• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si u shkëput ekonomikisht Shqipëria nga Perandoria Osmane, aktet pak të njohura të Ismail Qemalit

09:33 : 29/11/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Ngritja e flamurit me 28 nëntor 1912 ishte akti kryesor simbolik i ndarjes së Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Por ky akt, do të shoqërohej nga një serë masash të tjera, të ndërmarrë herë në koordinim ndërkombëtar e herë në mënyrë të njëanshme, për të krijuar shkëputjen e vendit të pavarur, nga Perandoria në të cilën kishte bërë pjesë për 5 shekuj.

Ndarja e ushtarëve shqiptarë nga ata osmanë

Pas zgjedhjes së kabinetit qeveritar, një nga hapat më të parë do të ishte krijimi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë së pavarur. Në fund të vitit 1912, në Shqipëri ndodheshin garnizone të shumta të ushtrisë osmane.  Menjeherë pas shpalljes së Pavarësisë, ushtarët shqiptarë të këtyre garnizonëve braktisën uniformën e tyre osmane dhe iu drejtuan Vlorës për t’u vënë në shërbim të qeverisë së re.

Uniforma e re e tyre u sigurua nga italianët ndërsa riorganizimi do të asistohej nga gjenerali holandez, De Veer. Po ashtu, pjesë e forcave të armatosura të qeverisë së re do të bëheshin edhe shqiptarët e ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo edhe:

“Vendi i Nderit” në Berlin na kushtoi miliona euro

Berisha: Nuk luftoj asnjë ditë për pushtetin tim

Forcat e reja të armatosura do të merrnin nën kontroll armatimet që qeveria osmane kishte në Berat, duke iu shtuar atyre edhe disa armatime që erdhën nga Italia. Në këtë mënyrë, Shqipëria krijoi ushtrinë e parë të saj.

Gjuha shqipe, gjuhë zyrtare e administratës së shtetit

Pas formimit të Qeverisë dhe të drejtorive të rëndësishme, një akt tjetër i ndërmarrë nga Ismail Qemali ishte që gjuha shqipe të ishte gjuha zyrtare  për çdo nëpunës, duke i dhënë fund përdorimit të osmanishtes në zyrat e shtetit.  Çdo nëpunës i shtetit shqiptar duhej të zotëronte gjuhën shqipe, në shkrim dhe lexim në mënyrë që të vijonte punën.

Për këtë qëllim, të gjithë nëpunësit iu nënshtruan testit për njohuritë e tyre. Për ata që nuk kaluan testin, vendimi parashikonte një mundësi të dytë për të mësuar gjuhën shqipe në mënyrë që të vijonin me ushtrimin e detyrës

“Shtetëzimi” i pronave të Perandorisë Osmane në Shqipëri

Një nga hapat më dinamike të qeverisë së Vlorës do të ishte vendosja nën kontroll e pronave. Me shpalljen e Pavarësisë shteti i ri shqiptar nuk i preku çifligjet apo pronat e mëdha private dhe as vakëfet.  Në vitin 1912 ato zinin një sipërfaqe prej 210 mijë hektarësh ose 55 % të tokës së punueshme të vendit.

Ato mbeten në duart e pronarëve të mëparshëm. Por një masë e rëndësishme ishte kalimi në duart e saj, i çifligjeve shtetërore që ishin pronë e Perandorisë Osmane. Çifligjet e Perandorisë Osmane që i kaluan shteti shqiptar zinin një sipërfaqe 56 mijë hektarë dhe shtriheshin përgjatë Ultësirës Perëndimore të vendit, kryesisht në Myzeqe, Elbasan, Kavajë etj.

Në këtë mënyrë, duke shtetëzuar tokat e Perandorisë, shteti shqiptar u bë zotëruesi më i madh i pronave. Nga ana tjetër, mes dy vendeve do të krijohej një ngërç sa i përket pronave të shqiptarëve në Turqi dhe pronave të shtetasve turq në Shqipëri. Gjatë periudhës së regjimit komunist, do të ngrihej një zyrë e posaçme që do të ndiqte trashëgimitë e shtetasve shqiptarë në Turqi.

Mbyllja e Bankës Agrare Osmane

Një ndër masat e menjëhershme të qeverisë së Ismail Qemalit për t’u shkëputur nga sistemi osman ishte likujdimi i Bankës Bujqësore Osmane që kishte degët e saj në Shqipëri. Perandoria Osmane ishte një perandori ku modeli ekonomik ishte i bazuar te bujqësia e blegtoria e ku shkëmbimet ende bëheshin me mallra e ku taksat paguheshin, po me mallra.

