• Kontakt
Monday, June 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

ONM rekomandon apelim të vendimit për prokuroren Suela Salavaçi

18:41 : 08/11/2023
në AKTUALITET, VETTING

Vëzhguesit ndërkombëtarë i kërkuan Komisionerit Publik të mërkurën që të ankimonte vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Suela Salavaçi. Në rekomandimin e njoftuar nga Komisioneri Publik, vëzhguesit vënë në dukje se analiza e financave të Salavaçit nuk ishte e plotë dhe se ajo rezultonte me bilance negative, ndërsa s’kishte dhënë argumente bindëse për barrën e provës.

“Vendimi i KPK-së nuk ofron analizë të kënaqshme të çështjeve për të cilat subjektit të rivlerësimit iu kalua barra e provës”, thuhet në rekomandim.

Vëzhguesit ndër të tjera vënë në dukje se analiza financiare e bërë nga KPK sa i përket të ardhurave dhe shpenzimeve të Salavaçit nuk ishte në përputhje me standardet e vendosura nga Kolegji i Apelimit. “Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në vendimin e tij përfundimtar dështoi të zbatoj standardet e provave të aplikuara nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit për llogaritjen e shpenzimeve të udhëtimit, duke arritur kështu një rezultat më të favorshëm për subjektin”, thuhet në një pjesë të ankimit.

Vëzhguesit kërkojnë një hetim më të detajuar të të ardhurave të përfituara nga prindërit e subjektit, duke theksuar se ndërsa kjo e fundit kishte marrë dhurata nga prindërit vëllai i saj nuk kishte përfituar në të njëjtën mënyrë. “Vëzhguesit ndërkombëtarë vërejnë se kontributet financiare të pretenduara të prindërve për subjektin e rivlerësimit ishin çuditërisht të qëndrueshme, të shpeshta dhe domethënëse. Një pretendim i tillë – që në thelb nënkupton se ajo ka jetuar me të ardhurat prej tyre gjatë gjithë jetës së saj – duhet të peshohet me kujdes më të madh, duke pasur parasysh se prindërit asnjëherë nuk i kanë bërë të tilla dhurime vëllait të subjektit, në të njëjtën periudhë kohe”, thuhet në rekomandim.

Ata i kërkojnë Komisionerit Publik të vlerësojë nëse prindërit e subjektit kishin burim të ligjshëm të ardhurash. Vëzhguesit ndërkombëtar shprehen në rekomandim se subjekti do të rezultonte me bilanc negativ domethënës edhe nëse mbaheshin parasysh disa prej pretendimeve të saj. Sipas vëzhguesve minimalisht subjekti rezulton me minus 2.5 milion lekë nëse analiza fianciare bëhet sipas propozimit të saj.

Lexo edhe:

Një gjetje e ONM ekspozon bisedat telefonike mes prokurorit Preçi dhe Arben Frrokut

ONM/ “Pastroi” drejtësinë shqiptare, a ka qenë John Leonardo në konflikt interesi me gruan?

Prokurorja e Tiranës, Suela Salavaçi u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 28 shtator, pasi u përball gjatë një seance dëgjimore që zgjati rreth tre orë e gjysmë me barrat e provës për pasurinë, që kishin të bënin kryesisht me bilancet negative të prindërve për disa pasuri që i kishin dhuruar, si dhe me pamundësitë e konstatuara në vite për investimet dhe shpenzimet e kryera prej saj dhe të bashkëshortit.

Trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Etleda Çiftjan u nda në vendimmarrje. Faskaj dhe Zhegu në shumicë vendosën në favor të konfirmimit të Salavaçit. “Komisioni arrin në përfundimin se subjekti i rivlerësimit ka mundur të shpjegojë bindshëm burimin e ligjshëm të pasurisë, nuk rezulton të ketë pasuri më të madhe se dyfishi i pasurisë së ligjshme, ka dorëzuar në kohë deklaratën e pasurisë dhe nuk është përpjekur të fshehë apo të paraqesë në mënyrë të pasaktë pasuritë në pronësi të saj”, thuhet në arsyetimin e shumicës.

Në pakicë Etleda Çiftja arsyeton se Salavaçi duhej të ishte shkarkuar, pasi nuk arriti të provonte ligjshmërinë e pasurisë dhe rezulton me bilanc negativ. “Për këtë arsye, unë, si anëtare në pakicë, bazuar në prova dhe bindjen e brendshme, vlerësoj se shumica nuk duhet të kishte disponuar konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, por shkarkimin e saj nga detyra”, thuhet në mendimin e pakicës./ BIRN

Etiketa: Komisionit të Pavarur të KualifikimitonmSuela Salavaçi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Një gjetje e ONM ekspozon bisedat telefonike mes prokurorit Preçi dhe Arben Frrokut

19:02 : 13/02/2025
AKTUALITET

ONM/ “Pastroi” drejtësinë shqiptare, a ka qenë John Leonardo në konflikt interesi me gruan?

10:55 : 11/02/2025
AKTUALITET

Administrata e KPK-së kërkon të futet në sistemin gjyqësor

16:48 : 19/01/2025
AKTUALITET

ONM rekomandon ankimin në Kolegj të prokurores Eranda Laze

20:07 : 06/12/2024
prokurores Suela Salavaçi
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Suela Salavaçi

20:15 : 22/10/2024
AKTUALITET

ONM kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela për mangësi profesionale

22:43 : 16/10/2024
Para

Vllaznia në vështirësi, Cungu: Lojtarët nuk i ka sjellë njeri me zor, duhet të performojnë

TË GJITHA

Shpërthen vullkani Etna – VIDEO

14:08 : 02/06/2025

Vrasja e Martin Canit/ 5 të mitur thirren për të dëshmuar në Gjykatë, autori mohon akuzat

14:06 : 02/06/2025

Bandat kriminale në Britani përdorin shtëpi me qira për ferma kanabisi, rrezikojnë jetën e fqinjëve të pafajshëm

14:01 : 02/06/2025

Opozita kërkon përjashtimin e Rusmalit nga KAS, Logu: Është i njëanshëm

13:55 : 02/06/2025

Asfalt elektoral në Belsh/ Kryebashkiaku Arif Tafani: “Vëllezërit Hysa” e bënë me kokën e tyre!

13:54 : 02/06/2025
Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm në Kukës

Pa kushte sigurie: Në Gjykatën e Kukësit, i pandehuri qëndron ngjitur me viktimën

13:41 : 02/06/2025

Poloni – Zgjidhet president kandidati nacionalist i mbështetur nga Trump

13:33 : 02/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com