• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Lufta Izrael-Hamas/ Scholz refuzon thirrjet për një armëpushim më të gjatë

08:40 : 13/11/2023
në BOTA

Kancelari gjerman Olaf Scholz mendon se një armëpushim i menjëhershëm ose një ndërprerje më e gjatë e luftimeve nga Izraeli i mundëson Hamasit të rimëkëmbet dhe të blejë raketa të reja.

Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka hedhur poshtë thirrjet e disa shteteve arabe dhe myslimane për një armëpushim më të gjatë nga ana e Izraelit. Scholz tha se mbështet pauzat për arsye humanitare në mënyrë që në Rripin e Gazës të mund të arrijnë ndihma ose që shtetasit e huaj të mund të largohen nga vendi, tha ai gjatë një eventi të gazetës “Heilbronner Stimme”.

Në samitin e tyre në fund të tetorit, vendet e BE-së u shprehën pro ofrimit të ndihmës humanitare për njerëzit në Rripin e Gazës dhe nxjerrjen e të huajve dhe të plagosurve nga territori i rrethuar palestinez. “Dhe sigurisht që ne të gjithë po luftojmë që pengjet të lirohen,” tha Scholz. “Dhe kjo është arsyeja pse – dhe formulimi është mjaft i qëllimshëm – se armëpushimet humanitare mund të kenë kuptim.”

Kancelari tha se kërkesa për një armëpushim të menjëhershëm ose për një ndërprerje më të gjatë të luftimeve nuk i duket e drejtë, “sepse kjo në fund të fundit do të thotë që Izraeli duhet ta lejojë Hamasin të rimëkëmbet, të blejë raketa të reja për t’i përdorur përsëri ato,” tha Scholz. “Prandaj ne nuk do të mund ta pranojmë këtë.”

Scholz: Izraeli ka të drejtë të mbrohet

Lexo edhe:

Hamasi: Armëpushimi shënon fundin e luftës në Gaza

Lufta në Gaza drejt fundit: Nisin bisedimet e para mes Izraelit dhe Hamasit në Egjipt

Kërkesa e shteteve islamike nuk është ajo e qeverisë federale, e cila qëndron në anën e Izraelit. Izraeli ka të drejtë të mbrohet, tha kancelari Scholz. Ai tha se mendon se Izraeli e respekton të drejtën ndërkombëtare. Nga ana tjetër ai tha se në të njëjtën kohë, qeveria izraelite duhet të sigurojë që të mos ketë sulme nga kolonët hebrenj kundër popullsisë palestineze në Bregun Perëndimor. Kancelari gjerman u shpreh edhe një herë për perspektivën e një zgjidhjeje me dy shtete.

Pesë javë pas sulmit brutal të Hamasit ndaj Izraelit që shkaktoi luftën në Rripin e Gazës, po shtohen gjithnjë e më shumë thirrjet për armëpushim. Lidhja Arabe dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) bënë thirrje për t’i dhënë fund “agresionit brutal” të Izraelit në Rripin e Gazës gjatë një samiti të fundit në Arabinë Saudite. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u bëri thirrje të dielën (12.11) Shteteve të Bashkuara që të detyrojnë Izraelin të ndalojë ofensivën e tij në Rripin e Gazës. “Është jetike që ne të arrijmë një armëpushim”, tha Erdogani./DW

Etiketa: afatgjatëarmepushimhamasizraelLuftaOlaf Scholz

Lajme të lidhura

BOTA

Hamasi: Armëpushimi shënon fundin e luftës në Gaza

18:57 : 09/10/2025
BOTA

Lufta në Gaza drejt fundit: Nisin bisedimet e para mes Izraelit dhe Hamasit në Egjipt

13:52 : 08/10/2025
BOTA

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025
BOTA

Tmerri i 7 Tetorit 2023: Izraeli pas dy vitesh luftë në Gazë

08:22 : 07/10/2025
BOTA

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025
BOTA

Fotoreporteri francez Antoni Lallican vritet në një sulm me dron në Ukrainë

21:13 : 03/10/2025
Para

Rel: Mali i Zi nuk dha informacion të vërtetë për pasurinë e rusëve të sanksionuar

TË GJITHA

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025

Jordan Daci: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025

EMRAT/ Dhunuan barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë, ndalohen dy autorët me precedent penalë

21:51 : 09/10/2025

“Miliarderët e rinj do jenë krijuesit”/ Nga mosbesimi te suksesi, shqiptari Sirio Berati kujton fjalimin në Forbes

21:41 : 09/10/2025

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

21:23 : 09/10/2025

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

21:12 : 09/10/2025

As socialistët nuk janë të bindur për kandidaturën e Manastilirut/ Braçe: Emri nuk më thotë asgjë!

21:05 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com