Manuel Neuer ka rinovuar kontratën e tij me klubin e Bayern Munich deri në qershor të vitit 2025.
Edhe pse pësoi një dëmtim të rëndë kur ishte me pushime në alpe, Neuer u rikthye pas një kohe të gjatë në fushë dhe sërish ka karakteristikat e tij profesionale që e mbajnë ende në renditjen e portierëve më të mirë në botë.
Kështu, klubi bavarez ka rinovuar kontratën e portierit gjerman edhe për një tjetër sezon. Bashkë me të ka rinovuar edhe portieri tjetër, Sven Ulreich.
Manuel Neuer and Sven Ulreich have extended their contracts at FC Bayern until June 2025.
Both deals have been sealed today. pic.twitter.com/o0mixI6L1a
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 28, 2023