• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dëshmia e shqiptares së kthyer nga Gaza: Kjo është lufta më e tmerrshme…

22:51 : 16/11/2023
në AKTUALITET

Amal Naim, banore e Gazës, është dëshmi e gjallë e asaj që po ndodh në Palestinë. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan këtë të enjte ku foli për ato që përjetoi në Gaza duke qenë se Amal sapo është riatdhesuar.

Ajo tregoi se ka shkuar në Gaza në vitin 1998 bashkë me familjen. Asokohe ishte ëndërr e babait të saj.

“Shkuam për vizitë për të takuar familjen e babit pas 30 vitesh për herë të parë në jetën e tij”, tha ajo.

Amal theksoi se ata shkuan në zonën e Beit Hanoun, në veri të Gazës, në kufi me Izraelin.

“U vendosëm atje, familje e madhe. Fillova studime aty. Fillova punë. Studiova për infermieri”, u shpreh ajo.

Lexo edhe:

Komisioni Evropian shqyrton mënyrat për lëvizjen e pajisjeve ushtarake në rast lufte

Koreja e Veriut paralajmëron për më shumë “veprime sulmuese”


Amal është e martuar me palestinez dhe ka katër fëmijë. Katër fëmijë ka edhe i vëllai i saj, i cili nuk ka mundur që të rikthehet në Shqipëri. Të dy së bashku kanë lindur këtu, por që nuk janë kthyer më që prej momentit kur shkuan në Gaza.

“Pashë shumë luftëra. Nuk është lufta e parë që kam jetuar në Gaza. Kjo është lufta më e tmerrshme që kam përjetuar”, shtoi Amal.

Amal tregoi momentet e para kur nisi lufta.

“Shumë e vështirë. Situata ishte shumë e keqe. Shtëpia ime u bombardua dy herë në 2014 dhe këtë vit. Ky është vendi ku ne po dilnim rrugës dhe është tek spitali Al-Shifa. Ishim mbledhur në këtë vend duke pritur për të gjetur një makinë ose një rrugëzgjidhje për të shkuar në jug të Gazës. Natën e parë kur filloi lufta ishte e papritur, na dërgonin nëpër celulare që dilni nga shtëpia. Lajmëronin që dilni nga shtëpia, largohuni nga qyteti sepse do bombardohet qyteti juaj. Dolëm në mes të natës mes bombardimeve me katër fëmijët. Jo vetëm unë, gjithë familja, gjithë qyteti. Në mes të natës duke vrapuar, duke qarë nuk mundëm dot të merrnim as plaçkat sepse ata bombardonin. Me frikë fëmijët qanin, u thoja mos kini frikë mam, me lutje, o Zot na mbro”, tha Amali e cila vajzën e madhe e ka në vit të dytë të gjimnazit, djalin 13 vjeç dhe dy vajzat e tjera 10 e 8 vjeçe.

Sa i përket ushqimit ajo tha se kanë jetuar me ndihma.

“Morëm diçka me vete nga shtëpia. Kur shkuam në shkolla të tjera, me konserva peshku dhe konserva mishi, sallame. Na sillnin atje ndihma. Bukë ishte shumë vështirë për të blerë bukë. Nuk kishte bukë sepse nuk kishte gaz që furrat e bukës të punonin, nuk kishte karburante. Radhë të tëra për të blerë bukë sepse na e jepnin me racionim që të mjaftonin për njerëzit e tjerë”, tha ajo.

Ndërkohë në Gaza janë bombarduar xhamitë. Si pasojë e bombardimeve të forta shtoi Amal, shumë njerëz në Gaza kanë probleme me dëgjimin.

“Na ka humbur dëgjimi nga bombardimi. Gjithë këto luftëra që kanë kaluar shumë vetë, fëmijë, njerëz kanë humbur dëgjimin. Problem i madh në Gaza u bë problemi i dëgjimit nga bombardimet”, u shpreh ajo./Tvklan

Etiketa: hamasizraellufte

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Komisioni Evropian shqyrton mënyrat për lëvizjen e pajisjeve ushtarake në rast lufte

18:46 : 15/11/2025
BOTA

Koreja e Veriut paralajmëron për më shumë “veprime sulmuese”

13:00 : 08/11/2025
BOTA

Ukraina: Rreth 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

17:26 : 07/11/2025
BOTA

“Shkatërrim total”, BBC brenda Gazës pas dy viteve luftë (Video)

21:36 : 05/11/2025
BOTA

Trupa të huaja në Gaza, zbulohet plani i SHBA për Palestinën

22:23 : 04/11/2025
BOTA

Forcat speciale ukrainase, sulm me helikopter në Pokrovsk, Rusia vret 11 ushtarë

18:02 : 01/11/2025
Para

I pakënaqur me minutat tek Barcelona, sulmuesi drejt kalimit në Premier League

TË GJITHA

Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

13:57 : 16/11/2025
Ambjentet e salles se re operatore dhe inkubatore per neonatologjine, ne Spitalin Maternitetin “Mbreteresha Geraldine”./r/n/r/nThe new hall operators and incubator for neonatologija, at Maternity Hospital "Queen Geraldine".

Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

13:31 : 16/11/2025

Gjetja e 10 detonatorëve, Kosova akuza Serbisë për sulm terrorist

13:21 : 16/11/2025

Pako me kanabis përmes portit, arrestohet marinari i tragetit Durrës- Ankona

13:09 : 16/11/2025

Pazar masiv droge/ Kapet në Itali shqiptari, koka e grupit të “Trëndafilit të egër” (FOTO – EMRI)

12:55 : 16/11/2025

“Ka futur në ngërç GjK”/ Bardhi: Bajram Begaj ka marrë peng betimin e gjyqtarit Asim Vokshi

12:45 : 16/11/2025

Ligji për barazinë gjinore/ “Çahet uniteti i çeliktë rilindist”

12:28 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com