• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Makthet e jetimores e përndoqën për vite: Hera e parë që i kam flokët kaq të gjatë

17:00 : 12/11/2023
në AKTUALITET

Me largimin nga jetimorja, Pranvera mori me vete trauma të forta. Pavarësisht takimit më të veçantë që ajo pati me babain e saj birësues të cilin e rrëfeu në “Ka Një Mesazh Për Ty”, fotografisë së parë familjare apo dashurisë së pakushtëzuar prindërore, nuk mjaftuan të zbehnin çfarë kishte kaluar.

Pranvera e la jetimoren në moshën 3-vjeçare por kishte mjaftuar që te ajo të krijoheshin themele të forta sjelljesh përsëritëse të cilave nuk ua kuptonte burimin. Ajo vazhdon rrëfimin e saj në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan duke e nisur nga flokët e saj që zbresin paksa poshtë supeve.

Pranvera: Këto flokë janë për herë të parë kaq të gjatë.

Ardit Gjebrea: Pse?

Pranvera: Sepse që e vogël, i prisja. Shkoja para pasqyrës, i prisja, baluket… edhe kur shkoja te parukierja i doja gjithmonë të shkurtra domethënë që me dorë të ndieja pjesën e qafës që ishte bosh, pa flokë. E kam vuajtur shumë këtë pjesë, shumë dhe për një kohë shumë të gjatë i kërkova Zotit më ndihmo dhe më zbulo pse unë e kam këtë ves, pse unë e kam këtë gjë që sa herë shkoj para pasqyrës nuk i mbaj dot flokët e gjata dhe e vuaja shumë sepse qeshesha nga të tjerët për flokët e mi të shkurtër, bullizohesha, më thoshin çun por që nuk ishte për fajin tim, nuk e doja unë atë gjë, unë i adhuroja flokët e gjatë, adhuroja shoqet e mia kur i shikoja me flokë të gjatë dhe nuk i rrisja dot. Për një kohë shumë të gjatë i jam lutur Zotit, Zot më ndihmo ta kuptoj nga vjen dhe që t’i rris flokët, më jep një teknikë. Kur e zbulova, kam ndenjur 4 ditë, unë nuk kam dalë nga shtëpia. Ishte trauma dhe gjëja më e dhimbshme që unë përjetova në atë momente pasi kjo më ishte ngulitur dhe pasqyruar nga jetimorja. Të gjithë fëmijët, vajza dhe djem detyroheshin para pasqyrës që t’i prisnin flokët për shkak se s’kishin mundësi që t’i lanin, s’kishin mundësi..

Lexo edhe:

Video skandaloze/ Dështon audicioni i “Power Kidz”, qindra prindër e fëmijë si sardele në koridoret e TV Klan

Doa, artistja gjermano-iraniane që e flet “ujë” shqipen: Me zemër jam shqiptare

Ardit Gjebrea: Shkak higjiena.

Pranvera: Shkak higjiena dhe parazitët dhe për këtë arsye, përpara pasqyrës ata duhej të ishin të pastër dhe të rregullt me flokët dhe që nuk kishin problem.

Ardit Gjebrea: Ke vërejtur se ke patur sjellje të tjera që i ke marrë nga fëmijëria dhe i ke çuar në adoleshencën tënde dhe më pas?

Pranvera: Shumë.

Ardit Gjebrea: Për shembull?

Pranvera: Ka qenë pjesa e disiplinës, domethënë ndryshimi nga institucioni në institucion, në jetimore, aty ku u rrita ishin tre etapat më të vështira. Kisha marrë 3 vjet programim që duhej të disiplinohesha në atë mënyrë se në qoftë se nuk e bëja në atë mënyrë, do ndëshkohesha, do dënohesha, do qortohesha, qoftë edhe për këpucët. Për këpucët ka qenë pjesa që i doja gjithmonë drejt. Kudo që shkoja, në qoftë se do gjeja një këpucë shtrembër, ajo këpuca patjetër duhet të ishte e drejtë dhe çdo gjë duhet të ishte ashtu siç unë doja, patjetër.

Ardit Gjebrea: Po ndëshkimi cili ishte?

Pranvera: Ndëshkimi… në banjë…në errësirë dhe unë për kohë shumë të gjatë nuk qëndroja dot në errësirë. Kaloja në gjendje shumë të keqe, atak paniku dhe kur iknin dritat që ndodhnin ndonjëherë në shtëpi, bëhesha shumë keq, kisha një frikë të tmershme se do më mbysnin ose do më bënin keq dhe nuk e kuptoja nga më vinin./tvklan

Etiketa: ardit gjebreaHera e parëpranvera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Video skandaloze/ Dështon audicioni i “Power Kidz”, qindra prindër e fëmijë si sardele në koridoret e TV Klan

09:47 : 19/12/2024
SHOW BIZ

Doa, artistja gjermano-iraniane që e flet “ujë” shqipen: Me zemër jam shqiptare

14:11 : 06/12/2024
SHOW BIZ

Sabian Medini dhe Ardit Gjebrea bëhen krushq, Joni dhe Keisi drejt fejesës

09:42 : 18/01/2024
SHOW BIZ

Çfarë ndodhi? Ardit Gjebrea jep lajmin e keq për publikun shqiptar

10:52 : 27/09/2023
NDRYSHE

Pse në pranverë dashurojmë më shumë? Ja ç’thotë shkenca

08:49 : 25/03/2023
SHOW BIZ

Marsela Çibukaj fiton “Kënga Magjike 2022”/ Lista e fituesve

08:24 : 27/11/2022
Para

Akset kombëtare të “zhytura” në errësirë totale, rrit mundësinë për aksidente

TË GJITHA

Aida Hajnaj padi në Gjykatën Administrative, kërkon pezullimin e garës së policisë për drejtorë departamentesh

13:13 : 07/11/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Agron Zhukri

13:11 : 07/11/2025

Mbyllja e qeverisë amerikane rrezikon ndërprerje globale të fluturimeve

13:06 : 07/11/2025

Nga Sarajeva në Ukrainë e deri në Serbi: Kush kërcënoi me masakër në protestën në Beograd?

13:04 : 07/11/2025

“Ore qen, ma mbylle derën”/ Vrasja e Pjetër Kodhelit nga i biri, nëna rrëfen përballjen me 25-vjeçarin

12:57 : 07/11/2025

Marjani goditi me thikë në zemër të atin, e ëma tregon shënimet që i gjeti 25-vjeçarit

12:55 : 07/11/2025

“Pashë tmerr me sy”, nëna e Marjan Kodhelit që vrau babanë: Burri më tha shpëto veten dhe lajmëro policinë!

12:44 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com