• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Familjet shqiptare me të ardhurat më të ulëtat në Europë, sipas fuqisë blerëse

08:15 : 07/11/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Ndonëse vendi ka shënuar rritje të kënaqshme vitet e fundit, të ardhurat e familjeve shqiptarë janë të pamjaftueshme për të përballuar një jetesë normale në krahasim me shtetet e tjera të Europës, madje dhe rajonit.

Të ardhurat, përveçse janë të ulëta zhvlerësohen edhe më tej nga çmimet e larta.

Eurostat ka publikuar treguesin e të ardhurave të dsiponueshme të ekuivalentuara për anëtar të një familjeje, të cilat tregojnë të ardhurat totale të një familjeje pas taksave që janë në dispozicion për shpenzim ose kursim, pjesëtuar me numrin e anëtarëve të familjes të konvertuar në të rritur (1).

Ky tregues matet sipas standardid të barazisë së fuqisë blerëse, ose PPP (purchasing power standard). Teorikisht një PPS mund të blejë të njëjtën sasi mallrash dhe shërbimesh në çdo vend.

Shqipëria e kishte treguesin e të ardhurave mediane të disponueshme në 2020 (viti më i fundit kur të ardhurat janë të disponueshme) në 4,358, që është më i ulëti në Europë (të dhënat për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovimën mungojnë). Treguesi median nënkupton që gjysma kanë më shumë se 4358 PPS dhe gjysma më pak.

Lexo edhe:

Trafiku i armëve nga Kosova në Tiranë, dosja shkon në SPAK me 9 persona të arrestuar

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja magnituda dhe epiqendra

Në krahasim me medianën europiane po në të njëjtin vit (17,926 PPS), një anëtar i një familjeje shqiptare kanë në dispozicion vetëm 24% të të ardhurave. Si rrjedhojë fuqia blerëse e një familjeje shqiptare është katër herë më e ulët se ajo e mesatares europiane.

Ndonëse të ardhurat për frymë janë sa 32% e mesatares europiane, kur krahasimi bëhet sipas fuqisë blerëse, treguesi ulët në 23%, si rrjedhojë e fakti që çmimet në pjesën më të madhe janë njëlloj me vendet e BE-së (sidomos në supermarkete), ndërsa të ardhurat shumë më të ulëta.

Në krahasim me Gjermaninë, psh, fuqia blerëse është 5.5 herë më e ulët, me Italinë 4 herë më pak, me Greqinë 2.3 herë më pak.

E dyta më e ulët pas Shqipërisë, për të ardhura mediane të disponueshme, renditet Maqedonia e Veriut (5,988 PPS), Turqia (6,210 PPS), Mali i Zi (6,328), Serbia (6,968 PPS).

Europa

Sipas Eurostat Në vitin 2022, të ardhurat mesatare të ekuivalentuara të disponueshme në BE ishin 18 706 standarde të fuqisë blerëse (PPS) për banor, duke u rritur nga 18 011 PPS të regjistruara në 2021.

Në nivel kombëtar, vendet e BE-së me të ardhurat mesatare më të larta të disponueshme në 2022 ishin Luksemburgu (33 214 PPS), Holanda (25 437 PPS), Austria (25 119 PPS), Belgjika (24 142 PPS), Danimarka (23 244). PPS) dhe Gjermania (23 197 PPS).

Në të kundërt, Bullgaria (9 671 PPS), Sllovakia (9 826 PPS), Rumania (10 033 PPS), Hungaria (10 217 PPS) dhe Greqia (10 841 PPS) raportuan vlerat më të ulëta.

Të ardhurat mesatare të disponueshme të ekuivalizuara, të shprehura në PPS, marrin për bazë shpërndarjen e të ardhurave, si dhe madhësinë dhe përbërjen e familjes. Njësia PPS merr në konsideratë variacionet e nivelit të çmimeve, duke siguruar që të dhënat të jenë të krahasueshme midis vendeve.

(1) Anëtarët e familjes barazohen ose bëhen ekuivalente duke peshuar secilin sipas moshës së tyre, duke përdorur të ashtuquajturën shkallë të ekuivalencës së modifikuar të OECD.

Për të pasqyruar ndryshimet në madhësinë dhe përbërjen e një familjeje, të ardhurat totale (neto) të familjes pjesëtohen me numrin e ‘të rriturve ekuivalent’, duke përdorur një shkallë standarde (ekuivalente): shkallën e modifikuar të OECD; kjo shkallë u jep një peshë të gjithë anëtarëve të familjes (dhe më pas i mbledh këto për të arritur në madhësinë e barabartë të familjes):

1.0 për të rriturin e parë;

0,5 për personin e dytë dhe secilin pasues të moshës 14 vjeç e lart;

0.3 për çdo fëmijë të moshës nën 14 vjeç.

Së fundi, shifra që rezulton quhet e ardhura e disponueshme ekuivalente dhe i atribuohet në mënyrë të barabartë secilit anëtar të familjes. /Burimi: Eurostat/

/Monitor.al/

Etiketa: Shqiperistatistikate ardhuravarferi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trafiku i armëve nga Kosova në Tiranë, dosja shkon në SPAK me 9 persona të arrestuar

20:00 : 18/09/2025
AKTUALITET

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja magnituda dhe epiqendra

18:23 : 16/09/2025
AKTUALITET

Sërish paratë llaç e tulla! Një treta e investimeve në ekonomi shkoi për banesa më 2024

09:47 : 16/09/2025
AKTUALITET

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15:52 : 15/09/2025
AKTUALITET

Në Shqipëri 17% e fëmijëve nën 5 vjeç janë obezë, 3-fish më e lartë se mesatarja globale për 2024

14:35 : 15/09/2025
AKTUALITET

“U infektova me hepatit C, humba 12 kg”/ Pecorelli letër senatorit italian: Po mbahem në burgun më të ashpër

20:43 : 14/09/2025
Para

Shtim të vranësirave e lagështirës në ajër dhe shi në darkë, parashikimi i motit sot

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com