• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Shqipëria është zjarr në sulm”, Ansi Agolli: Evropiani është magjik, duhet shijuar

18:37 : 22/11/2023
në SPORT

Ansi Agolli, ish kapiteni i Kombëtares, në një intervistë për News24, analizoi ecurinë e kuqezinjve në këtë fushatë kualifikuese.

Agolli u ndal edhe te disa individë që lidhjen me të kaluarën e tij si Gjimshiti e Mitaj, ndërsa vlerësoi me nota të larta repartin ofensiv të ndërtuar nga Sylvinho.

15 pikë, vendi i parë në Grup, e prisje një paraqitje të tillë të Kombëtares?

Sigurisht, që në fillim të këtij kompeticoni dukej fryma që solli trajneri i ri. Lojtarët ishin më të pjekur nga sezoni i kaluar, kishte premisa për të bërë një sezon të mirë, por mendoj se kanë bërë më mirë se sa pritej, pasi kanë kaluar ato sfidat e “zjarrit” kundër Polonisë dhe Çekisë, ka qenë një sezon mjaft pozitiv

Çfarë shije të lë ky grup, trajneri Sylvinho, si të duket ky ekip përfaqësues?

Lexo edhe:

A mund ta prodhojë Shqipëria të gjithë ushqimin që i duhet?

Nga çmimet më të shtrenjta, te të ardhurat më të pakta për frymë/ Për çfarë mbajmë rekorde në Europë

Ky grup është mjaft cilësorë. Nuk është grup vetëm tani për tani. Me këtë grup mund të synojmë edhe kualifikimin për në Kupën e Botës. Le të jetë ky kualifikim një pikënisje për diçka më të madhe për Kombëtaren.

Në sytë e një ishi të famshëm, çfarë e bën ndryshe këtë ekip? Çfarë ka ndryshe ky ekip, qoftë duke e krahasuar edhe me ekipin që shkoi në Francë?

Mendoj që është kualiteti i lojtarëve. Ka lojtarë që luajnë në ekipet më të mira të Evropës, kjo nuk është pak. Kualiteti është një “armë” shumë e fortë në futboll.

Dua nga një koment shumë të shkurtër për dy individë që lidhen me të kaluarën tënde. E nisim nga kapiteni i ri. Si të duket Gjimshiti me shiritin në krahë. Është e vështirë të jesh kapiten i Shqipërisë?

Gjimshiti ka prej vitesh në Kombëtare, ka një staturë si brenda dhe jashtë fushë, është pozitiv. Përveç aftësive në fushë, është një zgjedhje mjaft e mirë, një zgjedhje natyrale. Pa diskutim që aty ka edhe lojtarë të tjerë me të njëjtën staturë, po e bëjnë mjaft mirë. Në futboll kur futesh në fushë, je profesionist, përqendrohesh më shumë te loja, tek ajo që duhet të bësh më mirë, por sigurisht nuk është e lehtë të jesh kapiten i Kombëtares, duhet të jesh i balancuar, diplomat, pozitiv, sidomos në momente të vështira. Ka specifikën e vet të jesh kapiten i Kombëtares, nuk është e lehtë.

Mario Mitaj, po e justifikon ndopak rolin tuaj, kemi vuajtur shumë në fakt në krahun e majtë që pas largimit tënd… Si të duket ky talent?

Mario është një lojtar mjaft i mirë, për mendimin tim ka ende shumë për të dhënë, sidomos në aspektin ofensivë pasi e ka kualitetin e duhur për ta bërë. Ka bërë një sezon mjaft të mirë, shpresoj të vazhdojë kështu pasi është në rrugën e duhur.

Kush është lojtari që të ka pëlqyer më shumë në këto kualifikuese, cili është detaji që të ka bërë më shumë përshtypje nga kjo fazë kualifikuese?

Shqipëria gjithnjë ka pasur lojtarë të mirë. Ne(ekipi i 2016) kemi shkuar në Evropian sepse kishim një grup të mirë. Kjo është edhe forca e kësaj skuadre, edhe këtë herë është grupi. Përveç kësaj, krahasim me skuadrën time, ka lojtarët përpara, lojtarët e krahut, kanë shumë kualitet përpara, mund të presësh gjithçka nga ata. Goditjen e portës, ekzekutimin, shpejtësinë, mbrojnë edhe mirë, kjo është pika e fortë, sigurisht e bashkëngjitur me një mesfushë të solide, me kualitet,  dhe me një mbrojtje kualitative.

