• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

De Biasi bëhet pishman pas 7 vitesh: Më vjen keq që nuk e mora Gjimshitin në Euro 2016

23:02 : 27/11/2023
në SPORT

Ai nuk është më i vetmi, që e ka udhëhequr kombëtaren shqiptare të futbollit drejt finaleve të një kompeticioni madhor si Kampionati Europian. Megjithatë, do të mbetet në historinë kuqezi si i pari që arriti ta “thyejë akullin” më 2016, ta bënte “sefte” në këtë drejtim, duke i dërguar kuqezinjtë në finalet e Europianit të Francës.

I përsëritur në sukses nga braziliani Sylvinho tashmë, me kualifikimin e “Euro 2024” në xhep, italiani nuk ndihet xheloz, por mendon se grupi i lojtarëve në dispozicion të Sylvinho është më cilësor, luajnë në klubet më të mira të Europës.

Gianni de Biasi foli për “Euronews Albania”, duke cekur disa çështje. Natyrisht, nuk mund t’i shmangej asaj për të cilën akuzohet më shumë, që e la jashtë listës së kombëtares së “Euro 2016” mbrojtësin Berat Gjimshiti, tashmë kapiten i kuqezinjve:

“Nga 2016 deri më sot kanë kaluar 7 vite, secili lojtar ka marrë shumë eksperiencë. Isha unë që e sinjalizova të shkonte tek Atalanta. Më vjen keq që e lashë jashtë finaleve të Europianit më 2016, por nuk kishte luajtur shumë.

Miku im, që ishte drejtor i Atalantës, më tha nëse nuk luan rregullisht, si do ta merrni. Pati debat mbi përzgjedhjet e mia në Europian. U përpoqa të merrja ata që ishin më mirë dhe kishin luajtur më shumë në ndeshjet më përpara.

Lexo edhe:

Pas Ardon Jasharit, Tare synon një tjetër futbollist shqiptar për Milanin

U përfol se do të merrte drejtimin e Flamurtarit, reagon De Biasi

Duhet të kemi parasysh se Gjimshiti sot është 29 vjeç, atëherë ishte vetëm 22. Asokohe ishte djalë i ri, sot me eksperiencë. Në Itali kishte shkuar si fillestar, sot është lojtar i afirmuar, që ka treguar cilësitë e tij. Ta krahasosh me 7 vite më parë është diçka komplet tjetër”.

De Biasi po përlfitet për të marrë drejtimin e kombëtares së Kosovës, figuron mes kandidatëve potencialë, por pohon se nuk ka asnjë konakt për momentin.

Njëherazi, shprehet i disponueshëm për ta marrë përsipër këtë detyrë: “Duke qenë se Presidenti i Federatës së Kosovës e di numrin tim të telefonit, sepse në të kaluarën kemi kontaktuar shpesh, mund të bisedojmë.

Do të isha i nderuar të bëja të njëjtat gjëra si me Shqipërinë. Kosova ka shumë cilësi dhe besoj janë kushtet për të punuar mirë. Gjithçka varet dhe nga fakti i përbërjes së grupit. Duhet ngritja e një grupi kompakt, për mendimin tim arritja e objektivave është e mundur. A jam kontaktuar nga drejtuesit e FFK? Deri tani jo”.

Si italian që është, natyrisht nuk e hedh poshtë punën e Edy Reja në stolin e kombëtares kuqezi, kur i kërkohet të krahasojë atë që bëri më pas Sylvinho, e cila kulmoi me kualifikimin në finalet e “Euro 2024”: “Çfarë bëri Sylvinho, që nuk u pa te Reja? Është e vështirë për t’u vlerësuar.

Nuk e kam parë si kanë punuar Sylvinho apo Reja, nuk kam qenë i pranishëm. Është e vështirë të them pse Reja nuk ia doli dhe Sylvinho po. Shqipëria mund të ketë shanse për ta kaluar grupin në finalet e Europianit të Gjermanisë, shpresoj që më 2 dhjetor të ketë short pozitiv. Shqipëria ka luajtur në grupe të vështira me Serbinë, Italinë dhe Spanjën. Ia uroj me gjithë zemër ta kalojë fazën e grupeve.

Në teori, Shqipëria mund të përballet me Italinë dhe kjo do të ishte sfidë e vështirë. Nëse ka fatin e keq të përballet me skuadra si Franca apo Anglia, do ta ketë edhe më të vështirë. Megjithatë, gjithçka që do të bëjë në Europianin e vitit të ardhshëm do të jetë sukses. Shqipëria ka lojtarët kryesorë, ka grup djemsh që merren vesh mirë. Keni Armand Dukën, që është zëvendëspresident i UEFA-s”.

 

Etiketa: De BiasiGjimshiti

Lajme të lidhura

SPORT

Pas Ardon Jasharit, Tare synon një tjetër futbollist shqiptar për Milanin

18:59 : 06/08/2025
SPORT

U përfol se do të merrte drejtimin e Flamurtarit, reagon De Biasi

17:28 : 12/06/2025
SPORT

Gjimshiti mungon kundër Letonisë, Sylvinho tregon zëvendësuesin: Po më ‘çmend’!

11:37 : 08/06/2025
SPORT

Kush do të fitojë? De Biasi “ndez” sfidën Shqipëri – Serbi: Mos bëni…

11:06 : 02/06/2025
SPORT

FOTO/ Berat Gjimshiti zgjidhet në formacionin e javës në Serinë A

11:16 : 29/04/2025
SPORT

Gjimshiti kalon dëmtimin, stërvitet normalisht me Atalantën

15:36 : 23/04/2025
Para

Britania zbulon një lloj të ri të “gripit të derrit” te njeriu

TË GJITHA

Izraeli, gati për pushtim/ Imazhet satelitore tregojnë grumbullim të trupave në kufi me Gazën

17:35 : 08/08/2025
WASHINGTON, DC - APRIL 07: U.S. President Donald Trump (R) speaks alongside Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu with a model of Air Force One on the table, during a meeting in the Oval Office of the White House on April 7, 2025 in Washington, DC. President Trump is meeting with Netanyahu to discuss ongoing efforts to release Israeli hostages from Gaza and newly imposed U.S. tariffs. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

“Nuk ka uri në Gaza”/ Trump i bërtet Netanyahu gjatë telefonatës për raportet mbi krizën humanitare

17:22 : 08/08/2025

Ish-skuadra e Brojës zhduket nga futbolli profesionist pas 133 vitesh histori

17:22 : 08/08/2025

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

17:13 : 08/08/2025

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

17:12 : 08/08/2025

SHBA ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e Maduros

17:11 : 08/08/2025

Qytetari kap mashtrimin me makinat nga Koreja: E njëjta makinë, 100 mijë km më pak dhe çmim më i lartë

16:59 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com