• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Mega-operacion kundër mafies siçiliane, FBI bashkëpunon me policinë italiane

16:33 : 09/11/2023
në BOTA

Policia italiane dhe Byroja Federale amerikane e Hetimit (FBI) kanë kryer operacion të koordinuar më 8 nëntor kundër anëtarëve të dyshuar të mafisë në Sicili dhe Nju Jork, duke shënjestruar familjen e fuqishme të krimit, Gambino, dhe bashkëpunëtorët e saj.

Urdhërarrestime për 17 të dyshuar janë ekzekutuar, përfshirë shtatë në rajonin e Sicilisë dhe dhjetë në Nju Jork, njoftoi policia italiane. Të arrestuarit akuzohen për krime të ndryshme që lidhen me mafian dhe shoqatat kriminale e deri te zhvatja e manipulimi i ankandeve.

Departamenti amerikan i Drejtësisë më vonë sqaroi se vetëm 16 prej të dyshuarve janë arrestuar, duke shtuar se një i dyshuar në Itali është ende në arrati. Departamenti i Drejtësisë konfirmoi se dhjetë anëtarët apo bashkëpunëtorët e dyshuar të familjes Gambino janë arrestuar në SHBA, e të cilët akuzohen për zhvatje, shantazh, hakmarrje ndaj dëshmitarëve “dhe krime të lidhura me sindikatat”.

“Siç pretendohet, për vite të tëra të pandehurit kanë kryer shantazhe të dhunshme, sulme, zjarrvënie, kanë frikësuar dëshmitarët dhe kanë kryer krime të tjera duke tentuar që të dominojnë sektorin e depozitimit të mbeturinave dhe industrinë e demolimit në Nju Jork”, tha prokurori amerikan, Breon Peace.

Familja Gambino është një prej pesë familjeve të Cosa Nostras – mafisë siciliane – me seli në Nju Jork, sipas prokurorëve amerikanë. Familjet e tjera janë familja Gjenoveze, Lukeze, Kolombo dhe Bonano. Cosa Nostra u bë e famshme dhe inspiroi filmat Godfather, edhe pse asaj i ka humbur fuqia, pasuria dhe ndikimi në botë, pasi primatin tani e ka mafia Ndrangeta, në rajonin jugor italian të Kalabrisë.

Lexo edhe:

Aksident në autokolonën e J.D Vance në SHBA, një oficer policie në gjendje kritike

Trump paralajmëron aksion në Venezuelë, SHBA grumbullon 15 mijë trupa ushtarake në Karaibe

Por, policia italiane tha se hetimi i tyre i përbashkët me FBI-në – që nisi në prill të vitit 2021 – konfirmoi “fuqinë” e lidhjeve të krimit amerikano-italian.

Në mesin e të arrestuarve në SHBA është edhe Joseph Lanni, 52 vjeç, që dyshohet se ishte “kapiten” – udhëheqës i grupit – që po ashtu njihet me emrat si “Joe Brooklyn” dhe “Mommino”. Po ashtu janë arrestuar “ushtarë” të mafisë dhe bashkëpunëtorë të tyre, thanë autoritetet.

Mafia në Nju Jork ka humbur fuqinë në vitet e fundit, përfshirë nga arrestimet, por edhe nga konkurrenca e organizatave të tjera kriminale. Megjithatë, mafia besohet se është ende aktive.

Bosi i njohur i klanit Gambino, “Frank” Cali u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Nju Jork në mars të vitit 2019.

Etiketa: Mafia siçilianeNew YorkSHBAurdher-arreste

Lajme të lidhura

BOTA

Aksident në autokolonën e J.D Vance në SHBA, një oficer policie në gjendje kritike

20:34 : 16/11/2025
BOTA

Trump paralajmëron aksion në Venezuelë, SHBA grumbullon 15 mijë trupa ushtarake në Karaibe

17:16 : 16/11/2025
RAJONI

Sanksionet e SHBA, Vuçiç paralajmëron krizë energjitike në Serbi

16:26 : 16/11/2025
BOTA

SHBA dhe Koreja e Jugut finalizojnë marrëveshjen për ndërtimin e nëndetëseve

08:45 : 16/11/2025
BOTA

Trump heq tarifat për kafetë, frutat ekzotike dhe mishin e viçit për të ulur çmimet në SHBA

12:15 : 15/11/2025
AKTUALITET

Mashtroi një person dhe i mori 21 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

12:00 : 15/11/2025
Para

Eliminatoret e ‘EURO 2024’, publikohet lista e Kombëtares U-17

TË GJITHA

Merz: E ardhmja e botës po formësohet në Evropë

22:10 : 16/11/2025

Incident në ‘Air Albania’, tifozi anglez mbetet i bllokuar në portën e sigurisë (Video)

21:55 : 16/11/2025

Humbja me Anglinë, Silvinjo: Jemi ekip në rritje, sulmi bëri shumë mirë

21:48 : 16/11/2025

Si të rimarkohet ligjërimi politik që të kumtojë mesazhe të besueshme

21:34 : 16/11/2025

Protesta e opozitës, Gjokutaj: Bojkoti i demokratëve i shërben vetëm qeverisë, jo kauzës

21:31 : 16/11/2025

Vrasja e Gilmando Danit, pistat e hetimit dhe dështimi i sigurisë që rikthen një ‘luftë’ të vjetër

21:11 : 16/11/2025

Gilmando Dani në krah të Emiljano Shullazit nga vitet 2000, 4 herë i dënuar nga Gjykatat

20:55 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com