• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Cili është plani i NATO-s për Ballkanin?

Kreu i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sapo përfundoi vizitën në vendet e Ballkanit Perëndimor këtë javë. Çfarë po përpiqet të bëjë aleanca ushtarake para disa vatrave të pashuara të zjarrit aty?

14:44 : 25/11/2023
në AKTUALITET, RAJONI

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg këtë javë brenda pak ditësh vizitoi disa vende të Ballkanit Perëndimor për të treguar mbështetjen dhe angazhimin e aleancës veriore atlantike në një rajon që ka në disa fronte njëherësh disa vatra të pashuara zjarri që rrezikojnë sigurinë. “Ky rajon nga ana strategjike është i rëndësishëm për NATO-n, dhe ka disa arsye për shqetësime”, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi në Shkup të mërkurën në fund të turit ballkanik. “Ne shohim kërcënim për shkëputje në Bosnje-Hercegovinë, një gjendje të brishtë të sigurisë në Kosovë, dhe një ngecje të normalizimit mes Beogradit dhe Prishtinës.”

Që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë në vitet 90-të, NATO ka luajtur një rol të rëndësishëm në stabilizimin e rajonit. Ajo intervenoi në Bosnje dhe Kosovë në luftërat e përgjakshme që shënuan edhe fundin e Jugosllavisë dhe krijimin e shteteve të pavarura. Sot tre nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë në NATO. Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Serbia, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina nuk janë pjesë e aleancës.

Jens Stoltenberg dhe Dmitar Kovacevski
Jens Stoltenberg dhe Dmitar KovacevskiFotografi: Government of North Macedonia

Zhvillimet në Kosovë shqetësuese

Armiqësia mes minoritetit etnik serb dhe shumicës shqiptare në Kosovën e njohur vetëm nga 22 nga 27 vende të BE dhe SHBA është rritur. Serbia dhe Rusia e mohojnë pavarësinë e Kosovës. Në maj trupat e NATO-s u plagosën në përpjekje për të ulur tensionet në veri të Kosovës, pranë kufirit serb. Serbët e Kosovës kanë një mosbesim të thellë ndaj autoriteteve të Kosovës dhe ruajnë marrëdhënie të ngushta me Serbinë. Më 24 shtator katër vetë u vranë në luftimet mes policisë së Kosovës dhe serbëve etnikë që u barrikaduan në një manastir.

Lexo edhe:

NATO: Rusia po humb 1300 ushtarë në ditë, asnjë përparim i rëndësishëm në Ukrainë

Nis sot takimi dyditor i liderëve BE-Ballkani Perëndimor në Shkup

Si rezultat NATO përforcoi trupat në Kosovë me 1000 ushtarë dhe patrullimet në veriun e dominuar nga serbët. Trupat e KFOR-it kështu arrijnë në 4.500 vetë, sipas agjencisë Reuters. Stoltenberg në Prishtinë tha të hënën, se NATO do të bëjë çfarë është e nevojshme të ruajë sigurinë, qetësinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë. “Ne tani jemi duke rishikuar, nëse duhet të kemi një rritje të përhershme që të sigurojmë se spiralja nuk del jashtë kontrollit dhe krijon një konflikt të rë ri të dhunshëm në Kosovë apo më tej në rajon.”

Republika Srpska kërcënon të shkëputet nga Bosnja

Ndërkohë që në Bosnje-Hercegovinën multietnike, Republika Srpska kërcënon të shkëputet. Kjo republikë përbën rreth gjysmën e territorit të Bosnje-Hercegovinës me rreth 1,2 milionë banorë, shumica serbë etnikë. Republika Srpska u krijua gjatë shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë në një kontekst të përgjakshëm. BE, e cila mori misionin paqeruajtës në Bosnje-Hercegovinë nga NATO në vitin 2004 nuk është aspak popullore në Republikën Srpska, e cila mban lidhje të ngushta me Serbinë dhe Rusinë.

Stoltenberg me Këshillin Ministror në Bosnje.Hercegovinë -tavolina në formë U-je dhe mikrofonë para politikanëve
Stoltenberg me Këshillin Ministror në Bosnje-HercegovinëFotografi: Samir Jordamovic/Anadolu/picture alliance

Mesazh për Moskën

Para këtyre krizave, në fund të turit të tij ballkanik në Shkup, Stoltenberg në një deklaratë me krerë të vendeve aleate të NATO-s. Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut iu drejtua pjesërisht Mokës. NATO e shikon Rusinë të luajë një rol destabilizues, veçanërisht që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. “Shtete autoritare si Rusia kërkojnë të minojnë demokracitë tona me kërcënime kibernetike dhe hibride”, tha Stoltenberg që pritet të largohet si kreu i aleancës veriore atlantike.

