• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjykata e Strasburgut jep vendimin për vrasjen e Aleks Nikës: Ja 2 shkeljet e kryera

10:49 : 14/11/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka dhënë vendimin për Aleks Nikën, një prej katër të vrarëve në protestën e 11 Janarit të vitit 2011, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Strasburgu ka dalë në përfundimin se ka dy shkelje në këtë çështje: vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes. Këto janë shkelje të dy aspekteve të së drejtës së jetës, thuhet në vendimin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Në vendimin e Gjykatës së Strasburgut thuhet se ‘ligji i kohës dhe plani masave të Gardës ishin me shkelje që nuk garantonin jetën”.

Familjarët e Nikës dërguan padi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, pasi vrasja ka mbetur e pazbardhur nga drejtësia shqiptare.

Në vendimin e Strasburgut theksohet se dy vite më parë, më 2 prill 2021 Prokuroria e Tiranës rihapi hetimet.

Lexo edhe:

Strasburgu vë në diskutim vendimin e gjykatave për çështjen Beleri. A ka pasur shkelje të nenit 5/3?

Gardisti i “21 Janarit” në listat e PS-së/ Xhaxhai i Aleks Nikës mesazh Blendi Klosit: Keni gabuar!

“Më 28 maj 2021, prokurori i shkroi Drejtorisë së Forenzikës së Policisë duke pyetur nëse, që nga 11 shtatori 2015, kishte pasur ndonjë përparim teknologjik – qoftë brenda vendit, qoftë në Bashkimin Europian apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – që do të lejonte identifikimin e arma që kishte shkrepur plumbin që ishte gjetur në trupin e A.N. Në mungesë të ndonjë përgjigjeje, hetimi u përsërit më 22 shtator 2021.

78. Më 8 korrik 2021, kërkuesja e parë konfirmoi në Prokurorinë e Tiranës se ajo ishte informuar për veprimet që prokurorët kishin ndërmarrë deri më 28 shkurt 2020 dhe kërkoi çdo përditësim në lidhje me veprimet e tyre që nga ajo datë. Më 15 korrik 2021, prokurorët u përgjigjën se aplikanti i parë do të informohej për çdo gjetje në fund të hetimit.

79. Më 4 tetor 2021, Drejtoria e Forenzikës së Policisë iu përgjigj prokurorëve (shih paragrafin 77 më lart), duke i informuar ata se nuk kishte pasur përparim teknologjik që mund të mundësonte dhënien e një rezultati të ndryshëm nga ato të marra deri në atë datë në lidhje me plumbin që kishte vrarë A.N. Ata gjithashtu deklaruan se nuk kishin informacion të detajuar nëse ndonjë përparim i tillë teknologjik kishte ndodhur diku tjetër dhe sugjeruan që prokurorët të bënin një hetim pranë Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës Balistike të Mbretërisë së Bashkuar dhe laboratorit të Byrosë Federale të Hetimit të SHBA-së.

80. Më 21 janar 2022, me anë të një letërporosie, autoritetet shqiptare u kërkuan autoriteteve italiane të kryenin ekspertizën e plumbit që ishte gjetur në trupin e A.N. Asnjë informacion i mëtejshëm nuk është dhënë në lidhje me këtë.” – thuhet në vendim.

Kujtojmë se në demonstratën e 21 Janarit të vitit 2011 u vranë dhe Hekuran Deda, Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj. Gjykata ka vlerësuar se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.

Për vendimin e plotë të Gjykatës së Strasburgut për Aleks Nikën, (KLIKO KËTU)

Etiketa: aleks nikaGjykata e strasburgut

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Strasburgu vë në diskutim vendimin e gjykatave për çështjen Beleri. A ka pasur shkelje të nenit 5/3?

09:01 : 07/04/2025
AKTUALITET

Gardisti i “21 Janarit” në listat e PS-së/ Xhaxhai i Aleks Nikës mesazh Blendi Klosit: Keni gabuar!

22:44 : 11/03/2025
RAJONI

Heqja e adresave në Luginën e Preshevës drejt Gjykatës së Strasburgut

15:24 : 26/11/2024
AKTUALITET

“21 Janari”/ Ndrea Prendi del pas 3 orësh nga SPAK: Do të vij sa herë të më thërrasin

18:47 : 23/07/2024
AKTUALITET

Dosja e “21 Janarit”/ Ish-Komandanti i Gardës, Ndrea Prendi paraqitet në SPAK

17:51 : 23/07/2024
AKTUALITET

“21 Janari”/ Bashkëshortja e Aleks Nikës 3 orë dëshmi në SPAK: Dhashë fakte të reja

13:26 : 22/07/2024
Para

Pas 1 orë e 30 minuta dëshmi/ Agron Çela del nga SPAK: Me Ilir Metën kam marrëdhënie shumë të mira

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com