• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Propozimi i KE: Vizat të hiqen edhe për qytetarët e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

13:56 : 17/11/2023
në RAJONI

Komisioni Evropian, duke pasur parasysh heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës, ka propozuar që vizat të hiqen edhe për ata që kanë pasaporta të Republikës së Serbisë, të cilët banojnë në territorin e Kosovës.

Për t’u përfshirë edhe bartësit e pasaportave që i lëshon një zyre e veçantë në Beograd (zyra koordinuese) Komisioni ka propozuar ndryshimin e vendimit për liberalizimin e vizave për Serbinë.

Serbët nga Kosova kanë të drejtën e pasaportës së Serbisë, e cila ka marrë liberalizimin e vizave në vitin 2009. Mirëpo, me kërkesë të BE-së, është dashur të formojë një Administratë Koordinuese për lëshimin e pasaportave për ata që kanë adresë në Kosovë. Në prill të këtij viti, KE-ja kishte theksuar se liberalizimi i vizave i miratuar për Kosovën vlen vetëm për poseduesit e pasaportave të Kosovës dhe jo për ata qytetarë që kanë pasaporta të Administratës Koordinuese, e cila punon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Në atë kohë ishte vlerësuar se ekziston rreziku nga migrimi masiv, si dhe disa çështje të sigurisë.

Në propozimin e vet Komisioni Evropian argumenton se tashmë nuk ekzistojnë arsyet për shkak të së cilave ishte vendosur që bartësit e pasaportave të Republikës së Serbisë me vendbanim në Kosovë të mos kenë mundësi të udhëtojnë pa viza, për dallim nga shtetasit e Serbisë me vendbanim në Serbi.

Nga 1 janar i viti 2024 qytetarët e Kosovës pritet të udhëtojnë pa viza në 27 vende të BE-së, të cilat e përbëjnë të ashtuquajturën zonë Shengen.

Lexo edhe:

Nuk fitoi mbështetjen në Kuvend për mandatin e tretë, Kurti paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Osmani për DW: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Pasi të hyjë në fuqi liberalizimi i vizave për bartësit e pasaportave biometrike të Republikës së Kosovës, bartësit e pasaportave të Serbisë me vendbanim në Kosovë, do të mbeteshin të vetmit pa mundësinë e lëvizjes pa viza.

Komisioni e ka dhënë këtë propozim ndërsa tash vendimi duhet të merret nga Këshilli në bashkëpunim me Parlamentin Evropian. Komisioni Evropian në propozimin e vet ka theksuar se situata aktuale rreth bartësve të pasaportave të Serbisë që lëshon zyra koordinuese në Beograd, është diskutuar edhe me autoritetet e Serbisë dhe ato të Kosovës.

“Më 16 nëntor Komisioni Evropian ka miratuar propozimin që të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor të mund të lëvizin pa viza në BE. Kjo propozohet edhe për bartësit e pasaportave që i lëshon Drejtoria koordinuese në Beograd. Tash vendimi është në duar të Këshillit dhe Parlamentit Evropian”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Evropian për çështje të brendshme dhe të drejtat e njeriut Kristijan Viegand.
Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën do të nisë të zbatohet nga 1 janari i vitit që vjen.

Ndërsa, vendimi që edhe bartësit e pasaportave të Serbisë me vendbanim në Kosovë të lëvizin pa viza, do të hyjë në fuqi 20 ditë pas botimit në gazetën zyrtare të BE-së./REL

Etiketa: KosovapasaportapropozimiqytetarëtVizat të hiqen

Lajme të lidhura

RAJONI

Nuk fitoi mbështetjen në Kuvend për mandatin e tretë, Kurti paralajmëron zgjedhje të parakohshme

18:49 : 27/10/2025
RAJONI

Osmani për DW: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

16:07 : 25/10/2025
RAJONI

Osmani: Nëse s’ka marrëveshje për qeverinë, do të ftoj partitë për krijimin e shumicës

21:07 : 24/10/2025
RAJONI

Pas 8 muajsh ngërç, Kuvendi i Kosovës vendos datën për votimin e Qeverisë Kurti

15:44 : 24/10/2025
RAJONI

Behgjet Pacolli jep dorëheqjen nga drejtimi i Aleancës Kosova e Re, emërohet pasuesi i përkohshëm

22:05 : 23/10/2025
RAJONI

Çfarë ndodh nëse Kosova nuk e miraton në kohë buxhetin e vitit të ardhshëm?

20:59 : 23/10/2025
Para

Raportohen të zhdukur 3 persona në juglindje - Detajet

TË GJITHA

Shpërthim me tritol në Shkodër, plagoset një person

11:57 : 28/10/2025

Portieri i Interit përfshihet në aksident, përplas për vdekje një person

11:52 : 28/10/2025

FOTO/ Kush është 17-vjeçari që u përplas nga ‘Porsche’ kur po vinte me motor nga puna si kamarjer

11:51 : 28/10/2025

Kërkohet ripyetja e Alibej, avokatët duan në gjyq të dashurat e Dumanit. Ja lista e dëshmitarëve

11:43 : 28/10/2025

PD kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për abuzimin me fondet e IPARD në bujqësi

11:31 : 28/10/2025

Qeveria drejt legalizimit të lobimit, por kontratat e pagesave i mban sekret

11:20 : 28/10/2025

Shtyhet sërish seanca paraprake për Erion Veliajn

11:11 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com