• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

60 vjet nga vrasja e John F. Kennedy, a i jemi afruar së vërtetës?

11:23 : 22/11/2023
në BOTA

Prej dekadash kineastët dhe autorët përpiqen të zbardhin të vërtetën për vrasjen e John F. Kennedyt. Por shumica e tyre hasin në terr. Kur më 22 nëntor 1963 ra plumbi i parë ndaj autokolonës, që kalonte përmes Dallasit, ai goditi në grykë presidentin John F. Kennedy. Pak sekonda më vonë koka e tij ra mbrapsht, pasi u prek nga një plumb i dytë vdekjeprurës. Vrasja brutale në publik e Kennedyt është fiksuar në një xhirim nga amatori Abraham Zapruder me një film me ngjyra prej 8 milimetrash. Zapruder gjatë filmimeve kishte një pozicion perfekt ndaj itinerarit të autokolonës presidenciale. Imazhet e tij janë pikënisja e një sërë librave, dokumentarëve dhe filmave lidhur me atentatin.

Një vrasës i vetmuar apo jo?
Materiali filmik i Zapruderit le të hamendësosh, se atentatori i pandehur Lee Harvey Oswald, një ish-ushtar i marinës asokohe 24 vjeçar, nuk ka vepruar i vetëm. Komisioni Warren, që atëherë hetoi rrethanat e vrasjes së Kennedyt, arriti megjithatë në konkluzionin, se Oswald si doras i vetëm ka qëlluar të dy plumbat ndaj Kennedyt që nga shkolla Texas School Book Depository që ndodhej aty pranë.

60 vjet pas kësaj dite, që tronditi botën, shumë vazhdojnë të shtrojnë pyetjen, se nga erdhën plumbat, ndër të tjera kjo pyetje trajtohet edhe në produksionin aktual në Hollywood “Assassination”, me yjet e kinematografisë si Courtney Love, Viggo Mortensen, Shia LaBeouf, Al Pacino dhe John Travolta. Filmi i David Mamet bazohet në teorinë, se mafia e Çikagos ka mandatuar vrasjen e JFK, pasi ai ishte përpjekur ta gjunjëzonte atë.

Teoritë nuk mungojnë
E saktë është, se Kennedy përpara emërimit president kishte pasur lidhje të ngushta me mafien. E ai pas marrjes së postit iu kundërvu gangsterëve, duke udhëzuar hetime në nivel federal dhe përndjekje, që kërcënonin pushtetin dhe përfitimet e kriminalitetit të organizuar.

Lexo edhe:

“Tu bëftë pushka top”, Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vras njërin nga ju…

Vrasja e Paulin Harushës në Kanada/ Autorët u arratisën me fuoristradë, viktima la dy fëmijë jetimë

 

 

Por kjo është vetëm njëra nga një duzinë teorish, që janë krijuar që pas ditës fatale. Vepra më e njohur për sfondin e vrasjes së JFK është eposi filmik i Oliver Stone “JFK – Vendngjarja Dallas” i vitit 1994. Në këtë film Kevin Costner luan prokurorin e qarkut të Nju Orleans, Jim Garrison, i cili beson, se pas atenatit qendron më shumë, se sa gjetjet e komisionit Warren. Garrison dhe ekipi i tij hamendësojnë, se Oswald, të cilit iu ngarkua atentati, ka qenë agjent i CIA-s.

Enigma Lee Harvey Oswald

Oswald disa kohë i pati kaluar në Bashkimin Sovjetik, gjë që ushqeu spekulimet për influencën e Moskës. Por të tjerë autorë hamendësojnë një influencim të Kubës, pasi Kennedy ishte i interesuar të rrëzonte komunistin revolucionar Fidel Castro. Edhe ndaj FBI-së dhe pasuesit të Kennedyt në presidencë, Lyndon Baines Johnson (LBJ), lindën dyshime.

“The Man Who Killed Kennedy: The Case Against LBJ” është libri nga pena e Roger Stone, një bashkëpunëtor i Donald Trump, i cili pretendon, se pasardhësi i Kennedyt ka bashkëpunuar me gangsterë dhe shërbimet sekrete të SHBA-së për të vrarë presidentin. Shumë prej këtyre librave dhe filmave spekulativë janë publikuar gjithmonë me afrimin e ditës përkujtimore të vdekjes së Kennedyt, ndër to edhe libri i Stone, që doli në qarkullim 50 vjet pas vrasjes së JFK.

“Dëshmitari i fundit” flet pas heshtjes për dekada

Në shtator të këtij viti “New York Times” u mor nga afër me një raport të Paul Landis, një ndër agjentët sekret, që ndodhej vetëm pak metra larg Kennedyt kur u qëllua ndaj tij. Raporti i Landisit vë në pikëpyetje teorinë e “një plumbi të vetëm” të komisionit Warren. Sipas kësaj teorie, vetëm njëri nga tre plumbat depërtoi gurmazin e Kennedy-it përpara se të godiste guvernatorin e Teksasit, John B. Connally, që ishte ulur në sediljen e përparme duke e plagosur atë në shtyllën kurizore, në gjoks, në kyçin e dorës dhe në kofshë.

