• Kontakt
Saturday, September 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Për një tabelë m’u shua familja”/ Burri dhe djemtë iu mbytën në liqen, flet Adriana: Morgu na kërkoi lekë

15:06 : 17/11/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Adriana Zogu jeton sot mes dhimbjes për humbjen e familjes së saj, dy djemve dhe bashkëshortit që u mbytën në liqenin e Banjës, dhe dyshimeve se përse ngjarja nuk po hetohet. Burri dhe fëmijët e saj u mbytën në 21 korrik në liqen, në qytetin e Gramshit. Ajo ka vendosur të thyejë heshtjen pas tragjedisë që pllakosi familjen e saj, duke folur në emisionin “Shqipëria live”.

Askush nga ne nuk e dinte se kishte gropa, u shpreh Adriana, që tregon se nuk ka asnjë paralajmërim për rrezikun në liqen.

“Aty laheshin dhe të tjerë, por dinin not. Kam parë që lahen njerëz. Edhe pas ngjarjes, janë larë. Aty ishte cekët, ata e dinin që uji ishte i pakët. Nuk e dinim për gropat. Nuk është dhënë kurrë një njoftim që liqeni ka gropa”.

Për një tabelë, m’u shua familja, rrëfen mes lotëve Adriana.

“Po ta kishim dëgjuar, kush është ai prind që do të rrezikonte fëmijën. Dija që bashkëshorti dinte not. Dija që një djalë dhe burrin e kisha gjallë. Më ra bota kur mora vesh që vdiqën të tre”.

Lexo edhe:

Ndodh në Elbasan/ Lind fëmijë me partnerin e ri, ja regjistrojnë në emër të ish-burrit

Skema piramidale/ Si u mashtrua drejtoresha nga Gramshi: Për platformën XUEX mësova në festën e 8 Marsit

Tragjedia për Adrianën ishte edhe më e rëndë, kur morgu i qytetit i kërkoi para për të tërhequr trupat e pajetë të burrit, fëmijëve dhe kushëririt të tyre. Më vranë për së dyti, u shpreh ajo.

“Kur më kërkuan lekët në morg, më vranë për së dyti. Punonjësi i agjencisë funerale na tha që trupat nuk m’i japin nëse nuk jap lekë”.

Nazmiu, familjar i Adrianës, tregoi se ka paguar 50 mijë lekë për të marrë trupat e pajetë nga morgu.

“Kam çuar trupat atë natë në morg. Ditën e dytë, mjeku më kërkoi lekë. Më ka marrë 500 mijë lekë. Më tha duhen kaq lekë që të tërheqim trupat. Varrimin e kryem pastaj në orën 5. Askush nuk na ka ardhur në shtëpi të na pyesë. Bashkia mori përsipër vetëm varrimin e tyre”.

Avokati Kujtim Cakrani, i ftuar në studio, u shpreh se çështja e mbytjes së katër personave është mbyllur dhe nuk është bërë asnjë hetim për të bërë zbardhjen e plotë dhe të hetuar se përse nuk ka asnjë tabelë në hidrocentral.

“Nuk ka pasur tabela, as gardh rrethues. Asnjë paralajmërim. Familjarët kërkojnë një hetim. Do bëjmë kërkesë që të rihapet dosja, duhet hetuar. Prokuroria të kërkojë llogari pse nuk ka tabela”.

“Shkova për informacion para ca ditësh, më thanë se pasi ka dalë ekspertiza, dosja është mbyllur. Nuk e ka marrë përsipër asnjë prokuror”, tha Adriana.

Për këtë arsye, familja Zogu do të hapë edhe një proces gjyqësor ndaj hidrocentralit, pasi nuk kishte vendosur as një tabelë dhe pretendohet se nuk kishte asnjë njoftim për praninë e gropave vrasëse. Ata shpresojnë që një rast i ngjashëm si ai që përjetuan vetë, mos t’i ndodhë më askujt në të ardhmen.

Tragjedia në liqenin e Banjës

Ngjarja tragjike ndodhi në Gramsh, aty ku katër anëtarë të familjes Zogu u mbytën në liqenin e Hidrocentralit të Banjës. Gazment Zogu, 46-vjeç, dy djemtë e tij 14 dhe 19-vjeç si dhe nipi 20-vjeçar Melis Zogu të gjithë nga fshati Cingar, u gjetën nga kontrollet e polumbarëve të RENEA-s dhe banorëve të fshatit.

Sipas deklarimeve të dhëna nga ana e familjarëve ata kishin ndaluar në fshatin Drizë dhe u futën në liqen për t’u larë, për të mos dalë më të gjallë.

Etiketa: Adriana ZoguburridjemteGazment ZogugramshLiqenmbytenMelis Zogu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndodh në Elbasan/ Lind fëmijë me partnerin e ri, ja regjistrojnë në emër të ish-burrit

21:41 : 19/09/2025
AKTUALITET

Skema piramidale/ Si u mashtrua drejtoresha nga Gramshi: Për platformën XUEX mësova në festën e 8 Marsit

19:00 : 16/09/2025
AKTUALITET

Pas flakëve në Gramsh, fshatra të shkrumbuar, bagëti të groposura dhe lot pa fund

20:53 : 15/09/2025
BOTA

Itali/ 70-vjeçari hidhet nga ballkoni, por bie mbi 83-vjeçaren. E moshuara vdes në vend, ai mbijeton

10:51 : 15/09/2025
AKTUALITET

Operacioni në Elbasan, zbardhet emrat e të arrestuarve për trafik d*oge

09:43 : 09/09/2025
AKTUALITET

Bilanci i zjarrit në Skënderbegas të Gramshit: 68 banesa të dëmtuara dhe qindra bagëti të ngordhura

10:29 : 06/09/2025
Para

Kryesuesi i OSBE-së bën thirrje për mbylljen e çështjeve të hapura ndërmjet Kosovës e Serbisë

TË GJITHA

Inxhinieri i Shkëlqim Fushës pritet të propozohet si kandidati i PS-së për Bashkinë e Vlorës

14:47 : 20/09/2025

Sulmi kibernetik shkakton vonesa në aeroportet europiane

14:24 : 20/09/2025

Emri/ Vëllai i “Rrumit të Shijakut” kërcënon drejtorin e spitalit të Durrësit

14:09 : 20/09/2025

Pse NATO mund ta humbasë Luftën e Tretë Botërore brenda 5 ditësh

13:51 : 20/09/2025

Pasojat e punës në call-center, 60% e të rinjve probleme me shtyllën kurrizore, dëgjimin dhe shikimin

13:42 : 20/09/2025

Konsumuan karamele me kanabis, ja si paraqitet gjendja e 3 motrave të mitura në Korçë

13:29 : 20/09/2025

Trump, tarifë 100 mijë dollarë për vizat e punës

13:20 : 20/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com