• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

24 sulme ndaj forcave amerikane gjatë ditëve të fundit në Irak dhe Siri

08:15 : 31/10/2023
në BOTA

Forcat amerikane në Irak dhe Siri janë sulmuar me dronë dhe raketa të paktën 24 herë gjatë ditëve të fundit, përfshirë tre sulme të hënën, thanë zyrtarët amerikanë të mbrojtjes.

Të paktën pesë nga këto sulme janë bërë pasi forcat amerikane goditën dy objekte në Sirinë lindore që përdoreshin nga Garda Revolucionare e Iranit dhe grupet bashkëpunëtore gjatë orëve të mëngjesit të së premtes.

Asnjë nga sulmet e kryera që nga goditjet ndëshkuese të Shteteve të Bashkuara të premten nuk ka shkaktuar viktima apo dëme, sipas zyrtarëve të mbrojtjes.

Gjatë sulmit të fundit të hënën u përdorën disa raketa për të goditur bazën ajrore al-Asad në Irakun perëndimor, i tha Zërit të Amerikës një zyrtar i mbrojtjes në kushte anonimiteti për shkak të aspekteve të sigurisë.

Lexo edhe:

Izraeli bën bilancin e goditjes së Iranit: Vramë 11 shkencëtarë dhe 30 zyrtarë të lartë

Liderët e BE-së takohen për të biseduar për sanksione kundër Rusisë, tarifat amerikane dhe Lindjen e Mesme

Sulme të tjera me raketa u bënë kundër forcave në zonën e gjelbër dhe në zonën e mbështetjes së misionit “Euphrates”, në Siri.

Të dielën, një dron sulmoi forcat amerikane në një bazë afër al-Shaddadit në Sirinë verilindore dhe të enjten një tjetër dron sulmoi forcat amerikane dhe të koalicionit në bazën ajrore al-Asad në Irak, thanë zyrtarët amerikanë.

Sekretari i Shtypit i Pentagonit, Gjeneral Brigade Pat Ryder dhe zyrtarë të tjerë kanë fajësuar grupet e mbështetura nga Irani për sulmet pothuajse të përditshme ndaj forcave amerikane.

“E dimë se këto janë grupe paraushtarake të mbështetura nga Irani, dhe sigurisht që e mbajmë Iranin përgjegjës për këto grupe”, tha zoti Ryder javën e kaluar.

“Objektivi i Iranit”

I pyetur nga Zëri i Amerikës të hënën nëse sulmet e fundit janë një shenjë se masat parandaluese të Shteteve të Bashkuara nuk po funksionojnë, një zyrtar i lartë i mbrojtjes u përgjigj: “Objektivi i Iranit për një kohë të gjatë ka qenë ta detyrojë ushtrinë amerikane të tërhiqet nga rajoni. Ajo që do të vëreja është se ne jemi ende atje”.

Sipas zyrtarëve të mbrojtjes, një avion amerikan F-15 dhe dy avionë F-16 përdorën municione të precizionit të lartë ndaj një objekti magazinimi armësh dhe një depoje municionesh afër Abu Kamalit. Pentagoni vlerëson se sulmet goditën me sukses objektivat e tyre dhe ende po shqyrton numrin e viktimave.

“Këto sulme precize vetëmbrojtëse janë një përgjigje ndaj një serie sulmesh të vazhdueshme dhe kryesisht të pasuksesshme kundër personelit amerikan në Irak dhe Siri nga grupet e milicive të mbështetura nga Irani që filluan më 17 tetor”, tha në një deklaratë në 26 tetor Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë sulme të tilla dhe do të mbrojnë veten, personelin dhe interesat e tyre”, shtoi ai.

Zyrtarët kanë ngritur shqetësime në lidhje me perspektivën e një “përshkallëzimi më domethënës” në rajon nga grupet iraniane.

“Përhapja në Siri nuk është vetëm një rrezik; tashmë ka filluar”, tha Geir Pedersen, i dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të hënën nëpërmjet një video-konference.

Sulmet që nga 17 tetori ndaj forcave amerikane dhe të koalicionit kanë rezultuar në 17 lëndime të lehta të amerikanëve në Siri dhe në katër lëndime të lehta të personelit amerikan në Irak, ndërsa zyrtarët amerikanë vazhdojnë të monitorojnë për goditje të mundshme traumatike të trurit tek ushtarakët e lënduar.

Një kontraktor amerikan në bazën ajrore al-Asad në Irak pësoi një goditje kardiake ndërsa ishte futur në strehim gjatë një alarmi të rremë për sulm ajror dhe më vonë vdiq.

Të paktën 19 sulme ndaj forcave amerikane në Irak dhe Siri ndodhën midis 17 tetorit dhe 26 tetorit, sipas Pentagonit.

Shtetet e Bashkuara rrisin masat mbrojtëse në rajon

Rreth 900 ushtarakë janë dislokuar nga Shtetet e Bashkuara në rajonin e Lindjes së Mesme, ose janë në proces dislokimi, me qëllim rritjen e masave mbrojtëse. Ndër njësitë janë ato THAAD të mbrojtjes në lartësi të mëdha, të nisura nga baza ushtarake Fort Bliss; njësitë e raketave Patriot të nisura nga baza Fort Sill, si dhe njësi të tjera Patriot dhe Avenger të nisura nga baza Fort Liberty.

Këto zhvillime vijnë ndërsa Sekretari Austin pati vendosur në gatishmëri të lartë më herët këtë muaj mbi 2 mijë ushtarakë, me urdhëra për t’u përgatitur për dislokim të menjëhershëm./Voa

Etiketa: irakluftesirisulmeushtria amerikane

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli bën bilancin e goditjes së Iranit: Vramë 11 shkencëtarë dhe 30 zyrtarë të lartë

10:15 : 27/06/2025
BOTA

Liderët e BE-së takohen për të biseduar për sanksione kundër Rusisë, tarifat amerikane dhe Lindjen e Mesme

10:36 : 26/06/2025
BOTA

Iran: Shkatërrim i plotë apo vetëm dëme të vogla?

08:50 : 26/06/2025
BOTA

Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit, por uraniumi i fshehur mbetet rrezik urgjent

09:01 : 25/06/2025
BOTA

Izraeli sinjalizon dialog me Iranin: Bisedimet mund të nisin së shpejti

23:04 : 24/06/2025
BOTA

CIA: Sulmet nuk e shkatërruan programin bërthamor të Iranit, vetëm e vonuan

21:59 : 24/06/2025
Para

Vranësira të dendura në të gjithë territorin e vendit, parashikimi i motit për sot

TË GJITHA

Dalin EMRAT, kush janë dy burrat që përdhunoin 38-vjeçaren dhe e shfrytëzonin për prostitucion

15:10 : 27/06/2025

Me hile drejt Europës/ Si po ndryshohet pa zhurmё ligji për investimet e huaja në Shqipёri

15:03 : 27/06/2025

Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë edhe një vit në Kosovë

14:56 : 27/06/2025

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

14:52 : 27/06/2025

Mori fëmijën dhe u largua nga banesa, shpallet në kërkim 30-vjeçarja

14:41 : 27/06/2025

Dy të moshuar përdhunojnë 38-vjeçaren në Tiranë, e shfrytëzonin dhe për prostitucion/ EMRAT

14:38 : 27/06/2025

Kosovë/ Deputetët pajtohen ta shtyjnë seancën konstituive, pas aktgjykimit të Kushtetueses

14:21 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com