Në këtë kontekst ekonomik, roli i kësaj banke kishte marrë rol të madh në Shqipëri. Si rrjedhojë e vendimit të qeverisë së Ismail Qemalit u mbyllën degët e saj në Leskovik, Gjirokastër, Berat, Vlorë, Delvinë, Përmet e Tepelenë.

Kjo ishte një bankë që merrej kryesisht me kreditimin e bujqësisë, hua afatshkurtëra dhe shitblerje pronash.  Me rastin e likujdimit, të gjithë punonjësit e kësaj banke në Shqipëri u urdhëruan që të deklaronin me saktësi dhe me detaje llogaritë e tyre dhe të bënin transferimet në strukturën e re që zotërohej nga shteti i ri shqiptar.

Me likujdimin e Bankës Bujqësore Osmane, të gjithë degët dhe arkat e saj kaluan në varësi të ministrisë së Bujqësisë që asokohe varej nga Pandeli Cale.

Ngritja e Bankës Kombëtare, akti i dytë pas ngritjes së Flamurit

Pas mbylljes së bankave osmane, u ndërmor hapi i ngritjes së bankës së parë shqiptare që u cilësua edhe si akti i dytë më i rëndësishëm i Pavarësisë, pas atij të ngritjes së flamurit. Akti i koncesionit u nënshkrua në tetorin e vitit 1913 nga qeveria shqiptare dhe përfaqësuesit e bankave italiane dhe austriake.

Firmëtarët ishin Baroni Karol Piter dhe Oskar Pollak, në emër të “Wienner Bank Verein” dhe Pietro Fenoglio e Guido Ansbacher, në emër të “Banka Commerciale Italiana”.  Vendimi përcaktonte se Banka Kombëtare e Shqipërisë do të ishte do të ishte i vetmi agjent financiar i qeverisë shqiptare brenda dhe jashtë vendit.

Për shkak të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, veprimtaria e bankës u kufizua vetëm në një transaksion bankar duke mos mundur të realizonte misionin e emetimit të kartëmonedhës apo të kreditimit të ekonomisë.

Bllokimi i detyrimeve ndaj “Dette Publique Ottomane”

Qeveria e Ismail Qemalit ndodhej, jo vetëm para një shtetit të ri që lindte i rrënuar ekonomikisht por edhe përballë disa nevojave emergjente siç ishte financimi i aktivitetit të saj por edhe sigurimi i ushqimit për qindra emigrantë që ishin instaluar në Vlorë.  Në këto kushte, qeveria merr vendim që të vinte nën kontroll taksat dhe çdo të ardhur që deri në atë kohë shkonte në arkën e qeverisë së Perandorisë Osmane e të kreditorëve të saj.

E një prej këtyre vendimeve ishte që çdo e ardhur nga doganat dhe taksat të mos paguheshin më për llogari të Perandorisë Osmane por për llogari të qeverisë së Shqipërisë. Një akt jo pak delikat diplomatikisht ishte vendosja nën kontroll e të ardhurave që mblidheshin për të shlyer borxhin publik osman. Administrata e Borxhit Publik Osman ishte krijuar vite më parë për të shlyer borxhet që shteti osman u kishte bankave europiane.

Borxhet ishin marrë në kohën e sulltan Azisit për të realizuar disa projekte publike e mospagimi i tyre kishte sjellë krijimin e administratës ndërkombëtare që menaxhonte të ardhurat nga monopolet e kripës, duhanit e peshkut etj në të gjitha vendet që ishin pjesë e Perandorisë Osmane.

Në Shqipëri, të ardhurat kryesore për shlyerjen e këtij borxhi siguroheshin nga Administrata e Kripores së Vlorës.

Menjëherë qeveria e Ismail Qemalit ndryshoi drejtorin e Administratës dhe ndërpreu dërgimin e parave në buxhetin e qeverisë osmane, e cila më pas një pjesë e paguante si shlyerje detyrimi ndaj kreditorëve europiane. Ky hap i njëanshëm i Ismail Qemalit do të sillte reagim diplomatik nga ana e Italisë dhe Austro-Hungarisë por do të përbënte nga ana tjetër një të ardhur të konsiderueshme për të financuar aktivitetin e qeverisë dhe përballimin e emergjencave.

Në këtë rast, Ismail Qemali përdori të njëjti precedent që kishte përdorur Kreta me borxhin osman. 10 vite më vonë, në Konferencën e Lozanës, kur u diskutua borxhi publik osman, përfaqësuesit e Shqipërisë do të përdornin në mbrojtje, të njëjtin arsyetim që kishte përdorur Ismail Qemali.