I kam pyetur të gjithë ishët e famshëm të Kombëtares pas ndeshjen me Çekinë, të gjithë më thanë që e mbyllim me 19 pikë, duke llogaritur dy fitore në dy ndeshjet e fundit. Ka vend për t’u shqetësuar pas dy barazimeve kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe?

Po t’i shohësh ndeshjet e grupit, le të themi, Polonia çfarë beri në Moldavi, apo Çekia. Moldavia nuk është një skuadër e lehtë, sidomos kur luan në fushën e sajë, skuadër që i hap punë çdo ekipi. Nuk ka vend për tu shqetësuar, janë disa ndeshje që nuk shkojnë ashtu siç duhet, siç ishte sfida me Ishujt Faroe, ku Shqipëria gjeti Ishuj Faroe më të mirin në histori.

Pak euforik?

Mbase, por duhet të shohësh edhe skuadrën tjetër. Mendoj që Ishujt Faroe kanë bërë ndeshjen më të mirë në histori. Ishte një skuadër kompakte, e organizuar, nuk lanë shumë hapësira. Mendoj se skuadra Kombëtare i ka provat larg, sigurisht ka edhe prova të tjera që do të vijnë në të ardhmen, por jam i sigurt që do të bëjë më të mirë.

Si është të lush në një Evropian Ansi. Çfarë pret nga “Euro2024”?

Këto lojtarë që janë kualifikuar, deri në momentin që mbaron Evropiani, i sugjeroj që ta shijojnë këtë moment, është momenti i tyre.  Ato ditë që do të jenë në Evropian është diçka magjike, nuk ka fjalë për ta përshkruar, emocione të mëdha. Është diçka magjike, nga ky moment deri në fund të Evropianit.

A mund të bëjë ky ekip më mirë se sa në 2016?

Varet se çfarë ekipesh do të ketë në grup, varet edhe nga forma e lojtarëve, si do jenë në verë, që është e vështirë ta kesh ekipin në formë. Mbaj mend që De Biasi e grumbulloi ekipin gati 1 muaj e gjysmë përpara Evropianit, zhvilluam edhe një mini fazë përgatitore në Austri. Mendoj se çdo është e mundur, pasi të gjithë ekipet në atë periudhë nuk janë në formën e tyre më të mirë, duhet parë ecuria në ato momente.

/News24

Etiketa: Ansi AgolliShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A mund ta prodhojë Shqipëria të gjithë ushqimin që i duhet?

12:38 : 29/06/2025
AKTUALITET

Nga çmimet më të shtrenjta, te të ardhurat më të pakta për frymë/ Për çfarë mbajmë rekorde në Europë

07:59 : 28/06/2025
AKTUALITET

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria strehë për pastrimin e parave të drogës

12:11 : 27/06/2025
AKTUALITET

Radio France: Shqipëria, ndalesë për kokainën dhe rrjetet që shfrytëzojnë Portin e Durrësit

21:42 : 26/06/2025
AKTUALITET

Gjyqtarët pezullojnë ndalimet, 43 emigrantë kthehen nga Shqipëria në Itali

18:21 : 26/06/2025
AKTUALITET

Kosova me indeksin më të ulët të paqes dhe ekonomisë në rajon, përkeqësohet Shqipëria

17:43 : 26/06/2025
Para

“Mos na del dardhë”/ Djali i Breçanit bashkëpunonte për dorgë me Ergys Dashin e vrarë në Ekuador

TË GJITHA

Ishin zhdukur prej 4 ditësh, Policia gjen në afërsi të TEG-ut dy të miturit nga Maliqi

17:20 : 29/06/2025

Itali/ 59-vjeçari shqiptar humb jetën pasi bie nga 100 metra lartësi (EMRI)

17:14 : 29/06/2025

Zjarr masiv përfshin tregun ambulant në plazhin e Durrësit

16:58 : 29/06/2025

Shantazhoi 60 vajza/ Ridel në skenë përndjekësi serial nga burgu francez

16:55 : 29/06/2025

Zjarr në një pus nafte në fshatin Kozare në Kuçovë

16:51 : 29/06/2025

Vlorë/ Zjarr i madh në fshatin Hoshtimë, rrezikohen disa banesa

16:39 : 29/06/2025

Tkurret popullsia, mbi 150 mijë banorë ikën nga Kosova brenda pesë viteve

16:13 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com