• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Historia e trishtë e Dwamena-s/ U braktis nga prindërit dhe u rrit mes vështirësive nga gjyshja

20:01 : 13/11/2023
në SPORT

Ndonëse vazhdimisht shihej pozitiv, përtej faktit që vuante nga zemra dhe kishte pësuar dy atake kardiake që e penalizonin shumë, jeta e 28-vjeçarit, Raphael Dwamena, nuk kishte qenë aspak e lehtë apo thënë ndryshe e plotë.

Në një intervistë që kishte dhënë për medien zviceriane “NZZ” më 19 tetor 2022, rreth një vit më parë, ganezi kishte rrëfyer jetën dhe fëmijërinë e tij, e cila në brendësi kishte shumë dhimbje.

FËMIJËRIA

Ndërsa rrëfente fëmijërinë e tij, Dwamena tregoi se gjithçka filloi në Nkaukau, një qytet i vogël në Gana. Raphael u rrit mes vështirësive nga gjyshja e tij, pasi prindërit e tij të pamartuar e braktisën që pas lindjes.

Kur u rrit, edhe pse ishte tepër vonë, takoi sërish prindërit, në kohën kur tashmë ishte bërë një lojtar i njohur në Gana dhe talenti i tij kishte marrë hov.

Lexo edhe:

Tragjedia e Koçanit/ Ndërron jetë një tjetër i lënduar, shkon në 62 numri i viktimave

Tragjedia me 14 viktima në Novi Sad, Gjykata e Lartë jep sot vendimin për aktakuzën

Kur takoi prindërit e tij, një nga pyetjet që i bëri nëna ishte: “Sa vjeç je?” Ajo as nuk e mbante mend se kur e kishte sjellë në jetë djalin e saj, e kishte harruar. Mbi të gjitha, në asnjë moment Dwamena nuk zgjodhi të pyeste prindërit e tij, pse e lanë të rritej me gjyshen. Arsyeja? Ai nuk donte të shfaqej mosmirënjohës ndaj gjyshes së tij.

Ajo ishte një grua shumë e rreptë dhe autoritare. Besimtare e devotshme e krishterë dhe drejtoreshë e shkollës në zonën ku banonte. Për të plotësuar të ardhurat e familjes, gjyshja detyrohej ta lejonte Raphael-in e vogël të shiste akullore të bëra vetë.

FUTBOLLI

Nëse Raphael-i i vogël e donte futbollin, gjyshja mendonte ndryshe. Sipas saj, futbolli ishte humbje kohe dhe se shkolla duhet të ishte e para. Sa herë që gjyshen e zinte gjumi, djali fshehurazi, pa e vënë re, dilte nga shtëpia dhe zbriste në lagje për të luajtur futboll me fëmijët e tjerë.Pavarësisht dashurisë së madhe të djalit për futbollin, gjyshja prej kohësh nuk ndryshonte mendim.

Pikërisht atje në rrugë, kur ai po luante me fëmijët e lagjes, një zbulues talentesh e dallon dhe e fton në një provë të hënën. Megjithatë sërish shfaqet gjyshja, me argumentin se djali duhet të jetë në shkollë të hënën dhe sipas saj nuk mund të bënte asnjë provë në futbolli. Raphael-i i dëshpëruar kërkon nga shumë të afërm dhe familjarë që të veprojnë si ndërmjetës për gjyshen e tij, përfshirë djalin e saj, Patrik.

Pas negociatave të gjata, gjyshja bindet. Kur ishte vetëm 14 vjeç, xhaxhai i tij i dha Dwamena-s këpucët e para të futbollit, një palë “Diadora” në ngjyrë të verdhë. Ato do të ishin thesari i tij më i rëndësishëm, dhe këtë gjë e deklaroi para një viti vetë sulmuesi: “Kur i mora, nuk munda të flija gjithë natën. Më duhej të sigurohesha që këpucët të ishin ende aty në mëngjes”.

Raphael pranohet më pas në akademinë lokale të Red Bull. Kontrata e tij e parë ishte 100 euro në muaj.

“Si fëmijë nuk dija çfarë të bëja me kaq shumë para”-pati thënë ai.

Pas tre vitesh në akademi, Red Bull e dërgoi të riun e talentuar në Austri, në akademinë e Salzburgut. Ai luajti me ekipin U-18, ndërsa më pas u mor nga skuadra kryesore dhe aty nisi historia e tij në futbollin profesionist, për të përfunduar tragjikisht, të shtunën e e 11 nëntorit 2023, me sulmuesin 28-vjeçar të Egnatias, i cili mbylli sytë për herë të fundit, pasi pësoi atak kardiak gjatë ndeshjes ndaj Partizanit dhe më pas humbi jetën në spital.

Etiketa: femijeriaRaphael Dwamenatragjedia

Lajme të lidhura

RAJONI

Tragjedia e Koçanit/ Ndërron jetë një tjetër i lënduar, shkon në 62 numri i viktimave

15:50 : 17/04/2025
BOTA

Tragjedia me 14 viktima në Novi Sad, Gjykata e Lartë jep sot vendimin për aktakuzën

08:57 : 11/04/2025
AKTUALITET

Tragjedia e Koçanit, mësimet që duhet të marrë Shqipëria

13:11 : 23/03/2025
RAJONI

Tragjedia me 59 viktima në Koçan/ RMV mbyll 13 diskoteka: S’plotësonin kushtet minimale

17:58 : 21/03/2025
RAJONI

“Asfiksimi shkaktari i shumicës së vdekjeve”, zbardhet autopsia e viktimave në Koçan

16:18 : 21/03/2025
BOTA

Tragjedia në Koçan! Shtatë persona të plagosur do të dërgohen në Spanjë

19:26 : 20/03/2025
Para

Fshehu dëninim në Greqi, por Celibashi pritet të mbajë në detyrë Hajdarin e Kuçovës

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Kryetari i PD-së duhet të mbajë përgjegjësi”, Rudina Hajdari: Të mos përsëritet e njëjta kasetë

21:11 : 15/05/2025

Lajm i trishtë! Mjeku i njohur pediatër ndërron jetë në krye të detyrës në QSUT

21:07 : 15/05/2025

Trump thotë se SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

21:07 : 15/05/2025

Formacionet zyrtare/ Barcelona dëshiron titullin, Espanyol në fushë për t’i prishur festën

20:57 : 15/05/2025
Foto ilustruese

Operacion antidrogë në Itali, shkatërrohet grupi italo-shqiptar

20:49 : 15/05/2025

Presidenti i Emirateve të Bashkuara: Do të investojmë 1.4 trilionë dollarë në SHBA

20:47 : 15/05/2025

Tragjedia e Hasit/ Si dështoi drejtësia t’i japë zgjidhje konfliktit 20-vjeçar për pronat mes fisit Jaku dhe Sallahu

20:44 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com