• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rusi, rritet shkalla e antisemitizmit pas fillimit të luftës në Gaza

20:41 : 04/11/2023
në BOTA

Lufta midis Izraelit dhe Hamasit ka shkaktuar rritjen e antisemitizmit në Rusi, e cila ditët e fundit shënoi atë që vëzhguesit thonë se ishte rasti më i rënë në disa dekada.

Siç njofton ekipi i Zërit të Amerikës nga Moska, incidentet kanë krijuar një klimë frike dhe pasigurie për komunitetin hebre të Rusisë, ndër më të mëdhenjtë në botë.

Qindra njerëz hynë me forcë në aeroportin Mekashkala në Republikën e Dagestanit me shumicë myslimane, në pjesën jugore të Rusisë. Synimi i tyre ishte për t’u zënë rrugën pasagjerëve të një aeroplani që sapo kishte mbërritur nga Tel Avivi.

Vëzhguesit e cilësojnë incidentin si rastin më ekstrem të antisemitizmit në Rusi në dekada. Presidenti rus Vladimir Putin fajësoi forcat e jashtme.

“Ngjarjet në aeroport u nxitën, ndër të tjera, përmes rrjeteve sociale, jo më pak nga Ukraina, nga duart e agjentëve të shërbimeve speciale perëndimore”, tha Presidenti Putin.

Lexo edhe:

BE pa sanksione të reja kundër Rusisë, zgjat ato në fuqi

Liderët e BE-së takohen për të biseduar për sanksione kundër Rusisë, tarifat amerikane dhe Lindjen e Mesme

Një krizë etnike në Kaukaz do të përbënte një sfidë të madhe për Kremlinin, thonë ekspertët, sepse Moska e sheh kontrollin social si një përparësi kryesore.

“Gjëja më e rëndësishme për shtetin është ruajtja e stabilitetit politik dhe shmangia e çdo lloj proteste. Deri më tani, ata i kanë trajtuar mirë këto kriza, por nuk dihet për të ardhmen”, thotë Alexander Verkhovsky, Drejtor i Qendrës Kërkimore SOVA.

Për hebrenjtë në Rusi, incidenti në Dagestan është një kujtesë se konflikti mes Izraelit dhe Hamasit mund të shndërrohet në një kërcënim lokal, dhe jo vetëm në republikat me shumicë myslimane.

“Njerëzit janë padyshim të cenuar për shkak të konfliktit izraelito-arab, si rezultat i teorive të ndryshme ideologjike anti-hebraike të islamit radikal.

Ky efekt po ndjehet këtu dhe qytete të tjera, çka përbën një kërcënim të mundshëm.

Një kërcënim real mund të jetë në qytetet më të mëdha të Rusisë”, thotë rabini Alexander Boroda me Federatën e Komuniteteve Hebraike të Rusisë.

Shumë nga kritikët më të mëdhenj të Kremlinit, të komunitetit hebre, mërguan pas fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës. Mes tyre është edhe kryerabini i Moskës, Pinchas Goldschmidt, i cili shërbeu për gati 30 vjet në atë post.

“Situata në Rusi do të përkeqësohet në përgjithësi, dhe veçanërisht për hebrenjtë. Jo të gjithë mund të largohen, sepse disa kanë prindër të moshuar apo arsye të tjera. Por ata që kanë mundësi, duhet të largohen”.

Në aeroportin e Dagestanit është kthyer qetësia pas sulmit më të madh kundër hebrenjve në këtë rajon. Ndërsa përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, ekziston frika se diçka e ngjashme ose më e keqe mund të ndodhë./VOA

Etiketa: antisemitizemcifuteRusi

Lajme të lidhura

BOTA

BE pa sanksione të reja kundër Rusisë, zgjat ato në fuqi

08:32 : 27/06/2025
BOTA

Liderët e BE-së takohen për të biseduar për sanksione kundër Rusisë, tarifat amerikane dhe Lindjen e Mesme

10:36 : 26/06/2025
AKTUALITET

NATO armatoset për kërcënime të mundshme nga Rusia

08:07 : 25/06/2025
BOTA

Rusia: Nëse SHBA-ja përdor armë bërthamore në Iran do të ishte katastrofike

15:15 : 20/06/2025
BOTA

Kallas: Rusia s’ka shanse nëse NATO-ja qëndron e bashkuar

12:11 : 18/06/2025
BOTA

14 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga sulmet ruse në Kiev

08:51 : 17/06/2025
Para

Vendos sistemi VAR, Arsenali pëson humbjen e parë sezonale në “St. James’ Park”

TË GJITHA

“Ç’kontratë e noter, jam i zoti i punës”/ Ndërtuesi kërkon para shtesë për shtëpinë e paguar

21:45 : 27/06/2025

CIES publikon listën e mbrojtësve më të vlefshëm në botë, asnjë nuk luan në Itali

21:36 : 27/06/2025

Zjarr në Fier, digjet një stallë dhe dengje bari

21:29 : 27/06/2025

Bisedat në “Sky”/ Si gënjeu Bajri shokun për vrasjen e Gjin Boriçit: Pastë dritë i shkreti

21:23 : 27/06/2025

Europa përvëlohet nga vapa/ Në Itali, Francë, Spanjë e Portugali, termometri shkon deri në 42°C

21:19 : 27/06/2025

Makina përplasi 3 të mitur/ Eksperti: Monopatinat s’duhet të kalojnë 25 km/orë, drejtuesit të bëjnë kurs

21:05 : 27/06/2025

Balaj protagonist, Vllaznia fiton miqësoren ndaj ekipit rumun

21:04 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com