• Kontakt
Thursday, October 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“E premte zezë” për Euron, kursi me Lekun prek nivelin më të ulët prej fillimit të gushtit

13:37 : 24/11/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Leku e mbylli javën duke u forcuar më shumë në kursin e këmbimit me të gjitha valutat e huaja kryesore.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të premten me 102.43 lekë, duke humbur rreth 1.5 lekë në harkun e një jave në kursin e këmbimit me monedhën vendase. Ky është niveli më i ulët i kursit të këmbimit Euro-Lek që prej datës 2 gusht.

Rënia e Euros ka tërhequr në rënie të gjitha valutat e tjera kryesore që kuotohen në tregun shqiptar. Dollari Amerikan zbriti në nivelin e 93.9 lekëve dhe në harkun e një jave ka humbur afërsisht 1.7 lekë në kursin e këmbimit. Edhe kursi i Dollarit Amerikan me Lekun ka prekur nivelin më të ulët që prej datës 2 gusht.

Paundi Britanik u këmbye në vlerën e 117.97 lekëve, niveli më i ulët që prej datës 25 korrik.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 23 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Këmbimi valutor 22 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Prej një muaji, Leku ka nisur një cikël të ri dhe deri diku të papritur mbiçmimi në kursin e këmbimit.

Sipas burimeve nga tregu, rënia është shpejtuar në dy javët e fundit për shkak të një rritjeje të fortë të ofertës së Euros në tregun valutor. Disa prej kompanive që administrojnë hidrocentrale private kanë shitur sasi të mëdha të Euros gjatë kësaj periudhe. Kushtet e favorshme hidrike kanë rritur prodhimin e energjisë elektrike gjatë vjeshtës, duke bërë që bilanci energjetik në këtë periudhë të jetë pozitiv. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka kryer eksporte të energjisë gjatë muajit nëntor, por, bazuar në informacionet nga tregu, me sa duket, edhe prodhuesit më të vegjël të energjisë kanë eksportuar në sasi të konsiderueshme. Kjo ka sjellë prurje valutore edhe më të mëdha, duke e zhvendosur në ulje kursin e këmbimit mes Euros dhe Lekut.

Oferta e Euros dhe kërkesa për Lekë në muajt e fundit vlerësohet se është ndikuar edhe nga një tendencë e konvertimit në monedhën vendase të kredive të mbajtura në valutë të huaj. Për shkak të kursit të ulët të këmbimit të Euros dhe normave më të ulëta të interesit për kreditë në Lekë, shumë huamarrës kanë shfrytëzuar rastin për të konvertuar valutën e kredisë së tyre.

Nga ana tjetër, rënia e fortë e kursit po ndikohet edhe nga një ofertë mjaft e shtrënguar e Lekut në tregun valutor. Depozitat bankare në lekë paraqiten në stanjacion, ndërsa agregati monetar M2 po shfaq normat më të ulëta të rritjes në pesë vitet e fundit. Një rol shumë të rëndësishëm në uljen e ofertës së Lekut besohet se ka luajtur suficiti buxhetor rekord i qeverisë shqiptare. Në fund të 10-mujori, vlera e suficitit kishte vlerën e 48 miliardë lekëve, pranë niveleve më të larta historike që ishin regjistruar në fund të muajit shtator.

Pritshmëritë ishin që në muajt e fundit të vitit qeveria të rriste ritmin e shpenzimeve, duke injektuar më shumë Lekë në ekonomi. Mendohej se ky mund të ishte një faktor që mund të sillte një zhvlerësim të përkohshëm të Lekut, por deri tani asgjë e tillë nuk ka ndodhur.

Përkundrazi, kursi i Euros po i drejtohet sërish niveleve më të ulëta historike, që u regjistruan në korrik të këtij viti./Monitor

Etiketa: eurokembimi valutor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 23 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:13 : 23/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 22 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:30 : 22/10/2025
AKTUALITET

Ofertë e lartë dhe kërkesë e pakët, Euro prek minimum të ri historik

14:24 : 21/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 21 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:04 : 21/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor, 20 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:02 : 20/10/2025
AKTUALITET

U kap me 700 mijë euro të padeklaruara, arrestohet shqiptari në kufirin Kroaci–Bosnje

19:26 : 18/10/2025
Para

Homazhet do mbahen në Teatrin “Migjeni”, Julian Deda reagon për herë të parë për vdekjen e të atit

TË GJITHA

Këmbimi valutor 23 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:13 : 23/10/2025

Mos harroni çadrat! Mësoni parashikimin e motit për sot

08:12 : 23/10/2025

Horoskopi, 23 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 22/10/2025

Rasti i Ervis Martinajt, Karamuço: Nuk ka asnjë provë që ka vdekur

22:51 : 22/10/2025

“Vija e kuqe” nga Lalzi në Rodon, si u grabitën pronat e banorëve

22:43 : 22/10/2025

Projekti i prish shtëpinë dhe e lë mes katër rrugëve! Bashkia e Tiranës nuk i jep bonusin e qirasë

22:32 : 22/10/2025

Kush e vrau gjyqtarin Skerdilajd Konomi? Ja çfarë zbulohet në dosjen e tjetërsimeve të tokave në Lalz

22:15 : 22/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com