• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Trupi në Xarrë u gjet brenda një tuneli, momenti i transportimit (DYSHIMET)

13:48 : 15/11/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Në videon e mëposhtme është momenti kur trupi gjysmë i dekompozuar transportohet për tek ambulanca nga vendi ku u gjet, mesditën e kësaj të mërkure, pranë Memorialit të Çamëve në Xarrë të Konipsolit.

Mbrëmjen e djeshme, Policia gjeti një kokë tek i njejti vend, ndërsa ditën e sotme pas kërkimeve u gjet edhe trupi, ndërkohë që tashmë konfirmohet se ato nuk kanë qenë të groposura.

Burime bëjnë me dije se trupi dhe koka kanë qenë në një tunel, rreth gjysmë metri të gjerë, ku dyshohet se janë hedhur aty pas autorët e kanë vrarë viktimën.

Në mbetjet kockore ka ende inde të buta dhe pritet të ndihmojnë në identifikimin e viktimës. Kjo është arsyeja që besohet se keto mbetje kockore i përkasin një personi, i cili mund të jetë vrarë gjatë muajve të fundit.

Vendi ku u gjet trupi i dekompozuar

Në momentin e gjetjes së trupit ditën e sotme, i pranishëm në vendin e ngjarjes ka qenë dhe eksperti mjeko-ligjor i Sarandës, Aranit Taka, i cili kreu veprimet e para. Ndërkohë, të pranishëm në vendin e ngjarjes kanë qenë dhe ekspertët e kriminalistikës, drejtues të Policisë së Sarandës dhe Vlorës si dhe efektivë të komisariatit të Sarandës dhe postës policore të Konispolit.

Lexo edhe:

Franc Çopja i ofroi 5 mln euro për kokën e “Krymit”, kush është Flobenc Meçja që u arrestua me “Akilin”

Arteriti temporal: Dhimbja e kokës në anë

Burime për mediat bëjnë me dije se dyshimet kryesore janë se koka e gjetur gjysmë e dekompozuar mund t’i përkasë Fatmir Sulovarit alias Krasniqi apo Leonard Thodhorit i njohur si “Koçole”, që rezultojnë të zhdukur prej 6 prillit 2023. Ndërkohë, nuk përjashtohen as pistat e tjera, ku ka dyshime se trupi mund t’i përkasë dhe një çobani të zhdukur.

Prokuroria e Vlorës dhe Policia e Sarandës vijojnë punën për identifikimin e mbetjeve kockore, nëse bëhet fjalë apo jo për të njëjtin person. Eshtrat janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

  • Kush janë dy personat e zhdukur?

Dy të zhdukurit janë emra të njohur për policinë, pasi në të shkuarën kanë patur precedent në fushën e narkotikëve. Përfshirja e tyre në aktivitete kriminale dyshohet të jetë arsyeja e zhdukjes.

Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.

Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMë” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

  • Arrestimi i Sofokli Baxherit

Në lidhje me zhdukjen e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit, i vetmi i arrestuar deri më tani është Sofokli Baxheri, por edhe për të Gjykata e Sarandës vendosi zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje” duke e lënë të lirë. Ai po hetohet  në gjëndje të lirë për akuzën e “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”.

Hetimi ka provuar se Baxheri, ka një aktivitet tregtar në Sarandë, që meret kryesisht me blerjen, dhënien me qëra dhe shitjen e pronave të paluajtshme. 28-vjeçari është njeriu që ka gjetur shtëpinë me qëra në fshatin Nivicë të Himarës, aty ku më pas është zbuluar prej policisë dhe makina tip “Benz-Mercedez”, me të cilën është rrëmbyer në Sarandë, Fatmir Sulovari.

Baxheri, ka dhënë një dëshmi kontradiktore përballë grupit të hetimit, duke u shprehur se shtëpinë ja kishte dhënë me qëra një personi që jetonte jashtë shtetit, të cilin nuk ja kujtonte emrin. Policia dhe prokuroria e Sarandës, janë të bindur që pikërisht në këtë shtëpi, kanë qëndruar anëtarët e grupit kriminal që kanë kryer vrasjen e dy personave Fatmir Sulovarit, Leonard Theodhorit dhe vendosjen e tritolit në banesën e ndërtuesit Afëz Kulla, ngjarje kjo e ndodhur në 5 Dhjetor 2022 në Sarandë.

Prej disa muaj, policia dhe prokuroria e Sarandës ende nuk kanë asnjë person në burg, ndërsa nuk dihet asgjë se ku janë fshehur trupat e të rinjve pas ekzekutimit. Në disa raste familjarët e viktimave kanë protestuar para komisariatit të Sarandës dhe Policisë së Shtetit në Tiranë, duke marë premtimin për zbardhjen e ngjarjes.

Por deri në këtë fazë strukturat e hetimit asgjë nuk kanë mundur të bëjnë, për identifikimin dhe lokalizimin e autorëve të rrëmbimit dhe më pas vrasjes së Sulovarit dhe Theodhorit. Dy viktimat dhe autorët e krimit kanë pasur njohje të mëparshme mes njëri-tjetrin, pasi dy personat e zhdukur kanë hipur vetë në automjetet ku janë parë për herë të fundit në Sarandë.

Etiketa: e prerëFatmir SulovarikocoleKokaLeonard Theodhoritrupi i zhdukurtunelXarrë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Franc Çopja i ofroi 5 mln euro për kokën e “Krymit”, kush është Flobenc Meçja që u arrestua me “Akilin”

11:00 : 23/05/2025
SHENDETI

Arteriti temporal: Dhimbja e kokës në anë

22:18 : 16/03/2025
Kryeministri Edi Rama dhe Kandidati i PS per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj, gjate mitingut permbylles te fushates se Aleances per Shqiperine Europiane, ASHE, ne sheshin “Nene Tereza”, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit.	/r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Candidate of Socialist Party for mayor of Tirana, Erion Veliaj, during the closing campaign of Aliance for the European Albania, AEA, in the square "Mother Teresa", for local elections on 21 June.
AKTUALITET

Gazetari: Erion Veliaj ka pasur plan për t’i marrë pushtetin Ramës

18:13 : 13/03/2025
AKTUALITET

Berisha: Pse u dërgua Veliaj në Durrës? E ka formulë, njësoj siç veproi me Lefter Kokën

11:38 : 13/02/2025
AKTUALITET

Inceneratori i Elbasanit, Koka: Nuk jam unë ‘peshku i madh’

15:19 : 25/10/2024
AKTUALITET

SPAK rihap për herë të dytë tenderin 4 mln eurosh, fituesi është i paracaktuar?

11:21 : 04/10/2024
Para

Borxhet e papaguara, vihet në sekuestro kompania e fluturimeve "Air Albania"

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 6 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 05/06/2025

Spanja eliminon Francën mes 9 golash, derbi iberik në finalen e Ligës së Kombeve (Video)

22:59 : 05/06/2025

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

22:57 : 05/06/2025

4 hapat për një mendje të gjallëruar

22:52 : 05/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gazetari zbulon detaje: Lojtarët serbë do të vijnë me ‘bukë me vete’!

22:50 : 05/06/2025

Rriten rreziqet nga substancat narkotike të reja, paralajmëron agjencia e BE-së për barnat

22:45 : 05/06/2025

Musk hedh akuzën e rëndë: Trump është në dosjet e Epstein, ndaj nuk janë bërë publike

22:37 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com