrestohet 29-vjeçari në Fier

12:36 : 21/10/2025
AKTUALITET

Aksident në Bypass-in e Fierit, përplasen dy automjete, plagoset pasagjerja

13:26 : 20/10/2025
Para

Gjykata e Apelit në Nju Jork lë në fuqi urdhrin për ish-presidentin Trump

TË GJITHA

Aksident në aksin Lezhë–Shkodër pranë një shkolle private, një i plagosur

09:07 : 30/10/2025

DASH: Vendimet e fundit të Republikës Sërpska ndikuan në heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut

08:53 : 30/10/2025

Skandali me analizat te “Intermedica” në Institut, nga femër e kthejnë mashkull/ VIDEO

08:32 : 30/10/2025

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025

Sot dy seanca në Kuvend/ PD kërkon të votohet shkarkimi i Peleshit, raporton edhe KLP

08:24 : 30/10/2025

Trump dhe Xi dakordësohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

08:15 : 30/10/2025

Parashikimi i motit për këtë të enjte

08:10 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com