• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Samiti i OSBE në Shkup/ Ministri izraelit: Hamasi është si IS-i, do ta eliminojmë këtë grup

11:20 : 30/11/2023
në BOTA

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, tha se shteti i tij është i përkushtuar që të vazhdojë luftën kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Këto komente ai i bëri para nisjes së takimit dyditor të Këshillit Ministror të Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE) në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 240 të tjerë.

Kryediplomati Cohen tha se “7 tetori ishte një ditë tragjike për Izraelin dhe se për të gjitha vuajtjet e njerëzve në Gazë, murin e krijuar dhe pengjet e marra në Gazë, fajtor është Hamasi”.

Lexo edhe:

Izraeli heq gjendjen e jashtëzakonshme në jug, për herë të parë pas 2 vitesh

Trupat e palestinezëve të kthyer nga Izraeli mbajnë thuajse të gjithë shenja torture

“Hamasi është si IS-i [grupi militant, Shteti Islamik]”, tha ministri Cohen në Shkup.

Krahasime mes Hamasit dhe IS-it – grup që disa vjet më parë është mposhtur në Siri dhe Irak – kishte bërë më herët edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Deklaratat e Cohen vijnë në ditën kur Izraeli dhe Hamasi për herë të dytë u pajtuan të zgjasnin armëpushimin, që parasheh lirimin e pengjeve nga Hamasi në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga Izraeli.

Marrëveshja fillestare e armëpushimit u arrit të premten, më 24 nëntor. Deri më tani, gjatë gjashtë ditëve të armëpushimit, 73 izraelitë janë liruar nga Hamasi, përfshirë edhe persona me shtetësi të dyfishtë. Po ashtu, janë liruar edhe 24 pengje, 23 tajlandezë dhe një filipinas.

Ministri i Jashtëm i Izraelit tha se shteti i tij është i përkushtuar për lirimin e të gjitha pengjeve dhe eliminimin e Hamasit.

“Krime të tilla nuk duhet të ndodhin askund në botë”, tha Cohen.

Izraeli ka thënë se do të vazhdojë të mbajë armëpushimin deri kur Hamasi të ndalojë së liruari pengje, dhe pas kësaj Izraeli do të rinisë ofensivën e tij me qëllim që të shkatërrojë grupin radikal./rel

Etiketa: hamasIzraelisamiti i OSBE

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli heq gjendjen e jashtëzakonshme në jug, për herë të parë pas 2 vitesh

20:53 : 27/10/2025
BOTA

Trupat e palestinezëve të kthyer nga Izraeli mbajnë thuajse të gjithë shenja torture

20:45 : 27/10/2025
BOTA

Izraeli godet sërish Gazën, dronët dhe tanket rrisin tensionet

09:54 : 26/10/2025
BOTA

Trump: Izraeli do të humbasë mbështetjen tonë nëse anekson Bregun Perëndimor!

15:31 : 23/10/2025
BOTA

Britania dërgon trupa në Izrael për monitorimin e armëpushimit në Gaza

22:39 : 21/10/2025
BOTA

Hamasi jep lajmin: Do të lirojmë trupat e dy pengjeve të tjera

16:55 : 21/10/2025
Para

Noterët të përfshirë në procesin e pastrimit të parave

TË GJITHA

Erion Veliaj lë qelinë, niset drejt Kushtetueses nën masa të rrepta sigurie

09:02 : 31/10/2025

Të dhënat e “Keydata”: Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vjet

08:59 : 31/10/2025

Fshehu në kamion tre persona të shpallur në kërkim, arrestohet shoferi në portin e Durrësit

08:40 : 31/10/2025

Putini dhe propaganda me raketën me energji bërthamore

08:35 : 31/10/2025

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

08:13 : 31/10/2025

Këmbimi valutor 31 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:10 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com