Shpërthimi i Luftës së Parë Botërore do të bënte që Shqipëria të kalonte në administrimin e ushtrive të huaja e si rrjedhojë deri në vitet ’20 nuk do të kishte më diskutime për çështje të borxhit osman, edhe pse gjatë kësaj periudhe sistemi i taksave dhe disa privilegje vijonin të ushtroheshin si në periudhën kur vendi ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Procesi i riorganizimit shtëtëror shqiptar pas Luftës së parë Botërore do të përkonte me shpërbërjen terësore të Perandorisë Osmane e me lindjen e shteteve të reja. E në këto kushte do të ridiskutohej borxhi që perandoria nuk kishte paguar ende ndaj kreditorëve europianë.

Diskutimet për këtë çështje do të nisnin në fundin e vitit 1922 në Lozanë të Zvicrës e do të zgjasnin deri në mesin e vitit 1923 kur do të arrihej marrëveshja.

Diskutimet fillestare ishte që borxhi të ndahej në proporcion mes shteteve të krijuara nga shpërbërja e Perandorisë.

Por pala shqiptare argumentoi se insvestimet që kishte bërë Perandoria Osmane në Shqipëri ishin në shproporcion me atë që kishte siguruar nga të ardhurat që kishte mbledhur.

Në këtë mënyrë, vendimi i Ismail Qemalit rezultoi i drejtë 10 vite më vonë. Si rrjedhojë, Shqipëria doli nga shpërbërja e Perandorisë Osmane pa pasur asnjë borxh të prapambetur.

Ndërprerja e taksave për buxhetin osman

Sa i përket sistemit fiskal, Ismail Qemali nuk do të ndërmerrte ndërhyrje thelbësore për ndryshimin e tyre. Përjashtim do të bënte një taksë lufte që ishte vendosur mbi kripën nga Perandoria Osmane, të cilët do të hiqte.

Po ashtu, një taksë tjetër që do të ndryshonte do të ishte ajo për duhanin e importit, të cilin e rriti me argumentin që të mbështeste prodhimin vendas të tij. Nga ana tjetër, qeveria e re vendosi nën kontroll të ardhurat që mblidheshin nga çdo taksë duke financuar në këtë mënyrë buxhetin e tij e duke ndërprerë derdhjen e tyre për llogari të qeverisë osmane.

Po ashtu, të njëjtin hap ndërmori edhe me të ardhurat nga doganat. Administrata doganore u riorganizua, edhe pse e kufizuar vetëm në doganën e Vlorës dhe të Durrësit. Edhe për doganat u vijua të zbatohej i njëjti legjislacion që përdorej gjatë Perëndorisë Osmane, por iu kushtua rëndësi mbledhjes së tyre dhe luftës kundër korrupsionit dhe abuzimeve që bënin funksionarët osmane. Brenda dy muajve, edhe falë drejtorit Spiro Koleka, administrata doganore e Vlorës arriti të siguronte 7400 lira, nga 4200 që kishte arritur administrata osmane që të siguronte për 1 vit. Të njëjtën praktikë të vendosjes së kontrollit, qeveria e aplikoi edhe të vakëfet nga të cilat siguroi të ardhura shtesë.

Refuzimi i koncesioneve osmane

Një hap tjetër i ndarjes administrative mes Shqipërisë dhe Perandorisë Osmane, ishte refuzimi i njohjes së koncesionit të fanarëve ndriçues të bregdetit, që qeveria osmane e kishte dhenë që prej vitit 1860 për një kompani franceze. Kompania kishte ndërtuar fanare dhe zyra nëpër të gjithë vijën bregdetare të vendeve që bënin pjesë në Perandorinë Osmane, përfshirë dhe Shqipërinë.

Anijet paguanin një tarifë, që mblidhej nga këto zyra e një pjesë të të ardhurave i merrte koncesionari dhe pjesën tjetër e merrte arka e Perandorisë. Në vitin 1913, qeveria osmane miratoi vendimin për zgjatjen e koncesionit por qeveria e Ismail Qemalit nuk e njohu këtë kontratë dhe as zgjatimet e saj.

