• Kontakt
Monday, May 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sherri për pronën tek Kepi i Rodonit/ Lirohet Mark Frroku: Ishim në vendin e punës

16:00 : 02/11/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gjykata e Durrësit u ka rikthyer lirinë pasi ka caktuar masën “Detyrim paraqitje” për 8 të arrestuarit në konfliktin e ndodhur të dielën në “Kepin e Rodonit” në Durrës, përfshirë dhe ish-deputetin Mark Frroku.

“Arrest me burg” në mungesë u dha vetëm për shtetasin Besnik Toma, kushëririn e ish-deputetit Frroku, i cili dyshohet se është personi që qëlloi në ajër me armë zjarri.

“Ishim në vendin e punës konform të gjitha ligjeve shqiptare në fuqi. U konfiktuan ata që erdhën”, tha Frroku për mediat në dalje të gjykatës.

Prokurori Gëzim Veizi kërkoi që të konsiderohej i ligjshëm arrestimi dhe kërkoi si masë sigurie “detyrim paraqitje” për shtetasit Bajram Kaculi, Erion Reka, Orion Reka, Ylli Reka banorë të zonës, si dhe për Mark Frrokun, Antonio Lazari, Martin Lazari dhe Pal Doda, përfaqësues të kompanisë së pajtuar nga Kisha Françeskane për kryerjen e rrethimit të parcelës së tokës.

Prokurori kërkoi “arrest me burg” për shtetasin Besnik Toma i cili dyshohet se ka qëlluar me pistoletë, kërkesë e cila u pranua edhe nga gjyqtarja Entela Shedula.

Lexo edhe:

Rudina Dembacaj: Jam tek vjehrra e tretë, por mamanë e Mark Frrokut nuk e dua…

Gjykata e Lartë rrëzon Mark Frrokun, ish-deputeti kundërshton sekuestrimin e pasurive

Konflikti ndodhi mes përfaqësuesve të kishës dhe banorëve të zonës në lidhje me një pronë mbi të cilën të dyja palët zotërojnë certifikatë pronësie.

Si përfaqësues të kishës, u arrestuan shtetasit Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda dhe Martin Lazeri.

Nga pala tjetër u arrestuan shtetasit Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka.Ndërkohë në gjendje të lirë është proceduar shtetasi Ndue Sokoli për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Mark Frroku dhe përfaqësuesit e kishës akuzohen për veprat penale “Kanosja”, “Moskallzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike.

Ngjarja

Konflikti ndodhi mes përfaqësuesve të kishës dhe banorëve të zonës në lidhje me një pronë mbi të cilën të dyja palët zotërojnë certifikatë pronësie.

Sipas dosjes së prokurorisë: Me datë 29.10.2023 rreth orës 13:00 është njoftuar nga Salla Operative e Stacionit Policisë Manëz, Komisariati Durrës, se në vendin e quajtur fshati Shetaj, Njësia Administrative Ishëm, Durrës, po konfliktoheshin disa persona me sende të forta ku është qëlluar dhe me armë zjarri. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe kanë shoqëruar personat pjesëmarrës e palë në konflikt. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se palët në konflikt janë shtetasit Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka dhe Gentjan Shetaj (i larguar). Të gjithë këta persona janë banorë të fshatit Shetaj, Nj.A Ishëm, Durrës.

Palë kundërshtare në këtë konflikt kanë qenë Ndue Sokoli, Martin Lazri, Mark Frroku, Antonio Lazeri dhe Pal Doda të cilët kanë qenë persona të kontraktuar nga Kisha Katolike, Provinca Françeskane, me vendndodhje në Kepin e Rodonit, Ishëm, për të vendosur një rrethim prone me rrjetë teli, në pronën e pretenduar të kishës, me miratimin e deklaratës paraprake të kryerjes së punimeve të lëshuar nga Bashkia Durrës me vendimin nr 1336/1-22 datë 26.10.2022 në bazë të kontratës ndërtimin nr. Rep 6307, nr. Kol 4268 midis shoqërisë AM-L Group (Mark Frroku) dhe kishës Françeskane. Pas vendosjes së tubave metalikë për të rrethuar këtë pronë banorët e fshatit Shetaj kanë hequr me forcë rrethimin e vendosur nga punonjësit e kontraktuar të Kishës Françeskane dhe në këtë moment ka nisur një konflikt i dhunshëm ku është dëmtuar shtetasi Ndue Sokoli dhe Martin Lazri.

Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes ku dallohen njolla gjaku në rrugën përpara traut të Kepit të Rodonit dhe është gjetur e sekuestruar gëzhoja e armës së zjarrit, dyshuar pistoletë. Personave të shoqëruar e arrestuar u janë marrë faktor plotësues të qitjes për të përcaktuar nëse kanë qitur me armë zjarri.

