• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Euro drejt “greminës”, sot prek nivelin më të ulët që prej muajit gusht

15:26 : 02/11/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po pëson përsëri rënie. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 105.36 lekë.

Kursi i këmbimit të Euros ka rënë për të gjashtë ditë radhazi ka prekur nivelin më të ulët që prej datës 17 gusht.

Kursi i këmbimit Euro-Lek preku nivelet minimale historike në muajin korrik, duke u afruar shumë afër kufirit të 100 lekëve. Në muajin gusht, kursi pësoi një rritje të shpejtë që e çoi deri sipër kufirit të 110 lekëve.

Më pas, gjatë muajit shtator kursi zbriti deri afër nivelit të 106 lekëve, ndërsa deri në javën e fundit të tetorit kursi ishte përgjithësisht i qëndrueshëm pranë nivelit të 106 lekëve. Por, ditët e fundit, kursi po shënon një tendencë të re rënëse dhe tashmë po i drejtohet përsëri kufirit të 105 lekëve.

Sipas agjentëve të tregut valutor, kursi i këmbimit ka zbritur në një ekuilibër ndjeshëm më të ulët këtë vit. Nga njëra anë, kjo i detyrohet prurjeve të larta valutore hyrëse, që kanë rritur ofertën e valutës në treg. Sezoni turistik këtë vit ka prekur shifra rekord dhe është zgjatur më tej në kohë. Pritshmëritë e operatorëve turistikë janë që hovi i turizmit të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 25 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Nga ana tjetër, oferta e Lekut këtë vit ka qenë e shtrënguar, për shkak të normave më të larta të interesit dhe sidomos për shkak të politikës fiskale shtrënguese dhe deficitit të lartë buxhetor.

Një situatë e tillë e ka zbritur në mënyrë të qëndrueshme kursin Euro-Lek në nivelet më të larta historike. Në teori, rritja e djeshme e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë mund të ketë një efekt të mëtejshëm në drejtim të forcimit të lekut në kursin e këmbimit.

Një nga faktorët e pakët që mund të sjellin një forcim të përkohshëm të Lekut mund të jetë shpenzimi i përqendruar i deficitit buxhetor në muajin e fundit të vitit.

Një fenomen i tillë u vërejt edhe vitin e kaluar, kur kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rritje të ndjeshme, për shkak të pagesave të mëdha buxhetore që u përqendruan në ditët e fundit të dhjetorit. Megjithatë, ky efekt pritet të jetë kalimtar.

Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se do të vazhdojë rritjen e normës bazë deri pranë nivelit ekuilibër, që vlerësohet afër kufirit të 4.5%. Mbështetur në projektbuxhetin 2024, edhe politika fiskale pritet të ruajë një tendencë konsoliduese, element që favorizon gjithashtu një Lek të fortë në kursin e këmbimit./ MONITOR

Etiketa: eurokursi i kembimitleku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 25 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:06 : 25/10/2025
AKTUALITET

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:11 : 24/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 23 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:13 : 23/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 22 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:30 : 22/10/2025
AKTUALITET

Ofertë e lartë dhe kërkesë e pakët, Euro prek minimum të ri historik

14:24 : 21/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 21 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:04 : 21/10/2025
Para

Vuçiç: Nuk do ta nënshkruaj kurrë njohjen e Kosovës!

TË GJITHA

Qeveria Rama vendos “rregulla për korrupsionin”! Propozon Projekt-ligjin “Për Lobimin”

12:02 : 25/10/2025

Gjenden 5 iPhone në burgun e Durrësit, ja kujt i përkisnin

11:53 : 25/10/2025

Shkencëtarët: Të ndalohet menjëherë konsumi i proshutës, po shkakton kancer

11:49 : 25/10/2025

Durrës/ Policia kontrolle ‘blic’ në burgun ku ndodhen politikanë dhe ‘koka’ bandash kriminale

11:30 : 25/10/2025

“Oligarkët mbi qytetarët”, Tabaku: 55% e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin

11:27 : 25/10/2025

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

11:15 : 25/10/2025

Rama programon Diellën ti thurë lavde në Berlin

10:58 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com