Kompania franceze kishte ndërtuar një linjë fanarësh ndriçues në vijën bregdetare të Shqipërisë, përkatësisht në Vlorë, Durrës, Shëngjin dhe në Velipojë e Bunë. Pavarësisht se Shqipëria shkëputi marrëdhëniet financiare dhe ligjore me Perandorinë Osmane, Administrata e Fareve dhe kompania franceze vijoi të ushtrojë veprimtarinë e saj në vijën bregdetare shqiptare, ku kisha zyrat e saj që vijonin të mblidhnin tarifat nga anijet që kalonin.

Këto të ardhura në fakt nuk arritën të arkëtoheshin nga qeveria e Vlorës.

“Ngërçi” i pensioneve 

Një nga pikat më delikate të shkëputjes së Shqipërisë nga Perandoria Osmane do të ishte edhe njohja e pensioneve. Perandoria Osmane e më vonë republika e dalë prej saj, Turqia do të kërkonte që Shqipëria të paguante pensionet e shtetasve osmane që kishin punuar e vijonin të punonin në Shqipëri.

Për këtë qëllim, u zhvilluan edhe diskutime ku Shqipëria pranoi që të paguante pensionet për ata shqiptarë që kishin ushtruar funksione në Perandorinë Osmane, por me kushtin e vetëm që të kishin lënë shërbimin e tyre në administratën osmane dhe të kishin kontribuar pas 1912 në shtetin shqiptar.

Lidhja e marrëdhënieve diplomatike me Turqinë

Në aspektin diplomatik, Konferenca e Ambasadorëve në Londër e vitit 1913 do të konfirmonte ndarjen politike dhe diplomatike të Shqipërisë nga Perandoria Osmane.

Lufta e Parë Botërore do të sillte jo vetëm një administrim ushtarak të Shqipërisë por edhe një shpërbërje të Perandorisë Osmane, lindjen e shteteve të reja të pavarura si dhe lindjen e Republikës së Turqisë.

Në vitin 1921, para themelimit të Republikës së Turqisë, në Stamboll u hap nga qeveria shqiptare një Zyrë e Pasaportave shqiptare.

Fokusi i kësaj zyre ishte kujdesi për shqiptarët që jetonin e punonin prej vitesh në Turqi dhe për pasuritë e tyre atje.

Pas themelimit të Republikës së Turqisë me kryeqendër Ankaranë, në vitin 1923, autoritetet turke nuk morën parasysh aktivitetin e Konsullatës shqiptare në Stamboll me argumentin se midis Shqipërisë dhe Republikës turke nuk ishin vendosur akoma marrëdhëniet diplomatike. Në këtë kontekst marrëdhëniet diplomatike u rivendosën, me 15 dhjetor 1923, ku u nënshkrua në Ankara Traktati i Miqësisë midis Shqipërisë dhe Turqisë, i cili shënon edhe aktin formal të vendosjes të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve./SCAN

Etiketa: aktetDette Publique OttomanekonomikishtIsmail QemaliPerandoria OsmaneshkëputShqiperiaZiraat Bankasi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Vendi i Nderit” në Berlin na kushtoi miliona euro

17:30 : 08/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Nuk luftoj asnjë ditë për pushtetin tim

21:32 : 06/05/2025
AKTUALITET

Arsyeja/ Borxhi publik rritet në tre muajt e parë të 2025

16:34 : 06/05/2025
SHOW BIZ

Sondazhet zbulojnë renditjen e Shqipërisë në Eurovision 2025

17:02 : 05/05/2025
SPORT

Ndihmësi i Sylvinhos, Zabaleta: Shqipëria i ka mundësitë për t’u kualifikuar në Botëror

16:13 : 05/05/2025
AKTUALITET

Shqipëria, Bosnja dhe Mali i Zi me varësinë më të lartë të importeve të ushqimeve në Europë

13:01 : 05/05/2025
Para

Netanyahu: Izraeli është i vendosur të përfundojë misionin në Gaza

TË GJITHA

Zgjedhjet/ Prokurorët e SPAK “zbarkojnë” në 12 Qarqet e vendit

13:34 : 10/05/2025

Incidenti në Maqellarë, policia procedon Xhemal Gjunkshin dhe 3 të tjerë

13:31 : 10/05/2025

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë

13:15 : 10/05/2025

Vrasja në Has, avokatja e Ylber Jakut: Babai i autorit i kërkoi policisë të shmangte krimin

12:55 : 10/05/2025

SPAK, një flluskë elektorale

12:48 : 10/05/2025

Analiza e DW: Retorika politike heq vëmendjen nga programet

12:43 : 10/05/2025

Drejton bandën nga mensa e burgut! Kush është ‘Mondi’, shqiptari që po ‘çmend’ autoritetet greke!

12:36 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com