• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Si arriti Katari të bëhet ndërmjetësuesi në luftën në Lindjen e Mesme

22:48 : 27/11/2023
në BOTA

Marrëveshja për armëpushimin e përkohshëm u duk se ishte pranë dështimit. Hamasi kishte akuzuar Izraelin se nuk kishte mbajtur angazhimet e marra dhe Izraeli kërcënoi se do të rifillonte sulmin ushtarak në Rripin e Gazës.

Në këto momente, një avion i Katarit u ul në Aeroportin Ndërkombëtar “Ben-Gurion” të shtunën. Negociatorët filluan punën për të shpëtuar marrëveshjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, përpara se marrëveshja të dështonte dhe bashkë me të edhe javë të tëra përpjekjesh diplomatike.

Vizita e parë publike e një zyrtari nga Katari në Izrael shënoi një moment të jashtëzakonshëm për këto dy vende, që nuk kanë zyrtarisht marrëdhënie diplomatike. Kjo nxori gjithashtu në pah rolin kryesor të këtij vendi të vogël për të tejkaluar ndasitë mes dy armiqve.

“Kjo është diçka që nuk e kemi parë më parë”, tha për ndalesën në Izrael të zyrtarëve nga Katari, Yoel Guzansky, studiues në Institutin për Studimet e Sigurisë Kombëtare në Tel Aviv. “Është i vetmi faktor i jashtëm në botë që ka kaq shumë ndikim tek Hamasi, për shkak të viteve të shumta të mbështetjes që i ka dhënë”.

Misioni i fundjavës doli me sukses dhe pjesa më e madhe e ekipit të zyrtarëve nga Katari u kthyen në vendin e tyre. Megjithatë, disa ndërmjetësues nga Katari qëndruan për të vazhduar punën me zyrtarët izraelitë të zbulimit për një zgjatje të armëpushimit katërditor, që pritej të përfundonte mëngjesin e së martës, tha një diplomat i informuar për këtë vizitë, por i cili kërkoi t’i ruhet anonimiteti.

Lexo edhe:

Izraeli bën bilancin e goditjes së Iranit: Vramë 11 shkencëtarë dhe 30 zyrtarë të lartë

Ushtria izraelite vret 4 palestinezë në Bregun Perëndimor, mes tyre një 15 vjeçar

Këto përpjekje duket se patën rezultat, ndërsa Ministria e Jashtme e Katarit njoftoi se Izraeli dhe Hamasi patën rënë dakort për zgjatjen e armëpushimit me dy ditë të tjera përtej të hënës, duke rritur kështu edhe shanset për një pauzë më të gjatë të luftës.

Katari mban lidhje të ngushta me Shtetet e Bashkuara. Në këtë vend gjendet baza më e madhe ushtarake amerikane në këtë pjesë të globit, mes Evropës dhe Japonisë. Katari gjithashtu mbajti një komunikim me Izraelin që nga viti 1995 dhe ka mbështetur Gazën me ndihma të vlerësuara deri në 1 miliard dollarë, që nga viti 2014. Pra, Katari gjendet në një pozitë unikale për të ndërmjetësuar gjatë bisedimeve për armëpushim, ku janë të përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara dhe Egjipti.

Zoti Guzansky thotë se Izraeli ka nevojë për Katarin, duke vënë në dukje se vendet e tjera arabe kanë interesa gjithnjë e më shumë në Izrael dhe po normalizojnë marrëdhëniet. “Katari shihet si i vetmi lojtar në botën arabe që është besnik ndaj kauzës palestineze”, thotë ai.

Në emiratin e Katarit ka patur një zyrë politike të Hamasit që nga viti 2012, duke i mundësuar Katarit që të ushtrojë një lloj influence tek vendimmarrësit e këtij grupi militant. Zyrtarët më të lartë të Hamasit jetojnë në Katar, ndër ta edhe udhëheqësi suprem i këtij grupi, Ismail Haniyeh.

Katari thotë se zyra politike e Hamasit në kryeqytetin Doha, u pranua me kërkesë të zyrtarëve amerikanë që dëshironin të krijonin një kanal komunikimi, ashtu siç u veprua kur Doha pranoi çeljen e zyrave të talebanëve, gjatë luftës 20-vjeçare të Amerikës në Afganistan.

Zyrtarët e Katarit thanë se udhëhiqen nga dëshira për të ulur konfliktin, nëpërmjet lidhjeve të tyre me disa grupe islamiste, përfshirë Hamasin, Vëllazërinë Myslimane në Egjipt dhe talebanët. Kjo është kritikuar në Izrael, si dhe nga disa ligjvënës amerikanë dhe qeveri të vendeve fqinje arabe.

“Ky është pushtet i butë, i mobilizuar në interes të Amerikës”, tha Patrick Theros, ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara në Katar. “Mbajtja në vend e organizatave me të cilat Shtetet e Bashkuara nuk mund të shfaqen se kanë komunikim, është pjesë e kësaj politike”.

Ky vend i pasur arab me vetëm 300 mijë banorë ka shfrytëzuar vendndodhjen strategjike dhe pasuritë e jashtëzakonshme të gazit natyror për të ushtruar ndikim politik dhe për të ushtruar fuqinë e tij të butë në mbarë botën, përfshirë edhe si vendi organizator i Kupës së Botës 2022.

