• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arben Ahmetaj ‘bëhet i gjallë’: Jam i persekutuar politik!

11:10 : 23/11/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE, VIDEO

Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj shprehet se po bëhet një “persekutim politik” ndaj tij me akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tij në procedimin penal të lidhur me inceneratorët.

Përmes një postimi në “FB” këtë të enjte nga arratia, zbulon se ka kërkuar “një Opinion të dytë të pavarur (Indipendent Second Opinion) nga një firmë ligjore ndërkombëtare me qendër në SHBA”.

Raporti i kësaj firme ligjore, shton, konkludon mes të tjerash se në akuzat e ngritura ndaj tij ka “sulme te orientuara politikisht”.

“Këtë raport ia kam dërguar Ministrit të Drejtësisë, Kryetares së Kuvendit, Kryeinspektorit Metani, si dhe disa përfaqësive të huaja të shteteve dhe institucioneve që kanë kontribuar në reformën në drejtësi. Tashmë nuk kam më as habi, e as çuditem nga goditjet e orientuara, të kaluara, të tashme e të ardhme. Nuk kam çudi as nga standardet e aplikuara. Në të ardhmen e afërt do të komunikoj në detaje për akuza / supozime e përtej…”, përfundon Ahmetaj.

Ish numri dy i qeverisë është nën akuzë edhe për procedimin penal për privatizimin e ish-fabrikës së bukës në zonën e Medresesë. Edhe për këtë rast, ai ka pretenduar se është i pafajshëm.

Lexo edhe:

Të pandehurës hajdute Balluku i thurin një poezi

Vrasja e Gentian Bejtjas, Prokuroria e Tiranës kërkon 23 vite burg për Ilir Beqarajn

Reagimi

Në postimin në rrjetin social, Ahmetaj shkruan:

“Në vazhdën e persekutimit politik për më shumë se një vit e gjysëm, të vazhduar e orientuar në media (të financuara nga inceneratorët) dhe në institucionet e akuzës, u detyrova të kërkoja një Opinion të dytë të pavarur (Indipendent Second Opinion) nga një firmë ligjore ndërkombëtare me qendër në SHBA.
Firma ligjore “Nixon Peabody” mori në shqyrtim të gjithë raportin e SPAK paraqitur në kërkesën që ky i fundit dorëzoi në Kuvend për heqjen e imunitetit parlamentar. Firma ligjore “Nixon Peabody” pas disa muajsh punë me bashkëpunëtorë me eksperiencë të fushës (ish-prokurorë federalë, apo ish-investigatorë të institucioneve ligjzbatuese amerikane) kanë prodhuar një raport të gjatë prej 420 faqesh duke u bazuar në standardet ndërkombëtare, prezumimin e pafajësisë dhe të drejtat themelore të njeriut”.
Më tej, shton:
“Në raport ka dhe një përmbledhje prej 38 faqesh, ku bie në sy një nga konkluzionet e “political motivation or others…”, pra sulme te orientuara politikisht, për akuzat e ngritura ndaj meje, përmbledhje e cila mund të lexohet lehtësisht nga kushdo i interesuar. Këtë raport ia kam dërguar Ministrit të Drejtësisë, Kryetares së Kuvendit, Kryeinspektorit Metani, si dhe disa përfaqësive të huaja të shteteve dhe institucioneve që kanë kontribuar në reformën në drejtësi. Më poshtë kam atashuar linkun e materialit të plotë, i cili është lehtësisht i aksesueshëm. Tashmë nuk kam më as habi, e as çuditem nga goditjet e orientuara, të kaluara, të tashme e të ardhme. Nuk kam çudi as nga standardet e aplikuara. Në të ardhmen e afërt do të komunikoj në detaje për akuza / supozime e përtej”…

Etiketa: arben ahmetajinceneratorespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Të pandehurës hajdute Balluku i thurin një poezi

14:30 : 17/11/2025
Lajmet e Dites

Vrasja e Gentian Bejtjas, Prokuroria e Tiranës kërkon 23 vite burg për Ilir Beqarajn

14:18 : 17/11/2025
AKTUALITET

Korrupsion dhe abuzime me tenderat, kallëzohet në SPAK drejtori i Albpetrol, Eltar Deda

14:11 : 17/11/2025
AKTUALITET

Berisha kërkesë SPAK: Të shtyhet marrja në pyetje për 21 janarin

13:52 : 17/11/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca ndaj Veliajt, përplasja në GJKKO mes avokatëve dhe prokurorit të SPAK

13:02 : 17/11/2025
AKTUALITET

Blenë vota për Shkëlqim Hoxhën/ GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për 5 të pandehurit

12:51 : 17/11/2025
Para

Erzen Breçani në dijeni të trafikut të drogës, si e këshillonte të birin të fshihte gjurmët e krimit

TË GJITHA

Të pandehurës hajdute Balluku i thurin një poezi

14:30 : 17/11/2025

Vrasja e Gentian Bejtjas, Prokuroria e Tiranës kërkon 23 vite burg për Ilir Beqarajn

14:18 : 17/11/2025

Korrupsion dhe abuzime me tenderat, kallëzohet në SPAK drejtori i Albpetrol, Eltar Deda

14:11 : 17/11/2025

“Në çdo vrasje ka një polic”/ Balliu te “Mbrojtja”: Strukturën e shtetit e keni të lidhur me krimin

13:57 : 17/11/2025

Berisha kërkesë SPAK: Të shtyhet marrja në pyetje për 21 janarin

13:52 : 17/11/2025

Misri serb bën ‘kërdinë’, bllokohen 520 ton të tjera në doganën e Hanit të Hotit

13:39 : 17/11/2025

Vrasja e agjentit në Rinas, kreu i AMP-së: Kemi marrë masat e nevojshme

13:24 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com