• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Vllaznia në vështirësi, Cungu: Lojtarët nuk i ka sjellë njeri me zor, duhet të performojnë

18:49 : 08/11/2023
në SPORT

Vllaznia po kalon një moment mjaft të vështirë. Shkodranët të cilët para se sezoni te fillonte cilësoheshin si pretendentë, por pas 12 javësh, ata renditen në vendin e 8-të.

Një nisje aspak e mirë për kuqeblutë, ecuri që i bëri drejtuesit të shkarkojnë Migen Memellin, të cilin e zëvendësoi tekniku nga Tetova, Qatip Osmani.

Por edhe me ardhjen e këtij të fundit, Vllaznia vazhdon që të jetë jashtë forme, teksa në ndeshjen e fundit në kampionat, atë përballë Partizanit, u mund nga këta të fundit me rezultatin 4-1.

Për këtë ecuri të Vllaznisë, ka folur në emisionin “Sport News” trajneri i njohur Armando Cungu .

Cungu, 13 pikë në 12 javë, vendi i tetë për Vllazninë. Nisja më e dobët në vitet e fundit. Çfarë po ndodhë? Ku është problemi në sytë tuaj, duke e parë me qetësi nga jashtë?

Lexo edhe:

Balaj protagonist, Vllaznia fiton miqësoren ndaj ekipit rumun

Gjyqtarë armenë dhe çekë, kush do të vendosë drejtësi për Vllazninë në Europë

“Besoj se nuk do koment shumë. Me shumë të drejtë përmende Vllazninë dhe Tiranën në këtë fillim edicioni. Vllaznia- Nuk e di, strategjia e klubit mund të mos jetë e duhura. Koha po kalon dhe nuk do ketë shumë kohë. Sa më shpejt të jetë e mundur, aq më mirë do jetë. Duhen bërë disa ndryshime. Merkato mbase nuk është ndërtuar më e mira e mundshme.”

“Jemi në krizë”, theksoi Osmani pas humbjes me “poker” golash ndaj Partizanit. Në vetëm dy ndeshje në stol vjen kjo deklaratë…

“Vllaznia që në fillim të sezonit nuk është ndërtuar në mënyrën e duhur. Natyrshëm që e vuan edhe trajneri. Trajneri e ka kuptuar edhe situatën që ndodhet ekipit. Është e papranueshme. Edhe mua më vjen keq, si qytetar i këtij vendi. Nuk e mbaj mend asnjëherë Vllazninë kështu të dorëzohet kaq shpejt. Vllaznia ka luajtur edhe në Kupat e Europës, ndërsa në pjesën e dytë me Partizanin ishte e dorëzuar.”

Çfarë mund t’i kërkosh një trajneri në këto kushte…U shpreh edhe gjatë prezantimit, do kisha dëshira ta bëja unë ekipin, kemi probleme me dëmtimet etj…I kujt është përgjegjësi në një situatë të tillë.

“Unë nuk jam personi i duhur për të vendosur fajet. Nga ajo që kemi parë deri më tani, trajneri nuk e ka atë përgjegjësi. Vllaznia nuk është ndërtuar mirë. Nuk mund ta pranoj që të jetë në këtë situatë. Përtej grupit, i cili nuk mund të jetë aq cilësor. Për të luftuar nuk do ndonjë cilësi shumë të madhe, por shpirt.”

A sheh një zgjidhje Cungu, sa rrezikon Vllaznia në këto kushte, me këtë formë që ka shfaqur?

“Patjetër që shikoj zgjidhje. Edhe sportistët duhet të marrin përgjegjësinë e tyre. Tashmë tregu është i hapur, nuk jam për të paragjykuar askënd. Një klub si Vllaznia, një klub që e ka në ADN futbollin nuk mund të jetë në këto kushte. Ka individë të cilëve nuk u bëhet vonë aspak. Lojtarët të kuptojnë peshën e fanellës. Nuk i ka sjellë njeri me zor.”

A mund të ndryshojë situata në janar, a mund të arrijnë ky grup të paktën zonën final four, katër vendet e para…

“Ju e shikoni që kampionati është i çuditshëm. Me dy fitore, e shikoni Vllazninë në 3 vendet e para. Nëse luajnë me shpirtin e duhur, mund të bëjnë progres. Janari s’të sjell dot gjëra pozitive. Një lojtar i mirë vështirë se e largohet nga një skuadër e mirë. Lojtarët e janarit vijnë prej dëmtimeve dhe nuk kanë ritmin e duhur.”

Ndërkohë, një situatë paradoksale po ndodhë te Partizani, pa trajner, por ndaj Vllaznisë siguruan fitoren e pestë radhazi me një drejtor sportiv në stol.

“Kjo po tregon se Partizani është ndërtuar në mënyrën e duhur. Pa Zekic, Abilaliaj po merr disa fitore radhazi. Është trajner pa shumë eksperiencë. Ka meritë të jashtëzakonshme. Një trajner nuk matet me një seancë stërvitore, por në fushën e lojës. Abilaliaj po tregon se është i aftë për të bërë diçka të tillë.”

Cungu, si një trajner me shumë eksperiencë, a po zhvlerësohet pak roli i trajnerit? Kemi trajner të pezulluar, trajner provizor, ekipi pa trajner fare. Pse ky trend këtë sezon?

“Nuk është vetëm i këtij sezoni. Kjo ka ndodhur gjithmonë. Pezullimi? Ok nuk kemi patur, por ky pezullim duhet t’i kërkohet shpjegim drejtuesve të Tiranës! Mendoj që te pezullimi ka të bëjë pjesa ekomomike.”

Është pak e vështirë të flasësh për favoritë, pasi situata mund të ndryshojë, po si e sheh garën për titull deri tani, kë sheh më lart?

“Gradualisht ekipet kanë filluar të marrin fizionominë e vet. Egnatia, bashkë me Partizanin, po bëjnë mirë. E kam menduar edhe Tiranën, pas atyre paraqitjeve në vitet e fundit, por jo. Mendoja se me atë grup do ishte kandidati kryesor, por diçka ka ndodhur dhe më mirë le të flasin ata vet.”

Etiketa: Armando CunguVllaznia

Lajme të lidhura

SPORT

Balaj protagonist, Vllaznia fiton miqësoren ndaj ekipit rumun

21:04 : 27/06/2025
SPORT

Gjyqtarë armenë dhe çekë, kush do të vendosë drejtësi për Vllazninë në Europë

19:50 : 26/06/2025
SPORT

Vllaznia turpërohet në miqësore, ekipi slloven i shënon 5 gola

19:19 : 24/06/2025
SPORT

Ndeshja e parë në Ligën e Konferencës, Vllaznia nxjerr në shitje biletat

16:22 : 24/06/2025
SPORT

Klubi i Vorës prezanton blerjen e parë të verës

15:21 : 21/06/2025
SPORT

Numëron 7 paraqitje me Shqipërinë, Vllaznia këmbëngul për fantazistin 27-vjeçar

12:15 : 21/06/2025
Para

Kamp refugjatësh në Shqipëri/ Gazetari: Emigrantët rrezik për sigurinë tonë kombëtare!

TË GJITHA

Këmbimi valutor 28 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:29 : 28/06/2025

Shmangni qëndrimin në diell/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:17 : 28/06/2025

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

08:05 : 28/06/2025

Nga çmimet më të shtrenjta, te të ardhurat më të pakta për frymë/ Për çfarë mbajmë rekorde në Europë

07:59 : 28/06/2025

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com