• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandal/ Koncesioni i Hemodializës, kontrata rrezikon jetën pacientëve me probleme akute

14:57 : 01/11/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
Në foto: Kryeministri Edi Rama në një nga qendrat e Hemodializës

Në foto: Kryeministri Edi Rama në një nga qendrat e Hemodializës

Nga Boldnews.al

Kontrata koncesionare për shërbimin e Hemodializës u heq të drejtën qytetarëve që kanë probleme akute me veshkat për të marrë trajtim pranë qendrave jo-publike, të cilat paguhen nga taksapaguesit.

Spitalet rajonale detyrohen që të dërgojnë këta pacientë me urgjencë drejt Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, për të marrë shërbimin e kërkuar, një ece-jake që mund të ketë edhe pasoja fatale për jetën e pacientëve.

Ky detaj skandaloz është zbuluar në një audit performance të zhvilluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për “Shërbimin në terapinë renale zëvendësuese”.

Gjithashtu, KLSH ka zbuluar se Ministria e Shëndetësisë, për të paktën 7 vjet, nuk ka kryer asnjë lloj kontrolli mbi mënyrën se si është zbatuar kontrata koncesionare.

Lexo edhe:

Skandal me Votën e Diasporës/ KQZ nxjerr 2902 zarfe të numëruara, nga 2896 zarfe në total

SKANDALI/ Eduard Shalsi fushatë brenda komisariatit të Kukësit

Në foto: Raporti i KLSH-së për Hemodializën

Koncesioni i Hemodializës është një prej katër kontratave të nënshkruara nga qeveria shqiptare në periudhën 2015-2017, nëpërmjet Ministrit të Shëndetësisë të kohës, Ilir Beqja, si edhe disa kompanive private.

Katër kontratat koncesionare (Hemodializa, Laboratorët, Kontrolli Bazë-Check Up dhe Sterlizimi) janë prej disa vitesh nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.

Deri më tani, prokurorët e posaçëm kanë konkluduar në një rezultat minimal, duke prangosur ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe administratorin e kompanisë koncesionare të Sterlizimit, “SaniService”, Ilir Rrapaj.

Ndërkohë, për këtë hetim ka ende shumë për të bërë, ndërkohë që për tre kontratat e tjera koncesionare nuk ka asnjë zhvillim, të paktën deri më tani, nga Prokuroria e Posaçme.

Opozita Parlamentare ka kërkuar muajt e fundit ngritjen e Komisioneve Hetimore për kontrollin e zbatimit të koncesioneve në Shëndetësi. Por, deri më tani, maxhoranca e Edi Ramës e ka bllokuar ngritjen e këtyre komisioneve hetimore, duke shkaktuar një ngërç të rëndë institucional dhe ligjor.

Gjetjet më të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për koncesionin e Hemodializës janë mëse të mjaftueshme që Parlamenti të kryejë verifikimet e tij të thelluar. Por, pikërisht problematikat e shumta në hartimin dhe zbatimin e kontratave koncesionare në Shëndetësi duket se detyrojnë maxhorancën socialiste që të bëj gjithçka për të penguar transparencën.

Rrezik për pacientët

Në kontratën e koncesionit është përcaktuar që shërbimin e dializës e përfitojnë vetëm pacientët kronik që vuajnë nga stadi i fundit i sëmundjes reale kronike, pra vetëm ata pacientë që janë identifikuar nga qendra e hemodializës në Qendrës Spitalora Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë (QSUNT) dhe kanë marrë miratim nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).

Ndërsa për pacientët që kanë raste akute të sëmundjeve të veshkave nuk mund të ofrohet shërbimi i dializës pranë qendrave të koncensionarit në rajonin ku banojnë, pa kaluar më parë në një procedurë burokratike për marrjen paraprake të miratimit nga FSDKSH.

Për këtë arsye spitalet publike, pacientët me raste akute të sëmundjeve të veshkave i dërgojnë me ambulance të shoqëruar më mjekun specialistë për të marrë shërbimin e urgjencës në QSUNT.