Ky konflikt pronësie është i përsëritur disa herë dhe janë referuar disa materiale kallëzimi e konflikte të ndodhura për këtë çështje pronësie ku njëra palë është shtetasi Bajram Kaculi, Erjon Reka e administratorja e kompanisë “Albania Tourist Resort” në Kepin e Rodonit, Ana Shtjefni dhe nga pala kundërshtare përfaqësuesit e Kishës Françeskane të Kepit të Rodonit. Ky konflikt mund të sjelli pasoja më të rënda në jetën dhe shëndetin e personave të përfshirë dhe mund të degradojë në një ngjarje të rëndë kriminale.

Janë marrë të dhëna nga shtetasi Mark Frroku, i biri i Preng dhe i Leze, i datëlindjes 06.10.1972 i cili ka sqaruar se është pronar i kompanisë “AML Grup” me qendër në Tiranë dhe merret me ndërtime dhe me aktivitete të tjera në fushën e biznesit. Ai pretendon se para 10 ditësh është kontraktuar nga prifti i Bajzës, Shkodër, i ka kërkuar të bëjë një rrethim në pronën e kishës dhe ka nënshkruar një kontratë me Kishën Françeskane.

Ai shpjegon se ndërkohë që kanë qenë duke filluar punimet ai është larguar për të drekuar me shtetasin Antonio Lazari kur në restorant kanë ardhur dhe shtetasit Pal Doda dhe Martin Lazari dhe gjatë kësaj kohe ai pretendon se sa ka filluar të drekoje e ka lajmëruar avokatin se disa persona po heqin shtyllat e hekurit të vendosura nga punëtorët e tij. Ai ka sqaruar se është afruar pranë një personi me kominoshe dhe nuk e ka njohur, i ka thënë se përse prishin punën e bërë nga ata. Ndërkohë, sipas tij një person ka tentuar ta godasë me grusht, por është shmangur. Ai nuk i njeh këto persona, por pretendon se njëri është me kominoshe. Ai sqaron se ka parë të gjakosur Martin Lazrin dhe Ndue Sokolin e të shtrirë përtokë. Shtetasi Mark Frroku ka sqaruar se nuk është ushtruar dhunë ndaj tij dhe pretendon se ka dëgjuar vetëm zhurmë që vinte nga turma. Gjatë momenteve të hetimeve paraprake ky shtetas nuk ka treguar identitetin e shtetasit Besnik Toma duke pretenduar se ka qenë i shoqëruar vetëm nga shtetasi Antonio Lazari dhe nuk ka pranuar të japë detaje.

Etiketa: Mark Frroku

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Rudina Dembacaj: Jam tek vjehrra e tretë, por mamanë e Mark Frrokut nuk e dua…

12:39 : 06/10/2024
AKTUALITET

Gjykata e Lartë rrëzon Mark Frrokun, ish-deputeti kundërshton sekuestrimin e pasurive

16:12 : 19/09/2024
AKTUALITET

Dënohet me burg Rudina Dembacaj, falsifikoi firmën e ish-burrit për të nxjerrë vajzën jashtë vendit

22:02 : 07/12/2023
AKTUALITET

Plas sëpata! Rindizet konflikti për tokën te Kepi i Rodonit (VIDEO)

14:31 : 07/12/2023
AKTUALITET

Fakte dhe dokumente/ Kush po lufton ta zaptoj Kepin e Rodonit

10:29 : 17/11/2023
AKTUALITET

Denoncimi/ Mark Frroku godet me grushta ish-kryebashkiakun

16:25 : 13/11/2023
Para

VIDEO/ Rey Manaj shënon 3 gola për 36 minuta në Turqi

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 26 maj 2025

22:52 : 25/05/2025

Zelensky thotë se ‘heshtja e SHBA-së’ ndaj sulmeve ruse e inkurajon Putinin

22:46 : 25/05/2025

Begaj në Amerikë, presidenti i ftuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

22:35 : 25/05/2025

“Kam 7 vite pa takuar motrën”/ Laert Vasili: Nuk shkoj dot në Amerikë, kam frikë se…

22:33 : 25/05/2025

Asambleja e NATO-s/ Osmani: Krah SHBA, po forcojmë themelet e një rajoni të sigurt

22:28 : 25/05/2025

Tentoi të digjte ambasadën amerikane në Tel Aviv, arrestohet 28-vjeçari në New York

22:26 : 25/05/2025

Me 25 kg kokainë në makinë, shqiptari humb jetën gjatë ndjekjes nga policia në Itali

22:05 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com