• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Shpërthimi në “Nord Stream”/ Der Spiegel: Një ushtarak ukrainas fshihet pas ngjarjes

15:07 : 12/11/2023
në BOTA

Një ushtarak ukrainas ishte koordinator i shpërthimeve në tubacionet e “Nord Stream” që transportojnë gazin rus në Europën, në vjeshtën e vitit 2022.

Raportimi i bujshëm që trondit Kievin vjen nga  gazeta gjermane Der Spiegel dhe ajo amerikane Washington Post. Konkretisht, hetimi i përbashkët i dy mediave të njohura përqendrohet te roli i Roman Chervinsky.

48-vjeçari ka shërbyer në Forcat Speciale të Ukrainës dhe dyshohet se ka luajtur një rol kyç në sabotimin e gazsjellësit Nord Stream shtatorin e kaluar.

Duke cituar burime midis zyrtarëve ukrainas dhe atyre evropianë, si dhe “njerëzve në dijeni të detajeve nga operacioni i fshehtë”, WP dhe Spiegel nënvizojnë se Chervinsky ishte “koordinatori ” i operacionit në Baltik.

The Post pretendon se koloneli ukrainas ishte përgjegjës për menaxhimin e logjistikës dhe mbështetjen për një ekip sabotazhi prej gjashtë personash që kreu sulmin.

Lexo edhe:

Shpërthimi në “Nord Stream”, Gjermania akuzon Poloninë për sabotim të hetimeve

Shpërthimi në Nord Stream, Gjermania lëshon urdhër-arrestin e parë

Ai thuhet se kishte lidhje të forta me inteligjencën ukrainase, ushtrinë e Kievit dhe Shërbimin e Sigurisë Kombëtare. Si pjesë e Forcave Speciale ai dyshohet se kishte qenë përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve sabotuese.

“Ekipi prej gjashtë personash që morën me qira një varkë me vela duke përdorur identitete të rreme dhe pajisje zhytjeje, për të vendosur pajisje shpërthyese në tubacione”, thuhet në artikull.

Sipas shkrimit investigativ, Chervinsky nuk e planifikoi operacionin i vetëm dhe mori urdhra nga zyrtarë të rangut më të lartë ukrainas. Ai raportoi te gjeneralmajor Viktor Hanushchak, i cili komunikoi drejtpërdrejt me komandantin e lartë ushtarak të Ukrainës, gjeneralin Valery Zaluzhny.

Por 48-vjeçari ka mohuar çdo rol në sabotim përmes avokatit të tij. “Të gjitha spekulimet për përfshirjen time në sulmin e Nord Stream janë përhapur nga propaganda ruse pa asnjë bazë”, tha ai në një deklaratë për Post dhe Der Spiegel.

Chervinsky është aktualisht në gjyq në Kiev, i akuzuar për shpërdorim të autoritetit të tij në përpjekje për të bindur një pilot rus të dezertojë.

Ai u arrestua në prill 2023 me akuzën e shpërdorimit të pushtetit të tij. Por, ai pretendon se gjyqi ndaj tij është i motivuar politikisht dhe akuzon zyrtarë të lartë në administratën e Presidentit Volodymyr Zelensky, përfshirë këshilltarin e lartë Andrey Yermak, si “spiunë” rusë.

Ndërkohë, vetë presidenti ukrainas ka mohuar vazhdimisht se vendi i tij qëndron pas shpërthimeve që dëmtuan tre nga katër tubacionet që përbëjnë Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 , duke nxjerrë gaz në Detin Baltik.

“Unë kurrë nuk do ta bëja këtë“, i tha ai gazetës gjermane Bild në qershor.

Sakaq, vlen të theksohet se në gusht, edhe transmetuesi public gjerman ZDF raportoi se të gjitha provat në rastin e shpërthimit të Nord Stream nxjerrin Ukrainën fajtore.

“Ata që janë të njohur me hetimin i konsiderojnë të dhëna që tregojnë për Ukrainën si veçanërisht bindëse”, tha transmetuesi gjerman ZDF në atë kohë, duke shtuar se “nuk ka prova të besueshme” që do të sugjeronin se Rusia qëndronte pas sulmit.

Etiketa: nord streamtubacion gaziushtarak ukrainas

Lajme të lidhura

BOTA

Shpërthimi në “Nord Stream”, Gjermania akuzon Poloninë për sabotim të hetimeve

20:24 : 07/09/2024
BOTA

Shpërthimi në Nord Stream, Gjermania lëshon urdhër-arrestin e parë

22:21 : 15/08/2024
BOTA

Dyshohet për rrjedhje, mbyllet tubacioni i gazit mes Finlandës dhe Estonisë

12:22 : 08/10/2023
BOTA

Washington Post: SHBA ishte në dijeni mbi planet e ukrainasve për të sulmuar gazsjellësin ‘Nord Stream’

23:01 : 06/06/2023
BOTA

Borrell: Ne nuk kemi frikë nga e vërteta rreth Nord Stream

19:11 : 08/03/2023
Para

Konfirmohet ndarja? Hiqet nga Youtube videoklipi i Ledrit me Sarën

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Berisha: Rezultati në kutitë e votimit është i gatuar nga kriminelë elektoralë të PS

13:16 : 17/05/2025

Berisha: Në Bruksel prezantova vjedhjen e madhe të votës së shqiptarëve

12:53 : 17/05/2025

Rama ironi me Macronin: Studentët francezë nuk duan të ikin nga Tirana! Opozita juaj do t’iu fajësojë

12:51 : 17/05/2025

Kllounada 5 mln euro e Ramës, fatura marramendëse për Samitin Europian

12:44 : 17/05/2025

PD ankimon vendimin e KQZ/ Logu: Jemi kundër numërimit të votave të Greqisë

12:35 : 17/05/2025

Goditi sekretarin e KZAZ nr. 30 në Kashar/ Prokuroria e Tiranës lë në burg Rei Nozllin

12:31 : 17/05/2025

U kapën me kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

12:05 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com