Në foto: Pacientët me probleme akute të veshkave trajtohen vetëm në QSUT

Për Kontrollin e Lartë të Shtetit, “mos kryerja e dializës në qendrat e koncensionarit, të pacientëve me raste akute të sëmundjeve të veshkave, jo vetëm që dëmton rëndë shëndetin e pacientit që mundë ti vijë nga mos dhënia e ndihmës së shpejtë, por rrit punën tej kapaciteteve të klinikës së nefrologjisë në QSUNT, si dhe rrit kostot spitalore, që vijnë nga transportimi me ambulancë i pacientit dhe mjekut shoqërues”.

7 vjet pa monitorim

Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se “nuk ka patur monitorim të vazhdueshëm nga institucionet përgjegjëse (Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi) për zbatimin e kontratës së koncesionit dhe kontratave të tjera të lidhura ndërmjet institucioneve në varësi të FSDKSH për ofrimin e shërbimit të Hemodializës”.

Sipas programit kombëtarë mbi parandalimin, zbulimin e hershëm dhe mjekimin e sëmundjeve kronike të veshkave në Shqipëri, i hartuar nga qendra spitalore universitare “Nënë Tereza”, shërbimi, nefrologji-dialize-transplant, duhet të kryet monitorim vjetorë për protokollin e ndjekur të hemodializës, FSDKSH duhet të ketë në përbërje një mjek nefrolog në grupet e kontrollit.

Në foto: Ministria e Shëndetësisë nuk ka monitoruar zbatimin e Kontratës Koncesionare të Hemodializës prej 7 vitesh

Faktikisht monitorimi që kryen FSDKSH nëpërmjet drejtorive rajonale për qendrat e HD bëhet vetëm për elementet financiare të numrit të seancave. Gjithashtu edhe MSHMS nuk e ka monitoruar në mënyrë periodike sipas kërkesave të kontratës koncensionare shërbimin e kryer nëpër spitalet publike për HD.

“Mungesa e monitorimit të cilësisë së shërbimit të hemodializës nga autoritetet kontraktore është një çështje që duhet të adresohet në mënyrë të menjëhershme”, shprehet KLSH.

Grupi i punës, për monitorimin e kontratës koncensionare për ofrimin e shërbimit të hemodializës është ngritur gati 7 vjet pasi koncensionari ka filluar shërbimin dhe vetëm për 2 nga 5 spitalet e parashikuara për kontroll ka hartuar raportet e monitorimit së bashku me rekomandimet përkatëse.

Plani për monitorimin e 5 qendrave të hemodializës për vitin 2021 -2022, mund të konsiderohet i realizuar në masën 40%, pasi raportet për dy qendra nuk janë finalizuar dhe ende nuk janë adresuar problematikat e evidentuara, duke mos lenë rekomandimet përkatëse, ndërsa për një qendër nuk është realizuar monitorimi sipas përcaktimeve të planit të monitorimit të hartuar në vitin 2022.

Mungesë investimi

Auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka konstatuar gjithashtu se kompania koncesionare nuk ka filluar të ri-investojë për pajisjet mjekësore, sipas detyrimeve të kontratës koncesionare.

“Në zbatim të kontratës së koncesionit, është përcaktuar se ri investimi në pajisje mjekësore në të 5 qendrat e dializës, nga koncensionari do të bëhet 100% duke filluar në 4 vitet e fundit. Ndërkohë, kontrata është në 4 vitet e fundit të zbatimit dhe koncensionari nuk ka filluar të ri investojë në pajisje mjekësore”, thuhet në raport.

Koncesioni i dyshimtë

Në Shkurt 2016, Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar në atë kohë nga Ilir Beqja dhe kompania “Evita” nënshkruan kontratën e Koncesionit/Partneritetit Publik Privat “Për shërbimin e Hemodializës pranë spitaleve rajonale në Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Elbasan”, me afat 10 vjet dhe për një vlerë rreth 80 milionë euro.

Në foto: Rezultati i tenderit për Koncesionin e Hemodializës

Sipas termave të kontratës, koncensionari do të njoftonte Ministrinë e Shëndetësisë për “datën efektive” të nisjes së shërbimit, e cila ishte momenti kur kompania private kryerjen e seancave të Dializës në të gjithë spitalet e përcaktuara.

