• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti: Universitetet publike i harxhuan fondet kryesisht për siguri dhe mobilje

17:33 : 15/11/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Universitetet publike i kanë shpenzuar fondet publike kryesisht për siguri fizike të godinave, rikonstruksione, mobilje ose shpenzime të tjera për personelin, shpeshherë të pajustifikuara, duke lënë jashtë vëmendjes kërkimin shkencor dhe librat, thotë organizata “Qendresa Qytetare”.

Gjetjet e një monitorimi të kryer për periudhën shtator 2022- gusht 2023, nga kjo organizatë në 7 universitete publike në vend u prezantua të mërkurën për publikun.

Monitorimi i shpenzimit të fondeve publike u fokusua tek Universiteti i Tiranës, “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, “Fan Noli”në Korçë, Universiteti i Mjekësisë, “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

“Në total universitetet kanë shpenzuar rreth 2.4 milionë euro, nga të cilat vetëm  79 mijë euro janë dedikuar për studime dhe kërkime shkencore, që duhej të ishte thelbi i punës së universiteteve,” tha drejtori ekzekutiv i “Qëndresa Qytetare”, Rigels Xhemollari.

Organizata ngriti shqetësimin e mungesës së transparencës nga ana e drejtuesve të universiteteve dhe refuzimin e tyre për të vënë në dispozicion dokumente.

Lexo edhe:

Qëndresa Qytetare: Blendi Klosi po kërcënon Diasporën! SPAK duhet të reagojë

Skandali te UBT/ Qëndresa Qytetare protestë përpara Kryesisë së Kuvendit: S’duhet të ketë amnisti

“Mungesa e transparencës është rreziku më i madh i universiteteve publike,” apeloi Xhemollari, duke veçuar Universitetin e Tiranës si një “bunker” në këtë drejtim .

Gjatë prezantimit të raportit të monitorimit për universitetet publike

Sipas Xhemollarit, studentët duhet të jenë më aktivë  dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes dhe të kërkojnë llogari periodike nga bordet e e administrimit.

“Janë para të kuotave të studentëve, para të taksapaguesve shqiptarë që nuk shkojnë tek studentët, nuk shkojnë te pedagogët e tyre,” theksoi ai.

Shpenzime të kontestueshme, sipas Qëndresës Qytetare, duken ato për ceremoni të përvjetorëve të universiteteve, shpenzimet për rikonstruksione godinash, apo për ruajtjen fizike të tyre.

“Pavarësisht se në vitin 2019 u shpenzuan 170 mijë euro për rikualifikimin e oborrit të fakultetit të Histori- Filologjisë, UT ka shpenzuar edhe 283 mijë euro të tjera për mirëmbajtje ndërtese dhe ambjenti rrethues, kur vetëm godinat e dy fakultete rezultojnë të kenë mure rrethues,”  thuhet në raportin e monitorimit.

Raporti sjell po ashtu rastin e Universitetit të Mjekësisë që ka shpenzuar 94 mijë euro për ceremoninë e përvjetorit të krijimit të tij, në një kohë që ky universitet ka zero lekë për kërkim shkencor.

Po ashtu, UT ka shpenzuar 45 mijë euro për ar dhe argjend, por nuk ka vënë në dispozicion kontratat e këtyre blerjeve me arsyetimin se përbënin sekret tregtar. Sipas gjetjeve, ky universitet, më i madhi në vend, vijon të shpenzojë për mirëmbajtje ndërtesash dhe pse investime të ngjashme për të njëjtat zëra janë bërë në vitet e mëparshme.

Ndërkohë Universiteti i Elbasanit mban rekord në shpenzimet për sigurinë e një godine me 562 mijë euro në vit, përkatësisht 19 roje në dispozicion.

Sipas raportit të Qëndresës Qytetare, “universitetet publike duhet të alokojnë më shumë para për zërat e kërkimit shkencor dhe pasurimit të bibliotekave të tyre me librat që përmban kurrikula mësimore dhe të hedhin më pak para për siguri, rrethim godinash apo mirëmbajtje muresh rrethuese”.

/reporter.al/

Etiketa: Qëndresa QytetareUniversitetet publike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qëndresa Qytetare: Blendi Klosi po kërcënon Diasporën! SPAK duhet të reagojë

19:34 : 17/04/2025
AKTUALITET

Skandali te UBT/ Qëndresa Qytetare protestë përpara Kryesisë së Kuvendit: S’duhet të ketë amnisti

11:48 : 26/02/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit/ Institucione arsimore përfshihen në fushatë për PS-në

19:00 : 28/01/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ VOA citon anketën: Presion administratës dhe keqpërdorim i përhapur i burimeve shtetërore

19:34 : 05/12/2024
AKTUALITET

Raporti: Shpenzimet për kërkim shkencor në universitete mbeten në kufijtë e zeros

17:15 : 18/11/2024
AKTUALITET

Regjistrimet në klasat e para/ Denoncimi: Drejtorët po u vënë gjoba prindërve

09:30 : 30/08/2024
Para

Kosova kërkon ndihmë nga rajoni për hetimet e sulmit në Banjskë

TË GJITHA

Asgjësohen 1881 fidanë kanabisi në Mallakastër, arrestohen dy persona, u kapën duke vaditur bimët narkotike

09:59 : 07/06/2025

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025

Trump nënshkruan urdhra për mbrojtjen ajrore, dronët dhe taksitë ajrore elektrike

09:39 : 07/06/2025

Pushues dhe tifozë të kombëtares, fluks i madh kalimesh në pikën kufitare të Morinës

09:28 : 07/06/2025

Sara Hoxha hedh pas krahëve historinë me Ledri Vulën, konfirmohet lidhja e re

09:24 : 07/06/2025

Surpriza e Sylvinhos në treshen e sulmit, formacioni i Kombëtares për sfidën me Serbinë

09:06 : 07/06/2025

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

08:56 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com