Eshtë e habitshme, që Landis pavarësisht se ndodhej kaq pranë ngjarjes, asnjëherë nuk është marrë në pyetje nga Komisioni Warren. 60 vjet rresht, edhe sot 88 vjeçari, ka heshtur për këtë temë. Në memuaret e tij të botuara në Gjermani më 10 tetor 2023 me titullin “The Final Witness”, Landis shkruan, se ai nuk do të përhapë teori konspiracioni për vdekjen e JFK. Por meqënëse ai e hedh poshtë pretendimin, se një plumb i vetëm ka shkaktuar kaq shumë dëm, kjo do të thotë si rrjedhojë, që Oswald nuk ka qenë i vetmi atentator.

Gjithnjë e më shumë dokumenta

Libri i vitit 1993 “Case Closed” nga Gerald Posner në të kundërt arrin në përfundimin, se Lee Harvey Oswald ka vepruar i vetëm. Oswald vetëm dy ditë pas vrasjes së Kennedyt u vra nga pronari i një klubi nate, Jack Ruby, në qilarin e presidiumit të policisë në Dallas. Komisioni Warren nuk gjeti dëshmi, që Ruby të ketë qenë pjesëmarrës në vrasjen e JFK, madje as që vrasja e Oswald prej tij ka qenë pjesë e një kamuflimi. Në dhjetor 2022 arkivat kombëtare të SHBA-së publikuan 13.173 dokumenta në kontekstin e vrasjes së JFK, pasi administrata e presdentit Trump më 2017 ndërmori një hap të ngjashëm. Kësisoj 97 përqind e dokumentave në kontekst me atentatin janë sot publike.

Një histori pa fund

Familjen Kennedy duket se e ka ndjekur tersi: Vëllari më i ri i JFK, Bobby Kennedy u vra më 1968, kur nisi luftën elektorale për president, ambiciet e vëllait të tij më të ri Edward Kennedy u asgjësuan, pasi ai u largua nga vendi i aksidentit me makinën që ngiste vet, ku humbi jetën gruja e ulur krah sediljes, ndihmësja elektorale e tij Mary Jo Kopechne. John F. Kennedy Jr., i biri i ish-presidentit të SHBA-së ndërroi jetë nga rrëzimi i një avioni luftarak më 16 korrik 1999 pranë ishullit Martha’s Vineyard.

Kennedy Jr. në kohën e funeralit të të atit ishte tre vjeç dhe salutonte përpara arkivolit me naivitet dhe gjeste të mëdha të pavullnetshme, që sot konsiderohen si ikonike./DW

Etiketa: John F. Kennedyvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Tu bëftë pushka top”, Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vras njërin nga ju…

22:44 : 17/09/2025
AKTUALITET

Vrasja e Paulin Harushës në Kanada/ Autorët u arratisën me fuoristradë, viktima la dy fëmijë jetimë

21:36 : 16/09/2025
BOTA

Vrasësit të Charlie Kirk i komunikohen akuzat zyrtare, dënimi me vdekje duket i pashmangshëm

21:17 : 16/09/2025
AKTUALITET

Masakra me dy të vra*ë në Shkodër, Ragip Gila izolohet në burgun 302 në Tiranë

20:26 : 13/09/2025
BOTA

Çfarë dihet për vrasjen e Charlie Kirkut

10:28 : 11/09/2025
BOTA

I pastrehu vr*u me thikë të renë ukrainase, Trump: Gjyq të shpejtë dhe dënim me vde*je!

18:04 : 10/09/2025
Para

Aksidenti me 3 të plagosur në Sarandë, arrestohet pronari i automjetit - EMRI

TË GJITHA

Programi qeveritar miratohet pa debat! Mbyllet seanca, rregullorja ‘fluturon’ mbi kokën e Ramës

10:55 : 18/09/2025

“Rama 4” premton paga, pensione dhe mbrojtje të pronës, por shqiptarët përballen me inflacion, emigrim dhe fadroma

10:47 : 18/09/2025

Tensionet në Kuvend, Berisha: Rama i vuri drynin parlamentit brenda 5 minutave

10:42 : 18/09/2025

82 vota vota për programin e paprezantuar të qeverisë, opozita i hedh rregulloren Ramës

10:38 : 18/09/2025

Shokuese në Përmet! Polici 56-vjeçar në lidhje intime me 16-vjeçaren. Shoqërohen 7 persona

10:33 : 18/09/2025

‘Diella’ mori fjalën, PD përplaset në Kuvend me Ramën, ndërpritet seanca

10:24 : 18/09/2025

Konviktet te “Qytet Studenti” jepen me mik, policia nxjerr me dhunë studentët/ VIDEO

10:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com