Në foto: Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja

Po ashtu, kontrata parashikonte që, në rast se autoritetet publike nuk krijonin infrastrukturën e nevojshme në të gjithë njësitë spitalore deri në momentin e “datës efektive”, koncensionari do të vijonte shërbimin në strukturat e tjera dhe do të paguhej vetëm për seancat e Dializës që do të kryente.

Koncensionari “80 mln euro” nga hiçi

Kompania koncensionare e shërbimit të Hemodializës, “DiaVita”, ka një histori të çuditshme, e cila nisi nga një biznes i vogël në Berat.

Në vitin 2013, Majlinda Fetiu krijon në Berat shoqërinë e vogël, “Evita”. Shoqëria, e nisur në dukje pa pretendime, në vitin 2014 emëron si administratore Elona Saraçin, e cila më herët kishte qenë e punësuar pranë Spitalit Amerikan.

Në Shkurt 2016, “Evita” shpk fitoi tenderin për koncensionin e Hemodializës, duke ngritur pikëpyetje mbi pronarët e saj të vërtetë.

Në Qershor 2016, pra 4 muaj pasi kishte fituar kontratën koncensionare me vlerë 80 milionë euro, Majlinda Fetiu i shet aksionet tek biznesmeni Rasim Hamzaraj, i cili siguroi 72.5 përqind të tyre dhe pjesën tjetër Ertel Kërçukut.

Në Dhjetor të atij viti, Rasim Hamzaraj ia shet aksionet e tij shoqërisë “Arimo”, një kompani e regjistruar në zonën “offshore” të Amsterdamit, në Hollandë.

Paralelisht me këto ndryshime, kompania “Evita” ishte bashkuar në dhjetor 2015 me Spitalin Amerikan, me administrator Klodian Allajbeun, duke krijuar shoqërinë “DiaVita”.

Në foto: Akti i themelimit të kompanisë koncensionare “DiaVita”

Pasi “Evita” fitoi tenderin për koncensionin e Hemodializës, “DiaVita”, ku ishte pjesë edhe Allajbeu i Spitalit Amerikan, mori përsipër zbatimin e saj.

Spitali Amerikan, në bazë të kontratave me Fondin, është paguar nga koncensionari “DiaVita” për ofrimin e shërbimit të Dializës ndaj pacientëve, për të cilët nuk sigurohej hapësira në spitalet publike.

Në foto: Biznesmeni, Klodjan Allajbeu, pronar i “American Hospital”

Siç konstatoi më herët Autoriteti i Konkurencës, Spitali Amerikan është “ofruesi më i madh i shërbimit të Dializës…”.

Prej Tetorit 2019, kompania koncensionare “DiaVita” është në pronësi të shoqërisë suedeze “Diaverium Diaverium International AB”.

Etiketa: EvitaHemodializësIlir BeqjajetënKlodjan Allajbeukoncesionikontratapacientëveprobleme akuterrezikonskandalspitali amerikan

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandal me Votën e Diasporës/ KQZ nxjerr 2902 zarfe të numëruara, nga 2896 zarfe në total

22:02 : 13/05/2025
Screenshot
AKTUALITET

SKANDALI/ Eduard Shalsi fushatë brenda komisariatit të Kukësit

16:15 : 06/05/2025
AKTUALITET

Skandal në spitalin e Korçës/ Roja “tapë” me raki ofendon pacientët dhe godet familjarët

15:03 : 30/04/2025
AKTUALITET

Sëmuret sërish Ilir Beqja, shtyhet përsëri seanca për ‘Sterilizimin’ në GJKKO

14:10 : 30/04/2025
AKTUALITET

Kontrata e lobimit, Tabaku: Gjithçka transparente! PD i ka dyert e hapura në SHBA

15:24 : 29/04/2025
AKTUALITET

Flamur Noka reagon për kontratën e lobimit: Në përputhje me ligjet e dy shteteve

19:17 : 27/04/2025
Para

Dalin EMRAT/ Kush janë 3 shqiptarët që vdiqën në Gjermani, 1 prej tyre në gjendje kome

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com