Gjatë negociatave Izrael-Hamas, ndërmjetësit nga Katari, së bashku me ata nga Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara, u përballën me detyrën e vështirë për t’i bërë palët ndërluftuese që t’i besonin diplomacisë, ndërkohë që besimi ishte joekzistent.

Gjatë fundjavës, Hamasi u ankua se Izraeli pati shkelur kushtet e armëpushimit dhe tha se marrëveshja ishte në rrezik. Vetëm 137 kamionë me ndihma humanitare kishin hyrë të premten, ditën e parë të armëpushimit, si dhe 187 në ditën e dytë, tha agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë. Izraeli kishte premtuar të lejonte 200 kamionë në ditë.

Zyrtarët nga Katari bënë takime në person me zyrtarët izraelitë për të shpëtuar marrëveshjen, thotë diplomati. Takimi disaorësh të shtunën me zyrtarët e Mossadit në Tel Aviv rezultoi me rëndësi jetike. Papritmas, marrëveshja u rikthye në fuqi. Hamasi dorëzoi pjesën e dytë të pengjeve izraelite, familjet në Bregun Perëndimor pritën me gëzim 39 gra dhe adoleshentë të tjerë të liruar nga burgu dhe palestinezët dolën nga vendstrehimet e tyre në Gazë për të gjetur karburant dhe të afërmit që mungonin.

Ministrja e shtetit e Katarit për bashkëpunimin ndërkombëtar, Lolwah Al-Khater, u bë zyrtarja e parë e huaj që vizitoi Rripin e Gazës të shtunën. Ajo shfrytëzoi pauzën në luftime për të parë nga afër situatën me furnizimin me ndihma, u takua me të plagosurit palestinezë dhe bisedoi me Wael al-Dahdouhin, drejtues i degës në Gazë të kanalit televiziv të financuar nga Katari, Al Jazeera, i cili humbi bashkëshorten, djalin dhe nipin, që u vranë gjatë sulmeve ajrore izraelite. Ky rrjet transmetimi në mbarë botën arabe ka kamera më shumë se çdo televizion tjetër në Gazë dhe ka dominuar mbulimin e lajmeve për luftën.

Pavarësisht dallimeve mes tyre, Izraeli dhe Hamasi kanë interes për ta zgjatur situatën e qetë. Edhe pse shtohen pikëpyetjet se çfarë mund të ndodhë pas luftës, një zyrtar i Katarit, i cili foli në kushte anonimiteti, thotë se vendi i tij qëndron i përqëndruar tek gjërat që janë të mundshme për momentin, siç është ruajtja e armëpushimit dhe parandalimi i një lufte rajonale, që mund të tërheqë në luftime Iranin, apo militantët e Hezbollahut në Liban.

Zyrtarë të shumtë kanë kaluar nëpërmjet Dohas për këtë qëllim, përfshirë ministrin e jashtëm të Iranit, kryeministrin e përkohshëm të Libanit dhe drejtorin e CIA-s.

“Nuk ka asnjë konflikt që filloi dhe përfundoi në fushën e betejës”, tha të hënën Majed al-Ansari, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit, për agjencinë e lajmeve Associated Press. “Tani, pasi pengjet po lirohen dhe ka pauza në luftime, mund të arrijmë të gjejmë një zgjidhje”. /VOA

Etiketa: HamasiIzraelikatari

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli bën bilancin e goditjes së Iranit: Vramë 11 shkencëtarë dhe 30 zyrtarë të lartë

10:15 : 27/06/2025
BOTA

Ushtria izraelite vret 4 palestinezë në Bregun Perëndimor, mes tyre një 15 vjeçar

22:10 : 26/06/2025
BOTA

I “zhdukur” prej një jave/ Ajatollahu: E shtypëm Izraelin, SHBA-së i dhamë një shuplakë të rëndë

13:27 : 26/06/2025
BOTA

Izraeli sinjalizon dialog me Iranin: Bisedimet mund të nisin së shpejti

23:04 : 24/06/2025
BOTA

Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran

17:07 : 24/06/2025
BOTA

Cili ishte roli i Katarit në armëpushimin Izrael–Iran dhe si u arrit marrëveshja

13:47 : 24/06/2025
Para

Hamasi liron edhe 11 pengje izraelite, Izraeli 33 të burgosur palestinezë

TË GJITHA

Si ta kuptoni se dhimbja juaj e kokës lidhet me diabetin

15:22 : 27/06/2025

Gjykata refuzon të shtyjë gjykimin kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu

15:15 : 27/06/2025

Dalin EMRAT, kush janë dy burrat që përdhunoin 38-vjeçaren dhe e shfrytëzonin për prostitucion

15:10 : 27/06/2025

Me hile drejt Europës/ Si po ndryshohet pa zhurmё ligji për investimet e huaja në Shqipёri

15:03 : 27/06/2025

Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë edhe një vit në Kosovë

14:56 : 27/06/2025

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

14:52 : 27/06/2025

Mori fëmijën dhe u largua nga banesa, shpallet në kërkim 30-vjeçarja

14:41 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com