• Kontakt
Thursday, October 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inflacioni bie brenda objektivit, por ushqimet mbeten të shtrenjta

17:23 : 08/11/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, SOCIALE

Norma e rritjes vjetore së çmimeve në Shqipëri ra në 3.8% në shtator, muaji i parë që nga marsi i vitit 2022 që inflacioni rezultoi brenda marzheve të tolerancës së politikës monetare. Por çmimet e ushqimeve vijuan të rriten me ritme të larta.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit me 3.8% në shtator të këtij viti, në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar, ritmi më i ulët i rritjes në një vit e gjysmë, gjë që duket se sinjalizon një kthim në normalitet për stabilitetin e çmimeve, bëhet e ditur nga raporti mujor i Institutit të Statistikave. Ky është edhe muaji i parë gjatë së cilit inflacioni ra brenda marzhit të luhatjes së lejuar nga politika monetare, i cili është plus minus 1% nga shënjestra e rritjes mesatare prej 3%.

Banka e Shqipërisë rriti në mënyrë të papritur normën bazë të interesit javën e kaluar në 3.25% pasi kishte bërë pushim që nga marsi, aludohet për të shmangur një forcim të mëtejshëm të lekut në tregun e këmbimit valutor. Vendimmarrja e bordit të BSH-së pasoi deklaratën vjetore të misionit të konsultimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, në të cilën argumentohej nevoja për të rritur normën bazë të interesit deri në 4 apo 4.5% me qëllim luftën kundër inflacionit. Por në rast se inflacioni vijon të bjerë sipas tendencës aktuale, interesat më të larta të politikës monetare, të cilat ndikojnë interesat që familjet dhe bizneset paguajnë për kreditë ekzistuese apo kreditë e reja, mund të jetë e panevojshme.

Megjithatë, problemi në rastin e inflacionit në Shqipëri lidhet jo vetëm me ritmin e përgjithshëm të rritjes së ideksit, por edhe me përbërjen. Kështu, ndërsa indeksi i përgjithshëm u rrit me 3.8% në shtator, grupi Ushqime dhe Pije Joalkoolike u rrit me 7.4%. Ritmi shumë i fortë i rritjes së grupit të ushqimeve prek veçanërisht ashpër familjet e varfra, konsumi i të cilave është i përqendruar te ushqimet në masë më të madhe se sa për popullsinë në përgjithësi. Por rritja e çmimeve të mallrave të domosdoshme dhe rritja e ngadaltë e mallrave dhe shërbimeve të tjera vë në dukje edhe karakterin e inflacionit, si të tillë të ushqyer nga oferta me çmime të larta dhe jo nga kërkesa e shtuar.

Që nga fillimi i vitit 2021, kur nisi vala aktuale e inflacionit në të gjithë botën, çmimet në Shqipëri janë rritur me 15.4% ndërsa çmimet e grupit Ushqime dhe Pije Joalkoolike janë rritur me 29%. Grupet e tjera të konsumit kanë pësuar rritje shumë më të ngadaltë. Çmimet e kujdesit shëndetësor janë sot 3% më të larta se sa dy vjet e gjysmë më parë ndërsa shërbimi arsimor është shtrenjtuar me vetëm 5%. Shqiptarët shpenzojnë 36% të parave për ushqime dhe pije joalkoolike dhe 20% për Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji elektrike për konsum familjar./BIRN

Lexo edhe:

Familjet në Shkodër, Elbasan dhe Dibër çojnë gjysmën e buxhetit për ushqime

Importet e pesticideve, me rritje në krahasim me një dekadë më parë

Etiketa: inflacionite shtrenjtaushqime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Familjet në Shkodër, Elbasan dhe Dibër çojnë gjysmën e buxhetit për ushqime

14:12 : 22/10/2025
AKTUALITET

Importet e pesticideve, me rritje në krahasim me një dekadë më parë

08:53 : 03/10/2025
AKTUALITET

Ushqimet dhe qiratë çojnë inflacionin e gushtit në 2.3%

13:14 : 09/09/2025
AKTUALITET

Benet Beci vjedh 270 milionë nga buka e fëmijëve të Shkodrës

22:34 : 28/08/2025
SHENDETI

6 ushqimet që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të kokës

22:47 : 23/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria me popullsinë me të nën-ushqyer në Europë

08:20 : 22/08/2025
Para

Lumi Gjole në Fushë Krujë rrezikon të dalë nga shtrati

TË GJITHA

Zuckerberg humb durimin me punonjësit, Meta ndërmerr shkurtime masive

20:12 : 23/10/2025

Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

19:59 : 23/10/2025

Dy avionë rusë shkelin hapësirën ajrore të Lituanisë

19:50 : 23/10/2025

Greqia “studion” krizën e banesave, Qeveria dy strategjitë për të frenuar mungesën e strehimit

19:47 : 23/10/2025

Prokurori Stojani akuzon kryetaren e KLP-së Mirela Bogdani për shkelje të ligjit

19:25 : 23/10/2025

Tensione në drejtësi, kreu i KLGJ nuk  fton në ceremoninë e gjyqtarëve të rinj Sokol Sadushin!

19:24 : 23/10/2025

Përplasja për aksionet e aeroportit/ Pacolli ia kalon fajin noteres: Ka bërë deklarime të pavërteta!

19:12 : 23/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com