Sipas Bojana Zoric nga Insituti Europian për Studimet e Sigurisë, në përgjithësi qëllimi i Rusisë në rajon është të ndalë shtrirjen e NATO-s dhe pëfshirjen e tyre në BE. Lufta në Ukrainë i ka bërë të qarta ndarjet ekszistuese. “Ballkani Perëndimor nuk është i unifikuar, kur vjen puna tek përgjigja që duhet dhënë për luftën në Ukrainë.” Kjo i shkon në favor Moskës, sipas Zoric. “Rusia gjithmonë dëshiron të kapë çdo mundësi për të prodhuar tensione dhe rindezë armiqësitë e vjetra në rajon dhe në një mënyrë të përdorë ndarjet etnike për përfitimet e saj”, tha Zoric për DW.

Jens Stoltenberg pritet në Prishtinë nga presidentja Vjosa Osmani. Stoltenberg dhe Osmani duke ecur mbi qilimin e kuq - nderime ushtarake nga garda e Republikës së Kosovës
Stoltenberg pritet në Prishtinë nga presidentja e Kosovës, Vjosa OsmaniFotografi: Office of the Kosovo Presidency

Çfarë arriti Stoltenberg me vizitën në Ballkanin Perëndimor?

Për Zoric, vizita e kreut të NATO-s në Ballkan ishte më shumë për të dërguar një “mesazh të qartë në rajon dhe faktorë të tjerë prezentë, të përfshirë duke pasur parasysh edhe Rusinë, se NATO mbetet fuqimisht e angazhuar për të ruajtur sigurinë.”

“Një prezencë e shtuar e NATO-s do duhej të bëjë që të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje me shpresë të nxisë edhe rigjallërimin e normalizimit efektiv të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.” Serbia, e cila dëshiron të jetë pjesë e BE, por jo e NATO-s, nuk do të rrezikojë një konflikt me aleancën ushtarake, sipas Zoric. Shumica e vende të BE janë në NATO. Aktualisht Beogradi mban marrëdhënie të stabilizuara me NATO-, sipas analistes. Prandaj ekspertja nuk sheh rrezik akut konfrontimi në horizont. “Jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen, Rusia nuk do të jetë e aftë t’ia dalë për t’i hyrë një lufte në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht duke pasur në mendje, se gjysma e Ballkanit Perëndimor është në NATO, thekson Zoric. Në vend të kësaj Moska do të tentojë më shumë të vazhdojë me politikën e saj të nxitjes së tensioneve duke punuar për këtë me partnerët që ka në rajon./dw

Etiketa: ballkani perendimornatostoltenberg

Lajme të lidhura

BOTA

NATO: Rusia po humb 1300 ushtarë në ditë, asnjë përparim i rëndësishëm në Ukrainë

17:04 : 30/06/2025
AKTUALITET

Nis sot takimi dyditor i liderëve BE-Ballkani Perëndimor në Shkup

08:27 : 30/06/2025
BOTA

Evropa Lindore planifikon brez minash kundër Putinit

09:03 : 29/06/2025
AKTUALITET

“NATO ka vdekur”, ish-këshilltari i Trump: Ja si duhet të reformohet

21:18 : 28/06/2025
AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

08:05 : 28/06/2025
AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi/ Berisha: Do kërkojmë prap Komision Hetimor për udhëtimet me çarter të Ramës

13:55 : 27/06/2025
Para

Moti i keq/ Probleme me qarkullimin nga dëbora në veri, shtyhen lundrimet

TË GJITHA

Ish-zyrtari i lartë i SHBA: Trump ndaloi Serbinë të pushtonte Kosovën

20:25 : 30/06/2025

Zjarret shkaktuan 16.75 mln euro dëme në pyje, deri tani flakët kanë shkumbuar rreth 2800 hektarë

20:21 : 30/06/2025

Aktiviteti prodhues i Kinës tkurret për të tretin muaj radhazi

20:18 : 30/06/2025

Barcelona e gatshme të sakrifikojë yllin e skuadrës për transferimin e Williams

20:03 : 30/06/2025

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme! Sa janë shifrat për Shqipërinë

20:01 : 30/06/2025

Qëndrimit i lëkundshëm i Trumpit për bisedime me Iranin shkakton hutim në Teheran

19:49 : 30/06/2025

“1 në 50 shqiptarë në burg”/ Nigel Farage: Shifrat e mia janë “ok”, të Ramës gabim!

19:49 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com